Etleva Bisha, Genci Kojdheli dhe Dritan Ylli janë emrat e rinj që Kryeministri i Shqipërisë z. Edi Rama, me propozim të Ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, z. Erion Veliaj, emëroi sot në krye të tre institucioneve kryesore në varësi të kësaj ministrie: Shërbimin Social Shtetëror, Shërbimin Kombëtar të Punës dhe Inspektoratin Shtetëror të Punës.
Ceremonia e prezantimit të z. Genci Kojdheli do të zhvillohet ditën e premte, datë 11.10.2013, ora 10.30, në ambientet e Sërbimit Kombëtar të Punës. Ndërsa, ceremonia e marrjes së detyrës nga z. Dritan Ylli do të zhvillohet në orën 10.00 në ambientet e Inspektoratit Shtetëror të Punës.
Shërbimin Kombëtar të Punës do ta drejtojë z. Genci Kojdheli. Zoti Kojdheli u diplomua jurist në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës në vitin 2000, ndërsa në vitet 2001-2002 ndoqi studimet Master në degën e të Drejtës Ndërkombëtare në Fakultetin e Drejtësisë, në Universitetin e Utrechtit, Hollandë. Z. Kojdheli ka një eksperiencë të gjatë pune në disa organizata të shoqërisë civile, menaxhimin e projekteve në UNDP apo si konsulent. Në vitet 2005-2008 ai ka punuar si Këshilltar Politik në Prezencën e OSBE-së në Tiranë, si dhe nga viti 2003 deri në 2012 ka shërbyer si pedagog i jashtëm në disa universitete. Nga viti 2011-2013 ka mbajtur postin e Nënsekretarit për Rininë dhe Migracionin në Partinë Socialiste.
Në krye të Shërbimit Social Shtetëror është emëruar znj. Etleva Bisha. Znj. Bisha u diplomua në vitin 1995 dhe mban titullin e Masterit në Studime Europiane në Universitetin e Tiranës. Ndërkaq, ndjek studimet e Doktoraturës në degën e Shkencave Politike. Znj. Bisha është angazhuar vazhdimisht me shoqërinë civile pas vitit 2005, duke kontribuar në ideimin dhe zbatimin e një sërë projektesh, si dhe është bashkëautore e shumë studimeve. Në vitet 1998-99 ajo ka shërbyer si Shefe e Kabinetit në Ministrinë e Informacionit, ku edhe ka kontribuar gjatë krizës së Luftës në Kosovë. Në vitet 2001-2004 ka mbajtur detyrën e Drejtores së Informacionit në Ministrinë e Mbrojtjes.
Inspektorati Shtetëror i Punës do të drejtohet nga z. Dritan Ylli. Z. Ylli u diplomua në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranës. Në vitet 2001-2002 ka shërbyer si Këshilltar për Marrëdhëniet me Publikun pranë Ministrit të Shtetit për Energjinë dhe më pas në Koorporatën Elektroenergjetike Shqiptare. Në vitin 2009 është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Politikave në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Ai njihet për prezencën e tij në shtypin shqiptar me artikuj të shumtë të natyrës politike dhe ekonomike, si dhe është angazhuar nga viti 1998, në disa gazeta si Panorama, Koha Jonë, Shqip, Metropol etj.

Nuk dua ta paragjykoj sepse nuk e njoh personalisht, por pikepyetja dhe pikeçuditesja qendrojne ne nje shqetesim: « A eshte i LSI-se ? Si mund te jete burre i ndershem ?!!!»
sa per zotin ylli mashtroni se shkollen e ka ber ne shkoder mashtrusa
Vetem te punojne mire. Duhet ta ngulitin mire ne tru se puna e shtetit te jep siguri, post per te sherbyer, autoritet per te zbatuar ligjet dhe nuk te ben te pasur. Ne rast se keta e te tjere te emruar kane ardhur me mend te tjera le te ikin qe ne fillim se do turperohen keq. Njerezit i vezhgojne dita-dites se u ka ardhur shpirti per te dale me bemat e te ikurve, qe dhe nje pune te thjeshte per nje firme a vule e benin mjaft te veshtire e te shihnin nga duart.
Sigurisht qe njeriu i hedh trut ne pune atje ku ben parate, por jo ne punen e shtetit. Ata qe jane te zote le te mos paraqiten ne shtet per te bere parat, por le te hapin biznes privat.
Kete ide po e ilustroj me punen e mjekeve. Shihni me vemendje ç’ ndodh me ta.
Ata ne ndertesa te shtetit, me paisje moderrne te shtetit, me personel ndihmes te shtetit, me sanitare te shtetit, me furnizime here pas here nga shteti, me pagese te ujit e dritave nga shteti, hiqen si trima e rjepin njerezit per vizita e sidomos operacione. Ky eshte nje turp.
Kur jane kaq te zote le te dalin privat e te caktojne çmimet e njerezit le te zgjedhen ku do shkojne. Po keta burrece nuk e bejne kete se duhet ndertesa, pra klinika private, duhet te paguajne qe te blejne paisjet, duhet te paguajne mjek specialiste, te paguajne personelin ndihmes mjekesor, te paguajne sanitaret, te paguajne ujin, dritat, duhet ti japin taksen shtetit.
Keshtu me çdo gje te shtetit, pra ne godinat e shtetit, secili e ka shume kollaj. Pra çdo gje e shtetit, kurse fitimi eshte privat, personal. Edhe ata qe i kane hapur keto klinika, kam pershtypjen, se nuk e kane me djerse, por kane zhvatur shtetin duke marre aparatura, duke perfituar nga rrumpalla shtet per te geluar mjaft privat qe kurre nuk mund ta benin me djerse tere kete ivestim.