Njofton mes lotësh tërheqjen nga futbolli, golashënuesi i Seria A: Mjaft kam “grabitur”…

J L

Lajmi qarkullonte prej kohësh, por që nga sot është zyrtar.

Sergio Pellissier do të tërhiqet nga futbolli në fund të sezonit aktual. Në një konferencë për shtyp ditën e djeshme në qendrën stërvitore të Kievos, sulmuesi ka njoftuar mes lotësh vendimin për të varur këpucët në gozhdë.

“Dua t’ua lë vendin të rinjve. Mund të qëndroja, por nuk dua të vjedh para. E kam bërë mjaftueshëm duke u paguar për të luajtur futboll”.

Teksa vijon përgatitjen për tri ndeshjet e fundit të Kievos në Serinë A, Pellissier është golashënuesi më i moshuar në historinë e kampionatit, falë një goli të realizuar pak javë më parë.

Pellissier është plot 39 vjeç e 290 ditë.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *