Një nga legjendat urbane që vijon të përflitet për vite me rradhë në Shqipëri është: “Duhet të jesh korçar që të fitosh Lotarinë Amerikane!”
Janë të rrallë shqiptarët të cilët nuk e kanë dëgjuar parashtrimin e mësipërm, sikundër janë edhe të rrallë personat që e dinë të vërtetën që fshihet pas kësaj legjende urbane.
I pari shqiptar që ka shkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka qenë nga Korça dhe duhet thënë që ky fat i ka ndjekur për vite me radhë edhe korçarët që u ka dalë Lotaria Amerikane. Pra është një rastësi dhe fat i fillestarit gjithashtu që, siç është e dukshme korçarët e kanë në masë.
Kolë Kristofori është i pari korçar që ka shkuar në Amerikë në vitin 1884 dhe historia e tij është e mbushur plot e përplot me surpriza.
Pas pothuajse 6 vitesh ai u rikthye në fshatin e tij, i veshur me rroba alla frënga dhe me shumë para me vete.
Ai u rrëfeu të gjithëve ato çfarë kishte parë në Amerikë dhe se asokohe një punëtor fitonte 10 dollarë në ditë, duke shitur lule e fruta në rrugë, ndërkohë një punëtor në Shqipëri mezi i bënte në një vit.
Për të gjithë ata që janë kuriozë, pionierët e parë shqiptarë në Amerikë janë: At. Kolë Kristofori, Hari Take Rrapo Laska, Dhoskë Sotir Adham, Thoma Sotir Adham, Josif Sotir Adham, Sotir Lezi, Geli Goni Stevenson, At Dhosi Katundi, Dhime Pano Peterson, Fani Kosta, Thoma Kosta, Hari V. Kaçka, Argjir Peto, Fani Cico Angjel, Dhima Andrea Pano, Rrapi Fanes, Toli Dhami.
j.l./ dita

Po ti vini re ,te gjihe emrat e njerzeve me te pare ,qe shkuan nga Korca ne Amerike,pra qe ne shekullin e 19,jane emra me fe te krishtere.Pjesa muslimane e Korces,te mbeshtetur nga autoritet turke,me nje kobure ne brez,ju” vinin gjoba” apo i benin zap ,ata qe punonin
per familjet e tyre ,me djersen e ballit.Ne shenje mosbindje dhe indinjate,ata zgjithnin rrugen e emigrimit.
Mbase edhe mund ta kem gabim,por eshte nje fakt qe pranon nje shpjegim.
E verteta sot eshte krejte ndryshe sepseata qe emetojne llotarine amerikane jane pe Korce dhe sigurishtqt qe te dale llotaria duhet tju a njomish xhepin me 25 dollarshin sigurisht perpara ndryshe nuk e fiton llotarine Prandaj eshte e mbushur Amerika me Korcareedhe ne ditet tona