FMN në Tiranë: Borxhi publik i lartë, rimbursoni TVSH në afat

Bora Basholli

Në përmbyllje të misionit të radhës në Shqipëri, përfaqësuesi i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Jan Kess Martijn në konferencën e përbashkët me kreun e BSH-së, Gent Sejko dhe ministren e Financave, Anila Denaj foli qartë dhe rekomandoi një sërë masash për Shqipërinë.

Ai tha se këtë vit rritja ekonomike e Shqipërisë pritet të ngadalësohet në 3,5%, ndërsa inflacioni do vijojë të jetë nën objektivin e parashikuar prej 3%.

“Në periudhën nga 25 prilli deri sot që flasim FMN ka monitoruar Shqipërinë. Këto diskutime u fokusuan tek pikat e dobëta dhe tek risqet. Rritja ekonomike e saj pritet të jetë e moderuar gjatë 2019, pritet të jetë rreth 4% në periudhën afatmesme.

Këtë vit do të ngadalësohet me 3,5% për shkak të uljes së prodhimit të energjisë elektrike. Fillimi i qëndrueshëm varet edhe nga përmirësimi në fushën në fushën e ligjit dhe treguesve të korrupsionit.

Inflacioni do të jetë nën objektivin e parashikuar prej 3 %. Deficiti fiskal ka rënë në 2018, por pritet të rritet gjatë 2019. Borxhi publik mbetet i lartë në nivelin 69,9% dhe pritet të zbresë në 69,3% në fund të këtij viti”, tha Martijn.

Ajo që këshilloi i dërguari i FMN-së, ishte kufizimi i risqeve fiskale dhe shlyerja e detyrimeve të prapambetura, TVSH-së në afat nga ana e qeverisë,

Një gjë e tillë sipas tij do i jepte frymëmarrje bizneseve.

“Duke u mbështetur në reformat e ndërmarra ne rekomandojmë kufizimin e risqeve fiskale. Specifikisht rekomandojmë që të bëhet një korrigjim i masave që fragmentizojnë bizneset.

Shlyerja e detyrimeve të prapambetura ndaj tyre është e mirëpritur. Nevojitet veprim i menjëhershëm, që të lahen detyrimet e prapambetura pasi cënojnë bizneset. Rimbursoni TVSH në afat, madje sa më shpejt të jetë e mundur.

Të përmirësohet emëtimi i borxhit publik”, tha ai. Ndër të tjera Martijn shtoi se, Shqipëria është e ekspozuar ndaj rritjes së risqeve të BE.

Nga ana e saj ministrja Denaj tha se MF-ja ka si objektiv të sajin uljen e detyrimeve të prapambetura.

 

b.b/dita

 

 

 

Share This Article
5 Comments
  • FMN eshte e alarmuar per kolapsin financiar dhe krizen ekonomike ne Shqiperi. E ka shprehur disa here me misionet e derguara ne Tirane me teper ne takime tet a tet se sa ne publik. Por qeveria Rama nuk ka veshe te degjoje gje. Nuk ka as sy te shohe. As goje te flase per ekonomine shqiptare. Kete memecllek Rama e kompenson duke tregu perralla e shaka koti e duke fol per Juven.

    • Greqia ka 1 trilion dollare borxhe ndersa ne nuk e besoj se kemi me shume se 5-6 miliard dollare borxhe. Cdo vend ne bote ka borxhe. Madje edhe Amerika qe eshte shteti me i fuqishem ne bote ka triliona dollare borxhe. Kjo nuk do te thote se ekonomia Amerikane ka deshtuar. Merrini me radhe vendet e Europes kane qindra milliard borxhe. Nuk ka as edhe nje vend pa borxhe. Shqiperia po zhvillohet dhe ka nevoje per para. Parate nuk mund te vijne nga nje popullsi 3.3 milion njerez ku gjysma jane ne pension. Ec perpara Edi lere FMN-ne sepse keta jane vetem negativ. Japin vetem borxhe me 28-30% interest. Ju sherbejne klienteve te tyre.

      • Po ama amerika ka prodhim kurse ne jo!pra nuk mundeni me krahasuar borxhin e Amerikes me mbeshtje e borxhin tone pa asnje mbeshtetje prodhimi

  • Ky Rama ,piktor dhe politikan i deshtuar ,ja ka kaluar ne perqindje borxhin me shume se sa larqofti Sali Berisha ne kohen e vet .Saliu mire apo keq ndertoi rruge ,por ky Rama nuk ka shtruar as edhe nje km rruge . Megjithe se ka zhvleftesuar me qellim banditeks Euron per te justifikuar fallco borxhin ,prap jemi me keq ..Gropa e borxhit thellohet ne dem te shqiptareve .Ik ore Rame se sje ti per kete pune , po shkateron ekonomine shqiptare .

    • O Adih. Lere militantizmin. Ekonomia eshte shifra dhe fakte. Lexo dhe meso ketu:Borxhi shqiptar eshte rritur gjate tere ketyre viteve. Ne vitin 2005 borxhi shqiptar kapte shifren e 4.40 miliarde euro.Me 31 mars 2011 kemi pasur 7.50 miliarde euro borxh.( Pra per 6 vjet te sundimit te Berishes borxhi u rrit me mbi 3 miliarde euro)! Ne fund te vitit 2016 arriti ne 7.62 miliarde, ndersa sot ka vajtur ne 8.3 miliarde, ose 70 perqind e GDP-se. Por nga ana tjeter jane rritur rezervat valutore ne vend.Sipas Bankes Shqiptare rezervat valutore të vendit arritën në fund të vitit 2018 në një nivel rekord prej 3.4 miliardë eurosh.
      Sipas shifrave, në raport me një vit më parë, këto rezerva janë rritur ndjeshëm me 13.4%, ose 403 milionë euro më shumë, si rrjedhojë e ndërhyrjeve në tregun e valutave. Pra Rama nuk eshte aq nul sa do ta besh ti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *