“E fejuara e Berluskonit është lezbike”

redaktor

E fejuara e Berluskonit, Francesca Pascale, është lesbike. Ky zbulim vjen nga një shoqe e saj dhe e Berlusconit, Michelle Bonev, aktore me origjinë bullgare. Ajo ndër të tjera ka treguar edhe se ka pasur një marrëdhënie më shumë se miqësore me partneren aktuale të të ashtuquajturit “Kavalieri”.

“Me pak fjalë mund të them se historia e dashurisë midis Francescas dhe Silvios është një mizanskenë e madhe, sepse ajo në të vërtetë është lesbike dhe unë jam diçka më shumë se mike për të”, ka thënë Bonev, transmeton Indeksonline.

Ajo ka thënë se Berluskoni ka vendosur ta bëjë publike fejesën, vetëm për të vazhduar të argëtohet me Francescan dhe me mikeshat e saj.

“Berluskoni mendonte se i kishte bërë mirë llogaritë, por u gjend me një të fejuar autoritare dhe pa skrupuj. Disa herë më ka kërkuar ta merrja sa më shpejt nga Arkore, sepse thoshte që Francesca ishte një njeri i keq, që i bënte shantazh.

Ky është vetëm një nga falsitetet e shumta, me të cilat kam qenë e detyruar të jetoj. Por unë nuk dua të jetoj më në mes të falsitetit”, ka thënë më tej Pascale.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *