Jo të gjitha institucionet e arsimit të lartë që funksionojnë në vend gëzojnë statusin e universitetit. Pavarësisht mesazheve abuzive që përçojnë, shumica prej tyre nuk e gëzojnë statusin e universitetit, por cilësohen si shkolla të arsimit të lartë, kolegje profesionale, akademi, etj. Në varësi të përcaktimit të këtij emërtimi dallohet edhe cilësia e diplomës së lëshuar prej tyre. Sipas burimeve zyrtare të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, ecuria e këtyre institucioneve e gjitha do të kalojë në sitën e verifikimit, çka do të luftojë edhe shqetësimin e ngritur mbi diplomat e vlefshme dhe të pavlefshme për tregun e punës. Në varësi të licencës, institucionet e arsimit të lartë jopublik mund të jenë universitete, akademi, shkolla të larta apo kolegje.
Diplomat e universiteteve
Universitetet ofrojnë programe të të gjitha cikleve të studimit (“Bachelor”, “Master”, dhe “Doktoratë”). Gjithashtu, strukturat që kanë statusin e universitetit përfshijnë shumë disiplina studimore dhe janë të orientuara për nga kërkimi shkencor e aplikativ.
Diplomat e lëshuara nga akademitë
Akademitë ofrojnë të gjitha ciklet e studimit, por ato janë të kufizuara në një ose dy disiplina studimore si në atë të kulturës, të mbrojtjes apo të një profesioni të caktuar, dhe bëjnë kërkime të aplikuara (applied research) apo kërkime artistike (artistic research) po në këto specialitete.
Diplomat e lëshuara nga shkollat e larta
Shkollat e larta ofrojnë programe studimi në ciklin e parë dhe të dytë në një sërë disiplinash, por janë kryesisht të kufizuara në mësimdhënie dhe në kërkime të aplikuara.
Diplomat e kolegjeve profesionale
Kolegjet profesionale ofrojnë vetëm programe studimi të ciklit të parë dhe studime profesionale 2-vjeçare e janë të kufizuara në trajnim profesional.

Lajmi do te ishte me i plote, ne rast se do ti bashkengjitej ndonje liste me emra perkates dhe diplomat qe leshojne,sipas Ministrise se Arsimit