Nga Shaban Murati
Në datën 3 maj udhëheqësit kryesorë të shtetit të Kosovës, presidenti, kryetari i parlamentit,kryeministri dhe drejtuesit e ekipit të bisedimeve me Serbinë, zhvilluan një mbledhje për platformën dhe objektivat, që do të ndjekë shteti dhe diplomacia e Kosovës në dialogun me Serbinë për normalizimin përfundimtar të marrëdhënieve midis dy shteteve.
Pas këtij takimi të nivelit më të lartë shtetëror, sipas njoftimeve të agjencive të ndryshme të lajmeve, në emër të pjesëmarrësve nga kryetari i parlamentit u deklarua se “Objektivi kryesor unanim i Kosovës është anëtarësimi i Kosovës në OKB. Qëllimi ynë fillestar dhe përfundimtar është vetëm një:Kosova në OKB”.
Është vërtet befasuese në planin diplomatik, taktik dhe strategjik, që udhëheqja më e lartë e Kosovës shpall së bashku se objektivi i saj kryesor në dialogun me Serbinë qenka anëtarësimi i Kosovës në OKB. Është pak të thuhet e çuditshme, sepse ky takim u zhvillua pesë ditë pas samitit të Berlinit të 29 prillit,të thirrur nga kancelaria Merkel dhe presidenti Makron, për të rifilluar dialogun Serbi-Kosovë dhe për ta vendosur atë në rrugën e drejtë të përfundimit me njohjen reciproke, të dobishme për të dy shtetet dhe për gjithë rajonin.
Nuk u dëgjua as nga organizatorët e lartë të samitit të Berlinit, Gjermania dhe Franca, as nga Serbia dhe as nga gjithë shtetet e ish-Jugosllavisë,të pranishëm në atë samit, jo ndonjë propozim apo sugjerim për anëtarësimin në OKB, por as fjala OKB. Sepse edhe Gjermania, edhe Franca, e dinë më mirë se ballkanasit se dialogu midis Serbisë dhe Kosovës nuk ka asnjë lidhje me OKB.
Nuk dihet se cilat janë arsyet dhe motivet që udhëheqja më e lartë e Kosovës vendos tani së bashku si objektiv kryesor të saj anëtarësimin e Kosovës në OKB. Edhe më profani për dinamikë në bisedimet midis Kosovës dhe Serbisë e din se as dialogu midis dy shteteve dhe as një marrëveshje e normalizimit përfundimtar të marrëdhënieve midis tyre nuk ka lidhje me anëtarësimin në OKB.
Jemi përpara një objektivi kryesor krejtësisht të gabuar, jashtë kohe dhe jashtë vendit, dhe që e nxjerr nga shinat strategjinë e konfirmimit ndërkombëtar të shtetit të Kosovë si subjekt i pavarur i së drejtës ndërkombëtare,si dhe normalizimin real të marrëdhënieve midis dy shteteve.
Së pari, kemi një përmbysje prioritetesh dhe një zëvendësim të papranueshëm të objektivit real kryesor: atë të njohjes reciproke midis dy shteteve, me një objektiv efemer, që nuk sjell normalizim real të marrëdhënieve. Udhëheqja e Kosovës me këtë spostim objektivash heq dorë nga objektivi primar dhe themelor i njohjes së Kosovës si qëllim fillestar dhe përfundimtari dialogut me Serbinë,dhe hedh në tavolinën e bisedimeve një çështje, që nuk i takon fare asaj tavoline dypalëshe.
Së dyti, anëtarësimi në OKB nuk ka asnjë lidhje me dialogun midis Kosovës dhe Serbisë. Nuk është Serbia ajo që e ka në dorë të lejojë apo të mos lejojë Kosovën të hyjë në OKB. Anëtarësimi i një shteti në OKB është vendimmarrje e pesë shteteve anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit, që kanë të drejtën e vetos, dhe nga ata të pestë, Rusia dhe Kina nuk e njohin Kosovën.
Së treti, duke shpikur kartën e anëtarësimit në OKB si çështje e dialogut me Serbinë, i jepet Serbisë një as i artë presioni dhe një avantazh i fortë në bisedimet dypalëshe. Me këtë të ashtuquajtur objektiv Serbia shpëtohet nga shpata e Damokleut, që quhet njohje e detyruar e Kosovës nga presioni ndërkombëtar, të cilën siç e pohoi vetë presidenti serb ai e ndjeu mbi qafën e tij në samitin e Berlinit nga të gjithë pjesëmarrësit, që ishin të gjithë për njohjen e Kosovës.
Tani e shpëton Vuçiçin nga kjo shpatë e Damokleut vetë udhëheqja e Kosovës. Dhe e bën këtë në një kohë kur vetë presidenti serb, duke parë çdo ditë e më tepër trekëndëshin e izolimit, ku është futur Serbia, deklaroi në Beograd pas samitit të Berlinit se “Kosova në të ardhmen do të marrë pavarësinë”. Papritur Serbisë i zbret nga qielli një salvaxhent nga udhëheqja e Kosovës, që ia lehtëson lakun e presionit ndërkombëtar, duke njoftuar se Kosova kërkon vetëm anëtarësimin në OKB.
Së katërti, nuk ka informacion se kush ka qenë ajo mendje e ndritur shqiptare,serbe apo europiane, që ia ka këshilluar udhëheqjes së Kosovës këtë “objektiv themelor të anëtarësimit në OKB”. Si mundet udhëheqja e Kosovës të ketë akoma iluzione për Serbinë, kur edhe pas gjashtë vitesh të nënshkrimit në Bruksel me ndërmjetësimin e BE të marrëveshjes së 19 prillit 2013, ku Serbia merr detyrimin të pranojë anëtarësimin e Kosovës në BE,Beogradi e ka shkelur me të dy këmbët dhe bllokon Kosovën të futet në UNESCO dhe në Interpol.
Së pesti, vendosja e anëtarësimit të Kosovës në OKB si objektiv kryesor i dialogut me Serbinë ka brenda farën e një zhvillimi shumë të rrezikshëm. E thënë me fjalë të thjeshta, ky qëndrim i udhëheqjes së Kosovës merr trajtën e një ftese për Rusinë që të marrë pjesë në bisedimet midis Serbisë dhe Kosovës.
Mund të bësh sa të duash deklarata dashurie për Amerikën, por kur deklaron se objektivin kryesor e ke vetëm të anëtarësohesh në OKB, këtu mbaron dashuria për Amerikën dhe fillon ajo për Rusinë, sepse anëtarësimi në OKB kërkon domosdoshmërisht praninë e Moskës. A ka lidhje kjo dhe a është vazhdim i bisedimeve,(përmbajtja e të cilave nuk u mor vesh kurrë), midis presidentit rus Putin dhe presidentit të Kosovës Thaçi në Paris në 11 nëntor 2018, kjo mbetet të shihet.
Teza e objektivit kryesor të dialogut me Serbinë për anëtarësimin e Kosovës në OKB, duke hequr prioritetin e njohjes së shtetit të pavarur nga Serbia, realisht është një karrem i vjetër i diplomacisë së Serbisë dhe të Rusisë. Ajo u hodh në qarkullim përpara se të dilnin idetë e rrezikshme të korrigjimit të kufijve apo të shkëmbimit të territoreve.
Që në vitin 2017 e kam denoncuar planin e fshehtë të qeverisë serbe që t’i ofrojë Kosovës anëtarësimin në OKB, por pa e njohur Kosovën si shtet. Kam tërhequr vëmendjen se “Është tepër e rëndësishme që Kosova në kanale diplomatike të hedhë poshtë planin serb të “formulës ukrainase” dhe t’i bëjë të qartë Serbisë, por edhe BE-së, se Kosova nuk do t’ia japë Serbisë alibinë e re të OKB. Zgjidhja e vetme për normalizimin e marrëdhënieve është respektimi i kushtit të kushteve, që është njohja e Kosovës nga Serbia“.(”Kalvari diplomatik i shtetit të Kosovës”, Tiranë, 2018, fq. 272).
Prioritarizimi i anëtarësimit në OKB, duke mënjanuar njohjen nga Serbia, do të thotë të pranosh statusin e dikurshëm të Ukrainës, e cila në kohën e luftës së ftohtë, ndonëse ishte anëtare e OKB, ishte pjesë e Bashkimit Sovjetik. Serbisë i leverdis formula ukrainase, sepse edhe po të supozojmë se Rusia do të japë votën për Kosovën të hyjë në OKB, Serbia do të vazhdojë ta konsiderojë pjesë të saj.
Qëndrime të tilla të dëmshme e fusin Kosovën në konfuzion, por hutojnë dhe na i largojnë edhe aleatët dhe miqtë perëndimorë të Kosovës, të cilët po bëjnë të pamundurën që dialogu të përfundojë me njohjen e Kosovës nga Serbia. Këtë objektiv të dialogut për njohjen reciproke duket jo rastësisht e përsëriti për të disatën herë ambasada amerikane në Prishtinë në datën 7 maj.
Siç thotë një shprehje kosovare, udhëheqja e Kosovës ka humbur rrugën në oborrin e vet. Shpresa është që kjo të mos jetë nga shkaqe, të cilat kombi shqiptar i njeh mirë, sepse i ka provuar shpesh herë gjatë historisë në kurrizin e pavarësisë,të sovranitetit dhe të integritetit të vet.
Është shqetësuese që, në prag të mbajtjes në Paris në 1 korrik të fazës së dytë të samitit të Berlinit për dialogun Kosovë-Serbi, udhëheqja e Kosovës i nis përgatitjet me një hap tepër të gabuar. Nëse nuk do ta ndreqë gabimin pa vajtur në Paris, kjo do të thotë që Kosova e ka të humbur qysh tani ndeshjen me Serbinë.
****
Botuar sot në Dita. Rubrikën e z.Murati mund ta lexoni një herë në javë në Dita print dhe Online. Të gjitha të drejtat, të rezervuara. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

Po nuk ka faj Thaqici me banden e tij sepse kosovaret jane te kenaqur mr korupsionin e lemoshat e Serbise Intelektualet e dikurshem e shume te shquar kosovare kane ngordhur tani kurse populli eshte mesuar me friken ndaj pushtetareve e tradhetareve KOSOVA E SOTME E VE NE FRON TRADHETINE NUK KA MA BURRA SI DIKUR T’I JAPIN PLUMBIN BALLIT.
Tani cdokush e ka te qarte pse dikur me ‘ 98 kryenegociatori amerikan Richard Holbrouc i quajti keta qe sot e dominojne skenen politike te Kosoves dhe qe ateher me ’98 i kishin kapur armet dore pra , i kishte quajtur si organizate teroriste sepse , gjithe keta qe sote e dominojne skenen politike te Kosoves dhe qe dikur i kishin rroke armet ne dore kete e kishin bere per perfitime personale e tendera , per poste politike etj thjeshte, per tu pasuruar ata vete dhe familjaret e tyre dhe jo per Kosoven dhe prespektive me te mire per qytetaretve te saje .
Kete fakt kryedipomati amerikan Holbrouc e kishte ditur nga informacionet qe kishte andaj dhe ishte shprehur se jane organizate teroriste ose cuba e komite si themi ne , te cilet jane te gateshem t ‘ ia marrin fukarase edhe kafshaten e fundit te bukes edhe kripen , jane te gateshem te vjedhin dhe garabisin gjithcka qe u shefe syri dhe cfare u thote mendja
E mira e kesaje te keqeje te madhe ne Kosove eshte se edhe nderkombtaret me ne fund e kane verejtur se keta qe sot e dominojne skenen politike te Kosoves dhe dje qe i rroken armet ne dore nuk i votoi populli por ata ne forme te ndryshme blene votat.
Nji nga format e blerjes se votave ishte edhe skema e megavjedhjes se parase se taksapagueseve te Kosoves per te mnetur perjetesisht ne pushtet nepermes skemes se mbi 40 mij veteraneve te rrejshem ( te cilet
s kishin patur kurrefare lidhje me luften dhe se kurre s kishin luftue ) te cilet per nji vertetim te statusit te veteranit duhet tu sillnin 200-300 mij vota ketyre qe u moren me shperndarjen e vertetimeve ose certifikatave te veteranit ne cdo pare zgjedhje ne Kosove , numer i mjaftueshem votash per te mbetur perjetesishte ne pushtet kuptohet , me para te taksapagueseve te Kosoves e qe Kosoves dhe taksapagueseve nga 2008 keta veteran te rrejeshem po u kushton rrethe 80-100 miljon € ne vit
Keta pra sot e dominijne skenen politike te Kosoves dhe po keta dje i rroken armet ne dore por, jo per te luftuar kundra Serbise por , per te ardhe ne pushtet dhe grabitur cdo gje cfare tu dele perpara prandaj edhe Richard Hollbrouc i quajti organizate teroriste
Kryetari i Parlamentit, Kryeministri, Presidenti, dhe drejtuesit e bisedimeve me Serbine.
Ramush “trimi”, o nuk ka mend te kuptoje gracken, ose ben si trim qe ta zhysi Kosoven ne nje grope me te madhe.
Nje gje me vhen cudi, si nuk lodhen shqiptaret nga tradhetia?
Si mund te shitet kaq hapur territori sic shitet ne Shqiperi., ku Jugu do kalohe ne dyshtetesi, si mund te shiten kaq hapur interesat me jetike te vendit dhe njerezit nuk duan tja dine. Derisa tju bjene gjemat ne koke.
Tre palaco dhe 1 kurve nga Shqiperia marrin me qafe nhe komb te tere.
Dita, komentet e mia per gjuhen greke pse nuk i boton?
Fondet secrete greke kane marre me qafe Shqiperine. Fondet Serbe po marrin me qafe Kosoven.
Te ishte debat per ndonje pune putanash kishin marre pjese te gjithe me endje. Dhe Dita, si Tema e Meros do botoje dhe letrat personale te cdo fycke te zhgenjyer..por shitjen e Shqiperise e fshehin, nuk e zene ne goje.
Papritur botojne Shaban Muratin per skandalet e qeverise se Kosoves.
Ku eshte nje analize paralele per rrezikshmerine e tabelave dygjuheshe te Ramutit?
Jo vetem qe analistet tane flene, por duan te na vene dhe ne ne gjume
MOS I MERR SERIOZISHT, PROFESOR I NDERUAR!
Zoti Shabani me shume respekt kam patur kur shkruaje ne kohe “te gabuar” dmth te Enverit se sa sot kur dukesh shume artificjal..
.
Eshte absolutisht e vertete dmth Postulat qe ne Makro-Dipllomacine boterore apo rajonale n e kete rast Ballkani te vendosi Ramushi ne Kosove apo Ramedushi ne Shqiperi..
.
Nese kane gabuar te paret dhe rendshem jane miqte tane kryesisht Amerika te cilet ne nje fare menyre ne vitet 1991-1994 kur shqiptaret duhet te rrjeshtoheshin krahas kroateve dhe boshnjakeve kunder kucedres serbe qente e tyre Ibrahim Rugova dhe Sali Berisha e frenuan kete levizje atdhetare dhe u moren me shume me “vella vrasjen komunist-antikomuniste”
.
Nese kane gabuar te paret dhe rendshem jane miqte tane kryesisht Amerika qe ne mbarim te luftes me Milloshevicin me Naton duhet te kerkonte:
……Nenshkrimin e kapitullimit pa kushte nga serbet
.
…..Pagimi i demshperblimeve te genocidit nga Milloshevici
.
…..Krijimi i ushtrise kombetare te Kosoves me baze UCK dhe pranimi ne Nato i kosoves ne fillim si territor dhe me vone si shtet
…Asnje nga keto masa me siper nuk u be dhe kjo eshte aresyeja qe sot Thaci Haradinaj dhe Rama jane kthyer si Jaser Arafati dikur
.
..
Kur shikoj kete” shume zhurme per asgje” ne lidhje me trekendeshin Tirane-Prishtine-Beograd mendja me shkon per dy gjera kryesore:
E para:
Deklarata e nje politikani te larte serb qe tha tekstualisht : Nqs do ta dinim qe kosovaret do te abuzonin me “kosova republike ” sic vepruan pas vitit 2000 ne do ja kishim plotesuar kete kerkese qe ne 1981..
E dyta:
Shume koqevare ibrahimfuckrugoviste & xhaferrdeviste& elezbiberiste kane 50 vjet qe na cane bythen (mos na falni per shprehjen) qe Enveri ja la Kosoven Titos ne 1945-1946…Kur dihet qe shqiperia atehere ishte me financa zero dhe 90 perqind e vendit me 980 mije banore ishin malarike-analfabete-anadollake…dhe fazhizmi e kishte bere kete “dhurate” ne fund te fundit
KY JANE FSHEHUR KETO
koqevare
ibrahimfuckrugoviste
& xhaferrdeviste
& elezbiberiste
qe pas 1992 jane vene ne dore te sali satanait….pse nuk shkoi dhe nje here te vetme sali bisha te “fshati i gruas” ne Beograd por ja lane “dobicin” rames??
Si ka mundesi ne 2019 akoma Kosova eshte “GJYSMA GJEL DHE GJYSEM PULE”
Duke patur aleate:
1-Ameriken
2-Angline
3-Gjermanine
4-Italine
5-Turqine
6-Francen
7-vendet nordike
8-vendet e beneluksit
9-BE
10 NATO
11-Shqiperine..etj etj
…………………..
a duhet te vazhdojne kanibalizmin kundrejt enver hoxhes per kosoven te ketyre ibrahimfuckrugoviste & xhaferrdeviste & elezbiberiste dhe..neocetniket berishiste
…
a mos duhet ti japim nje medalje enver hoxhes qe beri zgjidhjen e duhur komjuterike me kosoven..dhe i la te vet-vendosnin me Titon sic bene realisht dje dhe po bejne sot..??
Pse e prish gojen, Oponent, kur dikur ke folur me edukate?! Publicisti dhe diplomati i shquar Shaban Murati ka qene , eshte dhe do te mbetet Nr. 1 i analisteve politike shqiptare, sic eshte Henry Kissinger per SHBA. Por, ndryshe nga Kissinger, te cilin e kane vleresuar dhe mbajtur afer Presidentet e Amerikes, kuadrot me te larta te Shqiperise se sotme ia kane friken Zotit Murati.
Wikipedia: “Henry Alfred Kissinger is an American elder statesman, political scientist, diplomat, and geopolitical consultant who served as United States Secretary of State and National Security Advisor under the presidential administrations of Richard Nixon and Gerald Ford.”
Mos u merziteni, samiti i Parizit do deshtoje mbasi eshte pune me keta idiote !
Nuk behen gjerat e medha me njereze te diskredituar!
Ky samit do jete rasti kur bota do te deklarohet per heqjen e ketyre horrave qe kemi ne krye..asgje tjeter ma ne fund kukulat e tyre do te dalin per cka jane: njereze qe hudhen ne pleh kur nuk sherbejne me ,se nuk kane me fytyre me dale e me ndikuar ne popullin e tyre
Teorem e Serbise eshte zhdukja e te gjithe popujve jo sllav ne Ballkan ! Kete e tregon parada ushtarake forcave te armatosura te serbise sot ku ne krye vehet krimineli i denuar nga Tribunali i Hages lazareviq !
Fatkeqsisht historia dikujt i perseritet njeher ne nje shekull e ne te gjprve gati cdo dhjetvjet na perseritet . Mekat qe populli udhehiqet nga udheheqes te till siq i kemi ne !