Uji i pastër është ilaçi më i mirë që ekziston. Njerëzit që konsumojnë mjaftueshëm ujë, kanë përmirësim në mirëqënien fizike dhe mendore.
Konsumimi i mjaftueshëm ditor i ujit (tetë gota në ditë) hidraton trupin dhe e mbush me energji për të kryer normalisht funksionet e tij.
Të zëvendësosh pijet e tjera me ujë luan një rol të madh në sistemin e tretjes, për forcimin e sistemit imunitar, për shpejtimin e metabolizmit, për proceset e eliminimit të toksinave dhe për përmirësimin e qarkullimit të gjakut.
Pse duhet të provoni të zëvendësoni çdo pije tjetër me ujë?
Konsumimi i ujit ju bën të humbni peshë
Nëse pini vetëm ujë në vend të pijeve të tjera për 9 ditë, numri i kalorive që humbisni mund të jetë i barabartë me 8 kilometra vrapim në ditë.
Rrit nivelet e energjisë dhe shpejton metabolizmin
Fillojeni ditën duke pirë ujë sapo të zgjoheni nga gjumi dhe metabolizmi juaj do të rritet.
Truri funksionon më mirë
Është fakt se truri përbëhet nga 75-85% ujë, që nënkupton se gjithmonë duhet të furnizohet me ujë. Prandaj, konsumimi i ujit përmirëson përqëndrimin dhe funksionin e përgjithshëm të trurit.

Ju ndihmon të hani më pak
Duke konsumuar ujë, ju e shtypni oreksin dhe nxitni humbjen e peshës.
Me ujë, trupi largon më shpejt toksinat
Substancat e dëmshme mund të pastrohen me ujë dhe rrjedhimisht të ngadalësohet procesi i plakjes.
Uji e zvogëlon rrezikun e shumë sëmundjeve
Disa prej këtyre sëmundjeve janë ato të fshikëzës urinare, hipertensioni, etj.
Zemra funksionon më mirë kur pini mjaftueshëm ujë
Duke konsumuar 5 gota ujë në ditë ju mund ta ulni rrezikun e sulmit të zemrës deri në 42%.
Lëkura është më e shëndetshme
Uji ka aftësinë për të hidratuar dhe pastruar lëkurën. Prandaj, duke konsumuar mjaftueshëm ujë, do të keni një lëkurë të butë e të pastër.
j.l./ dita
