“Shërbimi përmbarimor”, Hysi: Fund praktikave abuzive e neglizhencës

Bora Basholli

“Ligji për ‘Shërbimin përmbarimor gjyqësor privat’ i jep fund praktikave abuzive dhe neglizhencës për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore, duke plotësuar kornizën e ligjeve të reformës në drejtësi”.

Kështu deklaroi sot në Kuvend, nënkryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi, e cila vlerësoi reformën në drejtësi si një nga reformat më të rëndësishme të ndërmarra në vend.

“Ligji që miratojmë sot është ligji i fundit në kuadër të paketës së reformës në drejtësi. Vetingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve është një aspekt me rëndësi, por nuk është i vetmi, pasi drejtësia në Shqipëri nuk është vetëm e munguar, por shpesh është e mohuar”, tha ajo.

Hysi u shpreh se “sot qytetarët përballen me zgjatje të pajustifikuara që zbatohen nga përmbarues gjyqësor të pa-trajnuar e jo profesionist”.

Shpesh shërbimi, etika dhe profesionalizmi i tyre lë shumë për të dëshiruar. Të fitosh të drejtën me vendim gjyqësor nuk mjafton nëse mbetet në letër e nuk zbatohet dhe për këtë është përgjegjës shërbimi përmbarimor gjyqësor”, tha Hysi.

Sipas saj, “reforma në profesionet e lira të ndërmarra nga kjo maxhorancë, përmbyllet me miratimin e këtij ligji dhe bashkë me të edhe miratimi i paketës bazë të reformës në drejtësi”.

Me këtë paketë, tha Hysi, “ofrohet drejtësi për të gjithë nga njerëz profesionistë që do të mundësojnë drejtësi për të gjithë dhe jo mohim të saj”.

“Përmbaruesit gjyqësor privat do t’iu nënshtrohen rregullave të reja të licencimit. Kriteret janë forcuar dhe rregulluar mirë me ligj dhe parashikohen 5 vjet shkollë dhe 3 vjet përvojë pune për të marrë provimin e kualifikimit profesional”, tha Hysi.

 

b.b/dita

Share This Article
1 Comment
  • Kam 16 vjet qe permbarimi nuk po ekzekuton vendimin e gjyqit ndaj nje mashtruesi qe ka prona te medha ne autostrade,por qe per vite me radhe nuk paguan as detyrimet tatimore,ndersa prokuroria nuk pranon as kallzim per mashtrim ndaj tij kur ai u ka shume persona borxhe.
    Mos pret prokuroria qe dikush ta zhduke ate familjarisht,qe te kujtohen se ata vete jane bashkefajtore ne krim?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *