Sobotka i premton Ruçit: Do bindim Euroskeptikët

Bora Basholli

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, u takua me Presidentin e Këshillit Kombëtar të Austrisë, Wolfgang Sobotka. Në takim ishin të pranishëm Kryetari i grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, deputeti Fate Velaj dhe Ambasadori i Shqipërisë në Austri, Roland Bimo.

Kryetari i Kuvendit Ruçi vlerësoi angazhimin institucional dhe personal të Presidentit Sobotka, si një nga mbështetësit më të fortë të integrimit të Shqipërisë dhe të Ballkanit Perëndimor, në BE.

Zgjerimi drejt Ballkanit Perëndimor do të nxisë më tej përkushtimin ndaj reformave dhe do të ndihmojë për të rritur rolin tonë konstruktiv në rajon.

Shqipëria ka arritur rezultate të shkëlqyera në adresimin e pesë prioriteteve kyçe, veçanërisht në reformimin e sistemit të drejtësisë dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Tashmë është momenti që përkushtimi për reforma të shpërblehet. Integrimi i Ballkanit Perëndimor është një vlerë e shtuar për vetë familjen europiane. Ne i kërkojmë Austrisë te bëhet avokate e integrimit të. Ballkanit Perëndimor dhe Shqipërisë”, vuri në dukje Kryetari i Kuvendit.

Presidenti i Parlamentit të Austrisë, Wolfgang Sobotka nënvizoi: “Austria vlerëson si sukses të madh të Shqipërisë reformën në drejtësi dhe Vettingun.

Austria mbështet fuqishëm integrimin ne BE të Ballkanit Perëndimor dhe fillimin sa me shpejt të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe ne do të investohemi për të bindur edhe vendet skeptike.

Bravo Shqipërisë për kryesimin e OSBE, në 2020 dhe i uroj ta kurorëzoje me sukses këtë sfidë! Unë jam i bindur se ju, si një politikan me eksperiencë, do të kontribuoni në përballimin e sfidave të sotme të demokracisë shqiptare”, u shpreh Presidenti i Këshillit Kombëtar të Austrisë, Wolfgang Sobotka.

 

 

b.b/dita

 

Share This Article
2 Comments
  • Eh more zoti Rucu ,si sju vjen turp . Ju shkelni te drejtat e njeriut dhe kushtetuten posacerisht per pronat ,dhe beni xhiro me leket e popullit te varfer ..Pse me kooperativa bujqesore dhe me ligjin 7591 neokomunist , do integroheni ju ne BE .Taksirat te pagojme ne kokpalaret me taksat tona . Pes me hic dhe vuri vize eshte kjo o z ..Ruci.

  • Ah kush na pefaqson ne kokpalaret .
    Balla me doktorate te vjedhur ,qe duhet te kishte hikur me ceremoni .
    Palere kete Fate Velaj ,ky akoma me keq ,pa shkolle ,ka blere dipllome tek Kristali ,ku se di akoma ku ndodhet Kristali..Ky zabit ka mare roge ne Austri ,gjate kohes gjoja qe ka “qene ” tek Kristali . E thjesht per tu vertetuar . Turp .Jo i Fate Velajt e i PS por i opozites qe nuk nderhyn .E kam komentuar disa here kete pisllek . Nuk e di ,opozita eshte bythe e breke me maxhorancen ,apo jane “kundershtare ” politik .Kush me ndihmon ,do e falenderoja .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *