Me ose pa sukses në Champions, Pochettino habit tifozët e Tottenhamit

J L

Lumturia dhe lotët e gëzimit pas arritjes spektakolare në Amsterdam, i lanë vendin dyshimeve të trajnerit të Tottenhamit për të ardhmen e tij në stolin e skuadrës londineze.

I pyetur nëse do të linte “Spurs”-at nëse fitonte në finalen e Championsit, tekniku argjentinas shprehu mundësinë e largimit edhe në rast humbjeje.

I kërkuar nga klubet më të njohura europiane, të gatshme ta mbulojnë në miliona vetëm për ta nisur sezonin e ri me ta, Mauricio Pocchettino rindezi edhe njëherë zërat e merkatos që e afrojnë me Paris Saint-Germain, Juventusin apo Milanin.

Takimi në finalen e madhe të Madridit do të ishte mbyllja e një rrethi që simbolizon një aventurë fantastike të nisur në vitin 2014 me “Spurs”-at. Pa merkato, por me dëshirë dhe lëvizje të guximshme, Pochettino ka dërguar skuadrën në ndeshjen e fundit të Championsit.

Për shkak të së kaluarës së tij tek Espanyoli, trajneri ka thënë se kurrë nuk do të drejtojë Barcelonën, por ka të tjerë që e duan ta ulin në stol që pas një muaji.

Bayern Munchen, Manchester United apo PSG kanë oferta konkrete.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *