Konfirmohet ora e saktë dhe data e derbit, ja sa do të kushtojnë biletat

J L

Klubi i Partizanit ka njoftuar në rrjetet sociale datën dhe orën e saktë të derbit të kryeqytetit që do të jetë i vlefshëm për javën e 33 të Superligës. Në postimin e klubit shkruhet që sfida do të zhvillohet të dielën me datë 12 maj në orën 16:30.

Kujtojmë se në këtë sfidë Partizani në rast fitoreje siguron matëmatikisht titullin kampion, i cili u mungon prej 26 vitesh. Për çdo tifoz të tij do të ishte koeçidenca më e bukur që Partizani të shpallet kampion pikërisht në derbi me Tiranën.

Klubi i Partizanit, si klub pritës në këtë ndeshje, ka njoftuar edhe çmimet e biletave për këtë sfidë.

Biletat në Tribunat A1, A2 dhe B1 , B2 do të kushtojnë 2 500 Lek (të reja)

Biletat në Tribunat C1, C2, D1, E, F, G1, G2, H1, H2 do të kushtojnë 500 Lek (të reja)

Tifozeria e kuqe do të ketë në dispozicion Tribunat: B1, B2, C1, C2, D1, E, F, G1,G2

Tifozeria bardhë e blu do të ketë në dispozicion Tribunat: A1, A2, H1, H2

Biletat do të mund të gjendeni duke filluar nga dita e Mërkurë e në vazhdim ora 10:00 deri 19:00 pranë pikës së shitjes, në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Gjithashtu mund të gjenden edhe pranë dyqanit “Joma”, sponsori teknik i skuadrës dhe pranë Godinës “ETC” tek Rruga e Elbasanit.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *