Kodi Penal, ish-zv/ministrja e Financave: Shteti nuk ndërtohet nga frika

Bora Basholli

Ish-zv/ministrja e Financave, Irena Beqiraj ka shprehur mendimin e saj kundër të qeverisë Rama për ndryshime në Kodin Penal. Përmes një postimi në rrjetin social Beqiraj shkruan se ka ardhur koha që qeveria shqiptare të mësojë se lufta nuk fitohet nga frika , ligji nuk zbatohet nga frika, shteti nuk ndërtohet nga frika .

Për Beqirajn, qeveria duhet të kuptojë se kur dënimet me burg përdoren në masë humbasin efektin.

Për të argumentuar qëndrimin e saj,  ish-zv/ministrja e Financave në qeverinë Rama, sjell në vëmendje raportin e qeverisë britanike të 1937 në prag të luftës.

Statusi i plotë

 Kur dënimi me burg nuk tremb më !!!

Në vitin 1937, në prag të luftës, Qeveria Britanike hartoi ​​një raport me parashikimin se: një sulm i vazhdueshëm bombardues gjerman do të linte gjashtëqind mijë të vdekur dhe 1.2 milion të plagosur dhe do të krijonte panik në masë në rrugët e vendit.

Njerëzit do të refuzonin të shkonin në punë. Prodhimi industrial do të ndalej. Ushtria do të ishte e padobishme kundër gjermanëve, sepse do të ishte e preokupuar me mbajtjen e rendit në mesin e miliona civilëve të panikuar.

Planifikuesit ngritën disa spitale psikiatrike jashtë kufijve të qytetit për të trajtuar viktimat psikologjike te sulmeve. “Ka shume mundësi,” deklaronte raporti “se kjo mund të na kushtojë luftën.” Në vjeshtën e vitit 1940 filloi sulmi i parashikuar gjatë.

Çuditërisht paniku kurrë nuk erdhi. Spitalet psikiatrike të ndërtuara në periferi të Londrës nuk u përdoren sepse askush nuk u shfaq. Shumë gra dhe fëmijë u evakuan në fshat ndërsa filluan bombardimet. Por njerëzit që kishin nevojë për të qëndruar në qytet në përgjithësi qëndruan.

Ndërsa Blitz vazhdonte autoritetet britanike filluan të vëzhgonin – për habinë e tyre -vunë re jo vetëm guximin përpara bombardimeve, por diçka qe dukej kaq afër indiferencës. “Në tetor të vitit 1940 ” një psikiatër anglez shkruante:

“Çdo qindra metra apo më shumë, kishte një krater bombe ose rrënoja dyqanesh apo shtëpish. Sirena shpërtheu në paralajmërim dhe unë vëzhgoja se çfarë do të ndodhte.

Një murgeshë kapi dorën e një fëmije që po shoqëronte dhe nxitoi. Ajo dhe unë dukej të ishin të vetmit që e kishin dëgjuar paralajmërimin. Djemtë e vegjël vazhduan të luajnë në të gjithë trotuaret, blerësit vazhdonin të grindeshin, një polic drejtone trafikun në mërzitje madhështore duke sfiduar vdekjen dhe ligjet e trafikut. Askush, aq sa unë mund të shihja, shfaqi panik”

Shpjegimi tipik për reagimin e londinezëve ISHTE “stoicizmi” , që thuhet se është i natyrshëm në karakterin anglez. Por një nga gjërat që shpejt u bë e qartë ishte se nuk ishin vetëm britanikët që silleshin në këtë mënyrë.

Zyrtarët e qeverisë britanike gabuan – veç në parashikimin rreth mënyrës se si do të reagonin londinezët . Ato nuk e dinin që frika përballe një mjeti që përdoret në mase është elastike .

Ka ardhur koha që ketë ta mësoj Qeveria Shqiptare .

Dënimi me burg KUR BEHET MJET i përdorur në masë, humbet efektin që të gjithë mendojmë se ka . Frika nga dënimi bëhet elastike dhe dënimi me burg nuk tremb me .

Lufta nuk fitohet nga frika , ligji nuk zbatohet nga frika, shteti nuk ndërtohet nga frika .

 

b.b/dita

Share This Article
6 Comments
  • Moj karafile,por vrreshtin kush e Ryan apo nuk e di mete shprehje te popullit.Tjetra ju jeni rritur ne kohen e xhaxhit sa vete venin ne Burg,pak,pasi kishin frike. Njerzit nuk do te Kene frike vetem atehere kur te kene mireqenie te larte o te mesme ekonomie,kur te Kane lek ne xhepat e tyre.Nje njeri qe ka ekonomi e finance te mire nuk vjeth,nuk mashton,nuk trukon apo te bene bile.Por kur ne fukara ne dhe maskara,eshte ligj nature.Tjetra shteti eshte dhune dhe jo bancomat sic mendon zoterote.

  • Zonja/Zonjusha Beqiraj

    Une si qytetar nuk kam ndonje opinion per punen qe keni kryer ne detyres e zv/ministres se financave por duke gjykuar mbi kete shkrim me krijohet pershtypja se eshte i paplote dhe me referenca jo te pershtateshme.
    Kur ben kritike eshte e udhes qe te japesh edhe nje alternative me te dobishme per zgjidhjen e pretenduar.
    Referenca e raportit te 1937 nuk me duket e goditur.
    Ju rekomandoj te informoheni se si ka vepruar Gjermania per te injektuar ne popullsine e saj, perfshire administraten e çdo niveli, kulturen e zbatimit te ligjit.

  • Bukur e ke gjetur objktin krahasus , po nuk ke permendur se nuk kishin perpara nje mendje te coroditur si te Saliut dhe nje rezistence te roitur si e Lulezimit . Qe te veprosh si pretendon ti , duhet te keshe kundershtare reale , jo te tille , qe kemengulin te riqeverrisin Shqiperine pa shtet ose si shteti I 97 , si i 21 Janrit , si i Gerdecit , qe djegin mandatet etj Qe mbajne fjalime se shqiptaret do marrin roga nje mije Euro , duke ndenjur ne shtepi . . Te tlla gjera nuk kishin perpara , as anlezet , as ndonje shtet tjeter , qe ti mund te marresh , per krahasim . Qellimi justifikon mjetin . Zgalem

  • Po ne fakt Ligji zbatohet nga FRIKA !
    Ligji duhet te ndergjegjsoj njeriun dhe Frika nga ligji eshte rruga e vetme per ndergjegjsimin e njeriut ! Ndryshe do te kishim anarki dhe kopsht zoologjik sic egziston fatkeqsisht ne Shqiperi !

    Nese njerzit nuk do te kene frike nga LIGJI Atehere nuk ka pse te shtosh ligje athere duhet te kete nje problem me ata qe i zbatojne ligjet !

    Frika dhe vetem frika ndaj ligjit duhet te ndergjegjsoj shoqerine njerezore

    Bota perendimore kete ka arritur NDERGJEGJSIMIN E NJERZEVE NDAJ LIGJIT NEPERMJET FRIKES !

    Ndryshe pse na duhet LIGJI ?!! Ndryshe pse jane Burgjet? !

  • Prandaj vidhni ju se nuk keni frike nga drejtesia qe eshte e korruptuar si edhe politika.
    Atehere te hiqen te gjitha denimet me burg dhe ju maskarenjt te vidhni me shume sa keni vjedh deri me sot

  • NASHI QE RE NGA FIKU TE ERDHI MENDJA TY MOJ.

    KESHTU KE MEND, POR KEMI NEVOJE PER NJEREZ

    ME VULLNET ME SHUME.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *