A e dëgjoni kryetarin “ëngjëllor” të PD-së kur thotë “do bëjmë opozitë të fortë, dhëmb për dhëmb” dhe… moderne?! E pyes: cila “forcë dhëmb për dhëmb” është moderne? Forca e PD-së me 14 Shtatorin e 1998-s?
Deputeti i PD-së, Sali Berisha, bën thirrje të bëhemi gati për të mbrojtur demokracinë. E pyes këtë gojëprishur: a nuk u ngope me gjak këto 23 vjet? Del qesharaku Paloka paralajmëron Ramën se do përballet me shqiptarët. E pyes këtë komik: për cilët shqiptarë e keni fjalën, për shqiptarët e 23 Qershorit? U përball Rama dhe ju me ta. Nga përballja me shqiptarët, rezultati doli i qartë, Ramës i thanë se ishte kryeministër, juve ju thanë të mos llapni kot të na fajësoni ne shqiptarëve.
Më skandalozi në shkelje të ligjit, në masakrim të zgjedhjeve të 2011-s për Tiranën, një kamikaz antiligjor në sytë e të gjithë shqiptarëve, Arben Ristani, del me paturpësinë më të madhe dhe interpreton shkeljen e ligjit në emërimet e reja në Policinë e Shtetit.
O Ristan, mos ki frikë, se shqiptarët s’ta harrojnë fytyrën e droguar të vitit 2011, sikur kurrë të mos dalësh në ekranet shqiptare! Të menderuar opozitarë, nuk ka forcë moderne, por dialog modern, nuk ka dialog dhëmb për dhëmb, por ka dialog ballë për ballë. Mua më ka rezultuar se çdo politikan, në dhjetë fjalë që thotë, në tetë prej tyre përmend qytetarët, dhe shqiptarët janë zero qytetarë dhe 100 përqind antishqiptarë.
Në ditët në vazhdim do të rreshtoj antishqiptarizmin ekstrem të këtyre monstrave që shqiptarët i kanë flakur me neveri. Çirren për tolerancën fetare, e kush, njeriu me intolerant, ish kryeministri famëkeq! Shqiptarët duke dëgjuar këtë hipokrit fetar, kalojnë në moskokëçarje fetare. I vetmi shërbim që mund t’i bëni ju shqiptareve si komb është: të flini gjumë. Gjoni, Laç.
