Krahas shpenzimeve të luksit, të pasurit po priren gjithmonë e më shumë të shpenzojnë për të pasur një nënshtetësi të dytë apo të tretë.
Shumë shtete kanë filluar të ofrojnë programe të ndryshme për “shitjen” e nënshtetësisë, e cila ofrohet kryesisht për njerëzit që investojnë shuma të caktuara në biznese vendase, pasuri të patundshme, etj.
Nënshtetësia e dytë nuk është thjesht një pasaportë për njerëzit e biznesit, pasi ajo mundëson lehtësi lëvizjeje në më shumë vende, si dhe të jep mundësinë të zgjedhësh të bëhesh rezident i shtetit që ofron një sistem taksimi më të ulët.
17 shtetet e mëposhtme ofrojnë nënshtetësinë e tyre nëpërmjet programit “Citizenship by Investment” (CIP), ku më e lira rezulton të jetë Tailanda dhe më e shtrenjta, Zelanda e Re.
Tailanda – $15.000
Letonia – $73.000
Saint Lucia – $100.000
Dominika – $100.000
Malta – $170.000
Grenada – $200.000
St. Kitts and Nevis – $250.000
Antigua dhe Barbuda – $250.000
Greqia – $280.000
Portugalia – €350,000
SHBA- $500,000
Spanjë – €500,000
Bullgari – €510.000
Kanadaja – $800.000
Australia – 1 milion euro
Qipro- 1.5 milion euro
Zelanda e Re – 2 milionë $

j.l./ dita
