Pas skandalit të publikuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Stop” në Tv Klan se si shërbimi shëndetësor në Qendrën Spitalore Universitare (QSUT) blihet me para në dorë, reagon edhe Ministria e Shëndetësisë. Ka qenë vetë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastarlliu ajo që njofton pezullimin dhe shkarkimin e menjëhershëm të infermierit Pali Çuni dhe mjekut Enes Hafizi.
Përmes kamerës së fshehtë, emisioni ka zbuluar se për të hyrë pa radhë në pavionin onkologjik dhe për të bërë rreze, mjafton të paguash të paktën 1000 Euro!
“Faleminderit emisionit “Stop” për denoncimin!
Reagimi ynë është:
Pezullim dhe shkarkim i menjëhershëm nga detyra për shtetasit me iniciale P.Ç dhe E.H., punonjës të shërbimit onkologjik në qendrën spitalore universitare “Nënë Tereza”, dhe ndjekje të çështjes në organet kompetente.
Jemi ne krahun e çdo qytetari që denoncon!
Kushdo që shkel ligjin dhe rregullat, baltos punën e një komuniteti profesionistësh, mjekësh dhe infermierësh si dhe dëmton raportin e besimit mjek-pacient, do të marrë ndërshkimin e merituar.
Askush në sistemin shëndetësor publik nuk duhet të shpërdorojë detyrën dhe besimin e dhënë për t’u shërbyer qytetarëve.
Po investojmë e punojmë çdo ditë për sistemin tonë shëndetësor.
Po investojmë në përmirësimin e kushteve të punës, në rritjen e pagave për personelin mjekësor, në teknologji e pajisje, që të garantojmë për qytetarët e pacientët kujdes shendetësor cilësor.
Raste si ky jo vetëm turpërojnë armatën e mjekëve dhe infermierëve të nderuar, që punojnë e sakrifikojnë ditë e natë per t’u kujdesur për ju, por dhe pengojnë permiresimin e sistemit!
Ndaj, asnjë hezitim për të denoncuar!”-shkruan Manastarlliu.
v.l/ Dita

pse kujtohi te merrni masa pas pilafit?! A kontrolloni dhe a ndeshkoni ndonjehere korrupsionin ju.Mos beni veprime per shou,se te gjitha emerimet ju te ministrise se shendetsise i keni bere me para.Mjer kush do te futet ne pune ne shendetsi e mjer kujt i bie te shkoje ne spital!!!!
Po mire ti agim rinushi kur i di keto gjera pse nuk i denoncon me fakte,por edhe ti flet ne pergjithsi si te gjithe kritizeret.
Te tilla lajme si ky shohin shqiptaret cdo dite.Kjo tregon qe ky vend jo qe nuk behet por as ka perspektive qe te filloje te behet ndonjehere!
Peshku qelbet nga koka …pra spastrimi i korrupsionit duhet te filloj nga dhe me te medhenjt dhe jo peshqit e vegjel ..Emisioni STOP eshte nje emision mafjos antishqiptar qe perdoret nga qarqe te caktuara !
Edhe njehere.
Mjeket dhe infermieret jane te vetmit qe kane faj.
Rrine me nje mashtrues si edkokaina, kur gjermania
lutet per mjek.
Ne vend te shtonte rrogat per mjekesine, shtoi
nja dy nene te reja me burg ne kodin penal per mjeket.
edhe njehere, nese te tjeret jane viktima, mjeket dhe
infermieret jane vete fajtore te vetes se tyre.
populli shqipetar, trim dhe heroik, meriton te yshtet
neper yshtare, jo te vizitohet tek mjeku.
Rrofte populli shqipetar, trim dhe heroik
Rrofte partia me shoket edver dhe lalidhjer ne krie
Ka 6 vjet qeveria e Rames qe u ka shpallur”lufte”mjekeve dhe infermiereve qe zhvatin hallexhinjte.Po keta edhe pas 6 vjetesh vazhdojne avazin.D.m.th.”lufta”kunder grabitesve nuk ka patur sukses.Sa nga keta jane ndeshkuar nga gjykata dhe sa prej tyre u eshte hequr e drejta pergjithmone te punojne ne sistemin shendetesor publik???????
Mjeket e kane vete fajin qe rrine ketu i sherbejne nje
populli mashtrues.
populli shqipetar, trim dhe heroik ka hak vetem yshtjen
neper yshtare, jo mjekimin nga mjeke