“Puna e reformës zgjedhore u sabotua për shkak të PD që bëri Komisioni për reformën zgjedhore. Parimet e përgjithshme për reformën zgjedhore kanë qenë për konsensus dhe maxhoranca nuk mund të paraqiste një draft pa miratimin e opozitës. Tani që kemi një komision të ri të reformës zgjedhore, ku një pjesë e tyre janë pjesë e Partisë Demokratike dhe aktorë të ri politik, do diskutojmë edhe çështjen e votimit të emigrantëve”, u shpreh Gjiknuri.
Më tej, ai tha se PS e ka gati draftin për reformën dhe se brenda qershorit paketa e re do jetë gati.
“Që në fazën e parë të përpilimit të reformës zgjedhore, Partia Socialiste e ka paraqitur në kohën kur Komisionin bashkërendonte me Partinë Demokratike.
Ky produkt do diskutohet shumë shpejt në Komisionin e Reformës Zgjedhore dhe brenda qershorit, paketa e parë do jetë gati, që adreson rekomandimin e OSBE/ODIHR-it.
Pjesa tjetër e drafti i përket çështjes së teknologjisë zgjedhore, çështja e votimit të emigrantëve. Kemi diçka të parapërgatitur dhe për të respektuar edhe formatin e reformës zgjedhore, kjo gjë duhet të dalë një produkt i përbashkët, ku PS do të bëjë propozimet e saja.
Reformat kryhen nga partitë parlamentare dhe partitë parlamentare janë në Parlament. Fakti që PD zgjidhi rrugën e braktisjes, kjo nuk mund të pengojë reformën zgjedhore.
Nga ana tjetër, për të marrë në konsideratë vlerësimin politik edhe të atyre që janë jashtë Parlamentit, ne ua mundësuam këtë të drejtë edhe në kufijtë e ligjit.
Në iu dhamë një të drejtë vëzhguesi apo dhe më të drejta të plota propozimi, qoftë edhe vetoja për çështje të caktuar, që ajo të ndihej e përfaqësuar. I ezauruam të gjitha mundësitë që ata të jenë pjesë e këtij procesi ”, sqaroi bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore.
b.b/dita

Pse akoma nuk e kane fut ne burg kete superhajdutin e paskrupullt ?
Ne vend qe te ishte ne burg na ben edhe moral ky ustai i tenderit korruptiv te unazes se re prej 20 milion euro.
Pastaj ndryshimi kryesor i Kodit Zgjedhor duhet te jete heqja e te drejtes se kryetarit te partise qe te hartoje listen e kandidateve per deputete e kryebashkiake,heqja e te drejtes se deputeteve qe te tjetersojne mandatin duke ndryshuar parti dhe te drejten e zgjedhesve qe te heqin mandatin deputetit kur si demton interesat e tyre.