Largimi i Ina Ramës dhe futja në zyrën e kryeprokurorit të Adriatik Llallës, do jetë thjesht një ndërrim gjinor, apo ndryshime do ketë edhe në mënyrën si punohet? Kjo është një pyetje, përgjigjja e së cilës do shtrihet në kohë, por kemi ndarë në numrin e sotëm me lexuesit tanë disa mendime rreth dosjeve më të famshme të viteve të fundit, atyre që në njëfarë mënyre kanë përcaktuar performancën (por edhe fatin) e Ina Ramës, por që mund të përcaktojnë edhe fatin e Adriatik Llallës; ose të atyre që kanë emrin brenda këtyre dosjeve, nëse Llalla do bëjë Kryeprokuorin e Republikës dhe jo vartësin e radhës së godinave të Bulevardit.
Pritshmëria nr.1: Si do veprojë me 3 vrasjet e 21 janarit që janë në gjyq?
Pritshmëria nr.2: Si do veprojë me vrasjen e 4-t të 21 janrit, Aleks Nikës, ende pezull?
Pritshmëria nr.3: Si do veprojë me Gërdecin me Apel dhe a do ta çojë në Gjykatën e Lartë?
Pritshmëria nr.4: Si do veprojë me dosjen e vrasjes së Adem Tahirajt? (dhe shportat elektorale që mbush krimi)
Pritshmëria nr.5: Si do veprojë me Dritan Dajtin? (dhe kabllogramet amerikane)
Pritshmëria nr.6: Ina Rama i shpëtoi lëkurën Rulit për minierat në veri, Llalla do ta bëjë?
Pritshmëria Nr.7: Do gjejë “provë të ligjshme” për të riaktivizuar hetimin për Metën?
Pritshmëria Nr.7: Do gjejë “provë të ligjshme” për të riaktivizuar dosjen e shmangur “me procedur” të Lulzim Bashës?
Disa prej këtyre vendimeve janë tërësisht në vullnetin e kryeprokurorit të ri që ka premtuar luftë ndaj korrupsionit. Detajet për të 7 këto dosje janë në numrin e sotëm të DITA-s në treg, shoqeruar me nje editorial te kryeredaktorit te gazetes, Adrian Thano, me titull “Qe njerezit të mos thonë më: Po të kishte halla t..pe, sa herë bie fjala për ndëshkim pushtetarësh”
LEXONI PËR MË SHUMË GAZETËN DITA – SOT NË KIOSKË
