Përfaqësonte të burgosurit pa pagesë, shpallet “Miss SHBA 2019”

J L

Një avokate nga Karolina e Veriut, e cila përfaqëson të burgosur pa pagesë, fitoi titullin “Miss SHBA 2019”, në një konkurs bukurie ku garonin edhe mësuese, infermiere dhe pjesëtare të ushtrisë amerikane.

Cheslie Kryst, 27 vjeç, u shpall më e bukura për këtë vit në Shtetet e Bashkuara në spektaklin madhështor të organizuar në hotelin “Grand Sierra” në Reno, Nevada.

Shoqëruesja e parë u shpall Alejandra Gonzalez nga New Meksiko, ndërsa shoqëruesja e dytë Triana Browne nga Oklahoma.

E diplomuar për jurisprudencë, Kryst vendosi që të niste punën si vullnetare për të ulur dënimet për të burgosurit. Gjatë konkurrimit ajo shprehu kënaqësinë që përfaqësonte Nevadën, pasi është i pari dhe i vetmi shtet që ka më shumë përfaqësuese femra në të dy dhomat e legjislaturës shtetërore.

Triana Browne, e renditur e treta, theksoi gjatë garës që konkurrimi i këtij viti shprehte më së miri diversitetin në Shtetet e Bashkuara, pasi ajo ishte pjesëtare krenare e fisit indigjen “Chickasaw”, ndërsa babai i saj ishte i bardhë ndërsa nëna me ngjyrë.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *