Tedi Papavrami dhe François Frederic Guy, në Tiranë me sonatat e Beethoven-it

J L

Violinisti Tedi Papavrami rikthehet në Tiranë. Dyshja violinë-piano, Papavrami-Guy, rivjen sërish me Beethoven, por me të tjera pjesë të krijimtarisë së tij.

Një nga shqiptarët më të shquar në botë kthehet si pjesë e “Different Festival”, me një koncert në sallën e Katedrales Ortodokse, në datën 13 maj.

Drejtori i këtij festivali, Vlorent Xhafaj, shprehet se “Pas sonatave 1, 4, 5 dhe 6 vazhdon eksplorimi i veprës së Ludwig Van Beethoven nga Papavrami e Guy me sonatat 2, 7 dhe 10”. Xhafaj shprehet i kënaqur të ketë sërish këta dy instrumentistë, që e kanë ndjekur këtë festival përgjatë rrugëtimit të tij.

Papavrami dhe Guy, në këtë koncert në Tiranë vijnë pas një bashkëpunimi 10-vjeçar së bashku në shumë skena botërore, edhe pas publikimit të 3 CD-ve me veprën e plotë për violinë dhe piano.

Koncerti i Papavramit vjen pas dy të tjerësh të suksesshëm të “Different Festival”, organizuar në sallën e “arTurbinës”. Mbrëmë ishte nata e autorëve të mëdhenj.

Pas çelomanisë së datës 2 maj, që ngjiti në skenë vepra nga Albeniz, Fitzenhagen, OffenbachLachner, Joplin, Boismortier, Gershëin, duke ngjitur në të njëjtën skenë nga baroku e romantizmi te jazz-i e tango, “Different Festival” solli të tjerë artistë dhe kompozitorë të mëdhenj.

Disa nga instrumentistët më të mirë shqiptarë, që interpretojnë në vende të ndryshme të Europës, interpretuan Mozart dhe Brahms.

Prej vitesh tanimë, “Different Festival” sjell në Shqipëri muzikë dhe artistë të mirë. Artistë që prej kohësh nuk e preknin skenën e Tiranës, u kthyen nga skena të ndryshme të botës ku ata interpretojnë, bashkë me “Different Festival”.

Përveç sallave të mëdha dhe kryesore të Tiranës, që kanë qenë gjithnjë të tejmbushura, festivali ka synuar edhe qytete të tjera të Shqipërisë, si Vlora e Korça.


j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *