Dita e Shën Gjergjit, Majko takon komunitetin shqiptar në Ukrainë

DITA Online

Ministri i Shtetit dhe i Diasporës, Pandeli Majko, ka publikuar takimin e tij me pjesëtarët e komunitetit shqiptar në Karakurt të Ukrainës.

Takimi me shqiptarët e këtij komuniteti, Majko e bëri me rastin e e ditë së Shën Gjergjit, gjatë të cilës komuniteti shqiptar nderon figurën e heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Me anë të një postimi të disa fotove në faqen zyrtare të Ministrisë së Shtetit dhe Diasporës, ministri Majko del përkrah shqiptarëve të  Ukrainës, duke i dhuruar këtij komuniteti libra për fëmijë në gjuhën shqipe dhe kostume tradicionale në shenjë falënderimi për ruajtjen e identitetit dhe kulturës shqiptare.

Gjatë këtij takimi pati edhe aktivitete të ndryshme të këtij komuniteti, me valle dhe kostume tradicionale kombëtare shqiptare.

Postimi në Facebook:

Sot me pjesëtarët e komunitetit shqiptar në Karakurt, Ukrainë, në ditën e Shën Gjergjit, gjatë të cilës komuniteti nderon figurën e heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Ministri i Shtetit për Diasporën i dhuroi komunitetit, abetare, libra për fëmijë në gjuhën shqipe si dhe kostume tradicionale në shenjë falënderimi për ruajtjen e shkëlqyer që i kanë bërë identitetit dhe kulturës shqiptare, por edhe vazhdimësinë e tyre.

Ministri i Diaspores, Pandeli Majko, se bashku me komunitetin shqiptar te Karakurtit ne Ukraine

v.l/ Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *