Rikthehet në detyrë Mynyr Koni: Presidenti qëndrim prej shtetari

Bora Basholli

Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni ka folur për mediat, një ditë pasi presidenti i vendit Ilir Meta nuk dekretoi shkarkimin e tij nga detyra. Koni shprehet se Meta duke mos nënshkruar shkarkimin e tij ka mbrojtur autonominë universitare.

“Presidenti i Republikës Ilir Meta, duke mos firmosur shkarkimin tim, mbrojti autonominë universitare. Mua më mbështesin shumica e kolegëve. Kam kontribuar dhe do të kontribuoj për arsimin shqiptar. I kam shërbyer dhe do i shërbej institucionit të Ministrisë së Arsimit”, deklaroi Koni.

Rektori i Universitetit të Tiranës Mynyr Koni u pezullua nga detyra nga ministrja e Arsimit Besa Shahini. Presidenti i Republikës Ilir Meta rrëzoi me dekret një ditë më parë, propozimin e qeverisë për shkarkimin e rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni.

 

b.b/dita

Share This Article
4 Comments
  • Autonomine Universitare- thote ky. Kjo tregon qe vetem universitet eshte pergjegjes per lemshin ka krijuar, jo qeveria.

    Ku jane studentet dhe protestat e tyre. Pse nuk ngrihen ne kembe te marrin fatin ne dore kundra ketij Rektori qe e shkaterroj ate universitet?

  • Normale:
    Kur ky vend ka per president,Turpin e Botes,perse te mos kete ne vazhdim dhe nje rektor turpin e drejtimit dhe nje kryeminister qe vegjeton mbi nje uturak.

  • Le te beje kakerdhi edhe per disa dite toto likja e pasketaj te regjistrohet per te bere fakultetin e burgut se bashku me doktoreshen e shkencave!

  • Le ta shkarkoje prape ministrja dhe te ja dergoje presidentit. E keshtu te vazhdoje deri sa te rregullohen ca pune ne universitet qe i ka zaptuar kelyshi Sali Berishes dhe me mbeshtetje te Ilir Metes. Vajtja ne presidence e Iliri Metes e nxorri nokaut fare si njeri , politikan dhe me e keqja hajdut dhe kriminel.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *