Vlerat ushqyese të kumbullave, tani është koha për t’i tharë

Elena Tase

Kumbullat, të çfarëdo lloji qofshin, janë fruti më i mirë i sezonit. Por, nëse i thani, mund t’i shijoni edhe gjatë dimrit. Përveçse të shijshme, ato kanë veti të mira e vlerat e ushqyese.

Së pari përmirësojnë sistemin tretës dhe forcojnë sistemin imunitar. I bëjnë mirë zemrës dhe parandalojnë ngritjen e kolesterolit në gjak, atakun në zemër, çrregullimet e rrahjeve të zemrës.

Kumbullat pastrojnë natyralisht zorrët prandaj shfrytëzoni sezonin për të pastruar trupin. Ndikojnë në përmirësimin e shikimit dhe aktivizojnë punën e veshkave.

Një tjetër vlerë e tyre është aftësia për të ndikuar në formimin e qelizave të kuqe të gjakut e për rrjedhojë, për të parandaluar aneminë. Edhe diabetikët duhet t’i kenë në listën e ushqimeve të përditshme sepse janë parandaluese të diabetit.

Si t’i thani?

Ju duhen vetëm kumbulla dhe ujë. vendosni ujin për të zier dhe shtoni më pas kumbullat. Lërini për dy minuta dhe kullojini menjëherë. Hiqni bërthamën dhe vendosini në furrë, në temperaturë të ulët (100 gradë) për 1 orë e gjysmë. Fikeni furrën dhe lërini për 30 minuta të tjera. Lërini të ftohen dhe ruajini në enë qelqi.

e.t./dita

Share This Article
1 Comment
  • Ti lesh ne furre me 100 grade per nji ore.Ia ke dhie shpirtin kumbulles vetem te hash korickat e zeza(zhikun) qe te shkatrojne stomakun.
    Tharja e kumbullave bahet ne trina ne drite te diellit komplet natyrshme.
    Kumbuyllat sherbejn mjafte mire per te lehtesue te dalunit jasht per ato qe jane kaps.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *