“The Reds” pas fitores pushton faqet e para të mediave evropiane

J L

Kualifikimi i Liverpoolit për në finalen e Ligës së kampioneve, pasi shkatërroi Barcelonën 4-0 në Anfield ka pushtuar faqet e para të mediave evropiane.

“Të kuqtë” fituan 4-0 ndaj Barcelonës duke përmbysur humbjen 3-0 të ndeshjes së parë dhe kanë kaluar në finalen e madhe të Champions League.

Divock Origi dhe Giorgino Wijnaldum ishin heronjtë e skuadrës së Jurgen Klopp,e cila arriti suksesin pa dy sulmuesit e saj kryesorë: Mohamed Salah dhe Roberto Firmino.

Daily Mirror shkruan: “Mrekullia e Anfieldit, të kuqtë shkatërruan Barcelonën dhe kaluan në finale”, ndërsa e përditshmja The Guardian publikon artikullin: “Është jashtë kësaj botë, Origi dhe Wijanldum realizuan përmbysjen fantastike të Liverpoolit.”

Krejtësisht ndryshe është atmosfera në Spanjë, ku mediat sidomos ato katalanase nuk i kursyen kritikat e forta ndaj Barcelonës, duke e cilësuar paraqitjen e saj si të turpshme.

Edhe të përditshmet e tjera evropiane kanë vënë në plan të parë suksesin fantastik të Liverpoolit. La Gazzetta dello Sport publikon artikullin: “Liverpooli i çmendur kalon në finale, Messi kthehet në shtëpi”. Pak a shumë të njëjtën gjë theksoi edhe L’Equipe.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *