Duhen edhe 15 ditë për një vit të ri tjetër. Të lindurit mes 23 gushtit dhe 22 shtatorit bëjnë mirë që të gëzojnë për atë çka yjet u parashikojnë në vijim. Shumë energji, shumë ndjenja, shumë para. E megjithatë, si gjithmonë, edhe pak kujdes. Lexoni më poshtë parashikimin për shenjën e Virgjëreshës.
E përgjithshmja
Ritmi juaj këtë vit do të jetë shumë i shpejtë në të gjitha përpjekjet tuaja. Gjërat do të fillojnë të konsolidohen në jetën tuaj gjatë kësaj kohe. Një mungesë sigurie duket se do t’ju bezdisë. Në përgjithësi në të gjitha fushat do të keni një performancë më të mirë se në vitet e fundit. Do të keni një zbehje të natyrës suaj materialiste dhe do të jepeni më shumë në gjërat shpirtërore ose në çështjet e bamirësisë, të cilat do t’ju japin atë qetësi dhe paqe të mendjes që e dëshironi aq shumë. Këtë vit pritet që të merrni pjesë në aktivitete shumë të vlefshme për ju, megjithëse ambienti rrotull mund të duket pak i ngurtë dhe jo i qartë.
Karriera
Jeta juaj profesionale do të ketë një ripërtëritje gjatë 2013-s. Një ndryshim posti ose pozicioni është gjithashtu një gjë e pritshme këtë vit. Do të merrni mirënjohje të madhe për punën tuaj, por një gjë e tillë nuk do të vijë aq shpejt sa e mendoni. Punët do të lëvizin në drejtime aspak të favorshme për një periudhë kohe, mjaftueshëm për t’ju hidhëruar. Përpiquni shumë dhe kjo do të bëjë që më pas të zgjoheni në pozita krejt të ndryshme. Ndërsa muajt kalojnë, durimi dhe sinqeriteti juaj do të shpërblehen në fushën profesionale.
Dashuria
Në fushën e ndjenjave këtë vit do të keni rezultate të mira. Do të keni kohë të mjaftueshme për t’iu dedikuar njeriut që dashuroni. Pasione të shumta dhe kënaqësi pa fund ju presin këtë vit. Nëse tashmë keni probleme me të dashurin tuaj, atëherë është koha e duhur për të rivendosur marrëdhëniet. Nëse jeni në një lidhje, viti do të sjellë për të dy një marrëdhënie vërtet të qetë e të rehatshme. Mbi të gjitha një atmosferë e paqtë do të përfshijë jetën tuaj dashurore. Paqja dhe durimi duket se do të jenë pjesë e natyrshme juaja për këtë vit.
Financat
Jeta juaj financiare do të jetë ideale për 2013-n. Ecni në rrugën tuaj dhe gjërat do të fillojnë të lulëzojnë avash avash. Një dorë ndihmëse është e mirëpritur, por sigurohuni që të keni edhe rezervat tuaja. Mos u zhysni në shpenzime të panevojshme gjatë kësaj kohe. Planifikoni për një të ardhme financiare më të mirë dhe punoni për të arritur synimet tuaja. Tregohuni të kujdesshëm kur bëhet fjala për huadhënie dhe huamarrje, pasi mund të përfshiheni në situata të padëshirueshme.
Shëndeti
Këtë vit do të keni një shpërthim energjish më shumë se vitet e tjera. Do të jeni të aftë të shpalosni aftësitë tuaja dhe energjia juaj do të jetë thjesht e pashtershme. Kanalizojeni këtë energji për të bërë të mundur materializimin e ambicieve dhe qëllimeve tuaja në jetë. Pjesa e fundit e vitit do të jetë më e mirë për shëndetin tuaj mendor dhe fizik. Gjeni kohë të lirë për t’u përfshirë në aktivitete të kënaqshme. Disa çështje që kërkojnë energji mendore duket se do t’ju bëjnë mirë dhe do t’ju vënë në lëvizje.
(Nesër do të lexoni për Peshoren)
Përgatiti: Arlinda Gjypi
