Vlorë/ Gjendet një predhë e Luftës së Dytë Botërore, priten xhenierët

DITA Online

Një predhë luftarake është gjetur mesditën e së martës pranë xhamisë fshatin Panaja të Vlorës.

Predha u konstatua nga disa elektricistë të cilët po kryenin punime në zonë. Menjëherë ata kanë lajmëruar forcat e policisë të cilat shkuan në vendngjarje, ndërkohë që priten forcat xheniere.

Predha luftarake dyshohet se daton që prej Luftës së Dyte Botërore. Vendi ku u gjet predha gjatë kohës së Luftës së Dytë Botërore ka shërbyer si depo për armët e pushtuesve italiane në 1939.

v.l/ Dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *