Itali, klasa e re me 200 shqiptarë që do mësojnë gjuhën amtare

Bora Basholli

Me veshjen kombëtare shqiptare, me flamuj kuq e zi dhe me tortë me simbolin e shqiponjës, dhjetëra fëmijë shqiptarë  iu gëzuan faktit të hapjes së klasës së tyre të re në Itali.

Ashtu siç ishte paralajmëruar, në Bressanone të Italisë është hapur një klasë shqipe. Shkolla shqipe në Trento ka njoftuar se më shumë se 200 nxënës janë regjistruar.

“Me klasën që inauguram sot në Bressanone, kaluam 200 nxënës të regjistruar. Faleminderit të gjithëve, mësues, nxënës dhe sponsorizues”, thuhet në njofimin e shkollës.

Ky hap konsiderohet i rëndësishme për fëmijët e familjeve shqiptare, ndërsa tani, ata i kanë të gjithë mundësitë për të mësuar dhe ruajtur gjuhën amtare. Regjistrimi në këtë klasë ka qenë për fëmijët e moshave 6 deri në 15-vjeçare dhe gjithçka është bërë falas.

 

 

b.b/dita

Share This Article
3 Comments
  • Më 7 mars 2001 u hap e para shkollë shqipe në Selanik të Greqisë. Në bangat e saj deri sot janë ulur dhe kanë mësuar të shkruajnë, lexojnë e këndojnë gjuhën shqipe mbi njëmijë fëmijë.
    Për historinë e kësaj shkolle është bërë libri “SHKOLLA SHQIPE E SELANIKUT” kurse për mësuesin e parë të kësaj shkolle është bërë libri “DASHMIR ZAÇE NJË RILINDËS I KOHËS SONË”. Nismëtare e hapjes së shkollës ka qenë MIMOZA BEJKOLLARI.

    • Këto janë LAJME – SIHARIQE.
      Nismëtaret, e didomos mësuesit janë patriot të merituar.
      Rrespekte!

  • duhet te mari shembull greqia qe i djeg shkollat shqiptare brenda dites paradite festohet hapja ne dark digjet per probleme elektrike ,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *