Themeluesi i Amazon, Jeff Bezos ka paraqitur modelin më të ri të anijes kozmike.
E quajtur Blue Moon, anija ka si qëllim transportin e njerëzve dhe pajisjeve në Hënë, deri në vitin 2024.
“Është koha për t’u kthyer në Hënë dhe këtë herë për të qëndruar”, tha Bezos.
Anija pa pilot do të peshojë rreth 15 kg, përfshirë dhe karburantin që do i duhet për të përshkruar gjithë rrugën nga Toka në Hënë.
Bezos gjithashtu zbuloi se motori do të testohet për herë të parë këtë verë. Përsa i përket çmimit sesa do të kushtojë një biletë ende nuk ka asnjë të dhënë.
Në takimin e mbajtur në Qendrën e Konventës së Uashingtonit ishin me qindra pjesëmarrës, shumica prej tyre zyrtarë nga NASA.

j.l./ dita

Kurioziteti ma shume me duket qe mbetet kthimi.Si do kthehen turistet ne vendin e nisjes Toke.
Anija pa pilot do të peshojë rreth 15 kg, përfshirë dhe karburantin Kjo tregon se ne gazete flihet gjume sepse dalin te tilla lajme
Ke te drejte zoti “Sabo”,
Nuk duhet te jete 15 kg, do te ishte shume anije e rende per te shkuar ne hene.
Dhe nuk eshte lapsus, eshte injorance safi.
Me siguri anija peshon vetem 15 gram.
Do te fluturoje pa karburant dhe si turiste do te kete dy robot milingona.
Nese Jeff Bezos do ta lexonte kete, do te vriste veten i zhgenjyer.
cdo levizje e me tejshme ne fushene e kozmosit, eshte nje idiotesi…kimerike . ndersa turizmi kozmik …nje krim ekonomik dhe perdhosje e moralit njerezor, nga oligarket “qeflinje” te botes se kapitalit .