Prokuroria apelon në Gjykatën e Lartë vendimin për “21 janarin”

redaktor

Prokuroria ankimon vendimin e Apelit për ‘21 Janarin’. Burime nga Gjykata e Tiranës bënë të ditur për “News24” se rekursi i Prokurorisë është dorëzuar në Gjykatën e Lartë pasditen e sotme. Mësohet se rekursi u dorëzua nga prokurorët Shkëlqim Hajdari dhe Altin Dumani, të cilët kanë qenë prokurorë të çështjes në Gjykatën e Apelit.

Gjykata e Apelit “fali” ish-kreun e Gardës së Republikës, Ndrea Prendi, teksa e dënoi vetëm një vit burg për vrasjen nga pakujdesia të demonstruesit Faik Myrtaj, më 21 janar 2011. Sipas treshes gjykuese të kryesuar nga Ervin Metalla, me anëtarë Agim Bendo dhe Evjeni Sinojmeri, ish-kryegardisti Prendi, ndodhej në kushtet e tronditjes, në kohën kur ndodhi vrasja, ndaj për këtë fakt është toleruar në caktimin e masës së dënimit. Vrasja nga pakujdesia, akuzë për të cilën u cilësua fajtor Ndrea Prendi, dënohet me gjobë deri në 5 vite burg, por gjykata vendosi ta dënonte ish-zyrtarin e lartë të Gardës vetëm me 12 muaj heqje lirie.

Ndërkaq, për ish-majorin Llupo, i cili u dënua me tri vite burg për vrasjen e demonstruesit Ziver Veizi, gjykata mban një tjetër qëndrim kur shprehet “Nuk konstatohet e njëjta situatë tek rasti i të pandehurit Agim Llupo”.

Përdorimi i armës
Në një vendim prej 23 faqesh, me dy vota pro dhe një kundër, Gjykata e Apelit ka renditur të gjitha argumentet, përse prishi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë që u kishte dhënë pafajësinë dy të pandehurve, Prendi dhe Llupo. Mes të tjerash, gjykata arsyeton se “përdorimi i forcës nga të pandehurit Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, duke qëlluar me armë zjarri në ajër në rastin e sulmit që iu bë viktimave të Gardës dhe objektit të Kryeministrisë, si objekt i rëndësisë së veçantë më datë 21 janar 2011, pas paralajmërimeve përkatëse ishte i bazuar në ligj, por jo proporcional në raport me viktimat Faik Myrtaj e Ziver Veizi, të cilët nuk bënin pjesë tek protestuesit, pjesë aktive e sulmit”.

Mandej, arsyetohet se “Gjykata e Apelit në ndryshim nga Gjykata e Shkallës së Parë çmon se i pandehuri Ndrea Prendi dhe i pandehuri Agim Llupo kishin detyrimin objektiv dhe mundësinë subjektive për të parashikuar se mënyra sesi ata qëllonin me armë zjarri në ajër, me fishekë luftarakë mund të sillte pasojat që erdhën në fakt. Fakti që kanë qëlluar në ajër, pra, jo drejt viktimave nuk i çliron të pandehurit nga përgjegjësia që ata kanë për të qëlluar në këndin dhe mënyrën e duhur në ajër. Është kjo arsyeja pse në ligjin për përdorimin e armëve të zjarrit në vende publike ku ka mbledhje apo grumbullime njerëzish dhe vihet në rrezik jeta e të tjerëve, armët e zjarrit mund të përdoren vetëm kundër personave të veçantë që kryejnë vepra të dukshme dhune kundër personit apo pasurisë. Vetëm në këtë mënyrë, përdorimi i forcës mund të konsiderohej proporcional”. Në këtë mënyrë, thekson treshja gjykuese, këta të pandehur kanë vepruar me pakujdesi në formën e neglizhencës dhe duhet të përgjigjen penalisht për veprën penale të vrasjes nga pakujdesia.

Share This Article
8 Comments
  • Gjykata e larte ku ben pjese edhe Arjana Fullani, nusja e Guvernatorit te BSH, do te vendose sipas parosise se shefit te tyre Sali. Mos u lodhni vendimi eshte marre ne Kupole.

  • Duhet filluar nga organizatort e demostrates se dhunshme.Si dhe urdheruesit e vrasjeve te cilat nuk u bene ne kohen kur dhunuesit e organizuar nga drejtuesit e PS.Skender Gjinushi te marrim shembull nga Tunezia.Gramos Ruci ne parlament e keni mbrapa deres e ju nuk e shifni.Rama tha afersisht kto fjale:Kujton Saliu se shkapercen mbi te vdekur.Spartak Ngjela tha kshtu, u vran tre,jemi pregaditur per tremij te vdekur.Duhet gjetur se kush urdheroj te hapej zjarr,kur njerzit ishin terhequr.

  • Dekreti i Presidentit te Republikes i 1998 “Per perdorimin e armeve te zjarrit”, e ka te sanksionuar mire e bukur.
    Nuk e kuptoj ku ishte rreziksheria e Faik Myrtajt e Ziver Veizit dhe jo vetem ketyre, por edhe 2 te tjereve dhe rreth mbi 30 te tjere qe u plagosen. Ai ishte nje krim shteteror e duhet te mbahet patjeter pergjegjesi. Gerdeci me 26 viktima, 21 janari me 4 viktima e ne te dy keto tragjedi me dhjetra te plagosur, gjymtuar e humbur pasurine, nuk mund te mbyllet sikur te ishte nje loje kalamajsh.

  • 21 janari është krim i kryer me urdhrin e sali berishes. Faktet jane të qarta per cdo shqiptar. Por prokuroria do te dështoje? Dyert e saliut në gjykatën e lartë ruhen fort nga zaganjori,jesmeni që ka ngrënë lugën e çorbës së hidhur… Do ta shihni sesi koburja juridike e markës zaganjori do te perdoret hapur si kobure politike! Prokurorë ! Kronika e dështimit tuaj të paralajmëruar po vjen!?

  • 21 janari është krim i kryer me urdhrin e sali berishes. Faktet jane të qarta per cdo shqiptar. Por prokuroria do te dështoje? Dyert e saliut në gjykatën e lartë ruhen fort nga zaganjori,jesmeni që ka ngrënë lugën e çorbës së hidhur… Do ta shihni sesi koburja juridike e markës zaganjori do te perdoret hapur si kobure politike! Prokurorë ! Kronika e dështimit tuaj të paralajmëruar po shkruhet në mos është shkruar tani !?

  • VR!!! 21 janari është krim i kryer me urdhrin e sali berishes. Faktet jane të qarta per cdo shqiptar. Por prokuroria do te dështoje? Dyert e saliut në gjykatën e lartë ruhen fort nga zaganjori,jesmeni që ka ngrënë lugën e çorbës së hidhur… Do ta shihni sesi koburja juridike e markës zaganjori do te perdoret hapur si kobure politike! Prokurorë ! Kronika e dështimit tuaj të paralajmëruar po shkruhet në mos është shkruar tani !?

  • Dështim i paralajmëruar i prokurorisë! VR!!! 21 janari është krim i kryer me urdhrin e sali berishes. Faktet jane të qarta per cdo shqiptar. Por prokuroria do te dështoje? Dyert e saliut në gjykatën e lartë ruhen fort nga zaganjori,jesmeni që ka ngrënë lugën e çorbës së hidhur… Do ta shihni sesi koburja juridike e markës zaganjori do te perdoret hapur si kobure politike! Prokurorë ! Kronika e dështimit tuaj të paralajmëruar po shkruhet në mos është shkruar tani !?

  • Duket komentuesit mendojne se Llalla e ka bere me seriozitet kerkesen per prishjen e vendimit. Ne qofte keshtu, e kane gabim. Llalla eshte njeri nga ata te gjykates se Larte, eshte si Besnik Ymeri, si leshkua Gani Dizdari, si horri matrapaz Adi Celiku, si zonjusha A.Fullani etj. pjese e bandes kriminale te Sali Berishes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *