Ashtu sikurse ishte paralajmëruar mëngjesin e sotëm, kanë dalë përgjigjet për Lotarinë Amerikane.
Të gjithë ata që kanë aplikuar duhet të klikojnë në këtë faqe për të mësuar nëse janë përzgjedhur për të jetuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Të regjistruarit e DV-2020 do të mund të përdorin numrin e tyre unik të konfirmimit të dhënë në regjistrim duke kontrolluar në faqen zyrtare të E-DV-së. Ambasada Amerikane u bën të gjithë personave që kanë aplikuar që të kontrollojnë rregullisht e-mailin për njoftimet e mëtejshme.
“Nëse faqja e internetit është e ngarkuar, mos u shqetësoni, kontrollojeni më vonë. Nëse rezultoni të përzgjedhur [You are selected], atëherë ju duhet të plotësoni formularin DS-260 brenda disa javësh“, shkruante ambasada amerikane më herët.
l.h/ dita
