Si kurrë më parë derbi i kryeqytetit vjen me shumë kontraste, me shumë diferenca, një derbi totalisht unik në mënyrën se si vijnë të dy klubet.
Partizani kërkon të festoj titullin kampion pas 26 vitesh, kërkon ta bëjë diçka të tillë pikërisht në derbin më të famshëm të futbollit shqiptar, kërkon ta bëjë në sfidën përballë Tiranës.
Bardheblutë nuk njohin fitore prej më shumë se 5 vitesh përballë Partizanit, kjo është sfida e duhur për të thyer këtë mallkim dhe për tu mos bërë pjesë e festës së kuqe. Titulli i Partizanit nuk është në dorën e bardhebluve, por fitorja në këtë sfidë do të kishte shumë vlerë për Tiranën.
Në kushtet ku ndodhen, ku mbijetesa nuk është aspak e sigurt, një fitore në këtë sfidë do ta mbyllte përfundimisht këtë diskutim, fitorja në derbi do të vinte më në fund paqen me tifozerinë e tyre ultras.
v.l/ Dita
