600 kilometra mbi kuaj nëpër bukuritë e Shqipërisë

J L

Dy kalërues të zakonshëm, Ashley dhe Quentin kanë vendosur të përshkojnë 600 kilometra mbi kalë nëpër Shqipëri.

Shqipëria! Diamanti i harruar i Ballkanit. Midis Malit të zi dhe Greqisë. Dalë nga komunizmi në vitin 1992.

“Zakonisht kur themi këtë njerëzit na shikojnë të habitur dhe thonë se pse doni të kalëroni atje.  Pse dikush do të nisej në një udhëtim me kalë nëpër fshatra dhe territore të egra? Për dashurinë për aventurat, natyrën dhe sigurisht pasionin për kuajt!” shprehen ata.

Ashley dhe Quentin, krijuesit e “En Selle” lanë punën në zyrë në Paris për të udhëtuar botën me biçikletë ose me kalë. Ashley ka gjithë jetën që kalëron dhe ka marrë pjesë në kompeticione në SHBA dhe Francë. Quentin është një kalërues mesatar, por me shumë eksperiencë në sportet në natyrë dhe ia ka marrë mjaft dorën kalërimit në 18 muajt e fundit.

“Territori shqiptar është shumë më i përshtatshëm për udhëtimin me kalë se sa me biçikletë. Rrugët më të bukura janë akoma rrugët që janë përdorur nga tregtarët dhe barinjtë ndër shekuj. Kjo do të thotë që shtigjet mund të jenë me baltë, gropa, gurë, të rrëshqitshme, buzë shkëmbinjve, të pjerrëta dhe të ngushta”, shprehen me entuziazëm.

“Ne gjithashtu e zgjodhëm Shqipërinë sepse jemi të mahnitur nga njerëzit. Shqiptarët njihen për forcën e tyre, mikpritjen dhe humorin. Mikpritja për të huajt ka rëndësi të madhe  pasi shqiptarët nuk bezdisen kur shohin të panjohur duke kalëruar pranë tokave të tyre”, thonë ata.

Udhëtimi do të fillojë në mes të muajt maj, dhe do të zgjasë 6 javë, përafërsisht 100 kilometra në javë, me dy ditë pushim për të marrë veten çdo javë. Në fund të udhëtimit kuajt do t’i dhurohen organizatës “TOKA”, një shoqate jo fitimprurëse vendase që po ndihmon banorët e Tropojës të nisin bizneset e tyre.

j.l./ dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *