Presidenti slloven vrap nga Liqeni Artificial, lexoni batutat me truprojën shqiptar

Ornela

Presidenti slloven Barut Pahor, ndodhet në Tiranë për samitin e Brdo-Brijunit. Mëngjesin e kësaj të enjteje ai ka dalë për vrap nga kodrat e Liqenit Artificial, ndërsa ka postuar një foto në Instagram.

Por kreut të shtetit slloven i ka bërë përshtypje truproja shqiptar që e shoqëronte me vrap dhe i veshur me kostum.

“Le të hyjmë në Tiranë. Në vend të drekës, vrapojmë. Por roja shqiptare e sigurisë është i veshur me kostum dhe po vrapon së bashku me ne”, shkruan Barut Pahor.

Unë i them, vazhdon Pahor: “Më falni zotëri, por ju do të vraponi 15 km i veshur kështu?”

Ai përgjigjet: “Nuk ka asnjë problem zoti President, pasi unë jam i veshur sportiv, nuk kam një kravatë”.

Presidenti Pahor tregon se më pas truproja ka marrë një biçikletë për ta ndjekur nga pas.

“Tashmë po kthehemi në hotel dhe do ta pyes nëse gjithçka është në rregull. “Po, goxha vrapim”, thotë ai.

o.j/dita

Share This Article
3 Comments
    • C´te bente i ziu ?! T´ja fuste me shpulle komandantit te tij. Keto gjera nuk behen tafti- bafti. Ka program dhe protokoll te caktuar per kesisoj rastesh. Duhet ta gjente te pregatitur. Por rrezik do i kene vene mbi koke ndonje nga keto 28 vjecaret ekselente qe ne fillim korrin pastaj mbjellin. Republike bananesh jemi. Tall bythen nje cope slloveni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *