Për rreth 1 orë studentët e Universitetit “Fan Noli” në qytetin e Korçës, kanë dalë në protestë. Ata thonë se nuk kanë marrë asnjë përfitim nga pakti për Universitetin, ndërsa thonë se në ditët në vijim protesta do të përshkallëzohet.
“Protesta e sotme është një Rizgjim nga letargjimzmi që kishin rënë studentët pas protestës së dhjetorit. Ne i dhamë kohë qeverisë që të realizonte paktin për universitetin të cilin na i kishte premtuar, por benefitet e këtij pakti ne nuk po i marrim akoma”.
Dy janë arsyet që protestojnë: Investim më i madh në arsim dhe krijim i fronteve të reja punës.
“Sot protestuam një orë për të mos prishur edhe mësimin. Por protesta në ditët në vijim do të përshkallëzohet”
b.b/dita
