Grabitet 75 vjeçari në shtëpi, i marrin 60 mijë euro

DITA Online
?????????????????????????????????????????????????????????

Një tregtar rrobash në qytetin e Peqinit ka rënë pre e grabitjes mesditën e sotme. Mësohet se Skënder Zeqiri 75 vjeç është grabitur nga një çift bashkëshortës, të cilët i kanë marrë nga banesa para dhe sende me vlerë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30 në lagjen Cesmë.

Bashkëshortja e tij deklaron se nga banesa i kanë marrë 60 mijë Euro. Ajo rrëfen se në shtëpi në momentin e grabitjes ka qenë vetëm bashkëshorti sipas të cilit i është shfaqur në derë një vajzë e cila i ka kërkuar të futet në shtëpi për të përdorur tualetin.

Ndërkohë që vetë 75 vjeçari ka deklaruar se është sulmuar nga një çift bashkëshortësh të cilët e kanë lidhur dhe më pas e kanë dhunuar duke e detyruar që të tregonte se ku i mbante paratë. Madje burime për Report TV, bëjnë me dije se burrë e grua e kanë kërcënuar se nëse nuk do të tregonte ku kishte fshehur paratë, do e vrisnin.

Ndodhur përballë kësaj situate, më në fund i moshuari 75 vjeç ka treguar gjithçka. Pasi kanë marrë paratë dhe sendet me vlerë, grabitësit janë larguar në drejtim të paditur. Zeqiri, ka kërkuar ndihmën e fqinjëve të cilët e kanë dërguar në spital dhe kanë njoftuar policinë.

Zeqiri ndodhet në spitalin e Elbasanit në gjendje të rëndë për jetën. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar policia dhe një grup hetimor.

v.l/ Dita

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *