Horoskopi, 09 maj 2019

anazapta

Dashi

Do ta keni vërtet të vështirë të mbani ritmet tuaja të zakonshme, edhe pse Mërkuri ju favorizon në këtë aspekt. Ndoshta është mirë që të merreni me gjërat që i keni lënë prek kohësh pas dore.

 

Demi

Duke pasur një numër yjesh të favorshëm, sot mund të jetë një ditë e mbarë në planin e aktivitetit tuaj, sidomos për ata që merren me biznes. Hëna në shenjë ju bën paksa melankolikë.

 

Binjakët

Sot trafiku në qiellin tuaj do të jetë shumë intensiv, duke bërë që edhe dita juaj të jetë shumë e ngjeshur, si në aspektin e punës, ashtu edhe në atë sentimental. Kujdes në shpenzime.

 

Gaforrja

Duke pasur parasysh kuadrin yjor, pritet të jetë një ditë mjaft intensive, si pasojë e rritjes së ndikimit të Saturnit. Do të jenë Mërkuri dhe Marsi pozitiv, ata që do të mbajnë lart humorin tuaj.

 

Luani

Marsi në një pozicion luftarak, nuk mund t’ju bëjë tjetër veçse agresivë, por duhet të bëni shumë përpjekje për të ruajtur vetëkontrollin, pasi irritimi bën të hidhni hapa të gabuar.

 

Virgjëresha

Me kalimin e ditës shtohet edhe aspekti tjetër i karakterit tuaj, që është melankolia dhe gjendja jo e mirë shpirtërore. Ndoshta këtu ndikon edhe kontrasti i Saturnit me Hënën në shenjë.

 

Peshorja

Një ditë me dy shpejtësi, parashikohet kjo e sotmja për shumë nga ju që i përkisni kësaj shenje. Një pjesë e parë e ditës me shumë plogështi, ndërsa pas dite bëheni të papërmbajtshëm.

 

Akrepi

Mërkuri dhe Afërdita në Orbitë, sot janë aleatët tuaj, ku veçanërisht planeti i dashurisë do të stimulojë krijueshmërinë dhe fantazinë tuaj. Kujdes, nuk duhet të nxitoheni në përgjigje.

 

Shigjetari

Në përgjithësi problemet që ju dalin janë të rëndomtë dhe jo edhe aq të komplikuar, por kohët e fundit se ç’keni një prirje për të hiperbolizuar edhe gjërat më të parëndësishme.

 

Bricjapi

Me Pranverën tashme në kulm duket se do kthjellohet edhe qielli juaj, pas kaq e kaq zymtësish në ditët e shkuara. Përfitoni nga hyrja e ngadaltë, por e sigurt e Jupiterit, për të rifituar shkëlqimin e humbur.

 

Ujori

Me pak sforco mund ta kaloni edhe një ditë me probleme të vogla, por duhet të tregoni kujdes, sepse Hëna “kapriçoze” mund të sjellë luhatje në humorin tuaj. Dikush ju ka në vëmendje.

 

Peshqit

Janë disa yjet që ju mbështesin, por nuk duhet t’ia lini gjithçka yjeve, e aq më pak rastësisë për të zgjidhur problemet tuaja imediate. Sidomos në planin sentimental, ku situata mund të precipitojë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *