Sulm ndaj nxënësve në një shkollë amerikane, vritet një adoleshent, plagosen 8 të tjerë

DITA Online

Një adoleshent u vra dhe tetë persona u plagosën pasi dy nxënës hapën zjarr brenda një shkolle në Kolorado të SHBA-ve.

Policia e zonës tha se dy të dyshuarit kishin hyrë thellë në shkollë dhe ishin angazhuar me armë në dy pozicione të ndryshme, duke qëlluar dy klasa me nxënës.

Një 18-vjeçar u shpall i vrarë në vend, dhe tetë të tjerë u plagosën. Ai ishte përpjekur ta ndalonte agresorin.

Një nga sulmuesit ishte ndaluar dhe çarmatosur nga një tjetër nxënës.

Të dy agresorët ishin studentë të shkollës. Motivi mbetet ende i paqartë.

v.l/ Dita

Share This Article
1 Comment
  • Bravo USA !
    Eshte loje e politikes se Republikanve qe te shesin sa me shume arme per “”Vetembrojtje” .
    Keshtu ka ndodhur , po ndodh dhe Do te ndodhe dhe ne te Ardhmen ku ne çdo 2-3 muaj do kete nje sulm me Arme , pikerisht athere kur te kete Krize ne Shitjen e Armve .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *