Ambicia dhe dëshira për sukses mund ta shtyjnë skuadrën e Paris Saint Germain drejt çmendurive.
Një gjë e tillë konfirmohet nga mediat britanike, “Daily Star”, që zbulon se kampionët francezë kanë vënë në shënjestër yllin e Manchester United, David de Gea.
Kontrata në skadencë e portierit spanjoll e shtynë PSG-në të besojë te firma me të, që do të minimizonte së tepërmi minutat e legjendës së Juventusit, Gianluigi Buffon.
Në favor të PSG-së është kontrata e De Gea që skadon në vitin 2020 dhe për këtë fakt ka nisur të joshë edhe 28 vjeçarin.
Duke iu referuar burimeve nga Anglia, PSG është gati të ofrojë plot 24 milionë euro në sezon për spanjollin. Shifër e konsiderueshme kjo për De Gea, që do e ngjiste në krye të portierëve më të paguar në historinë e futbollit.
j.l./ dita
