Çmimi Nobel për Paqen, 2013

redaktor

Organizata për ndalimin e armëve kimike është fituesja e këtij viti të çmimit Nobel për paqen.
Akademia thekson se kjo organizatë vlerësohet për përpjekjet e saj për eliminimin e armëve kimike.  Komiteti i Nobelit për paqen në Norvegji, nëpërmjet shumë çmimeve të dhëna ka nënvizuar nevojën për shkatërrimin e armëve bërthamore.

Me këtë çmim, ky komitet synon të kontribuojë në eleminimin e armëve të rrezikshme” thuhet më tej në deklaratën e publikuar sot.  Kjo organizatë me bazë në Hagë është themeluar për zbatimin e konventës së armëve kimike në vitin 1997.
Kohët e fundit, ajo dërgoi inspektorët e saj për të vëzhguar situatën me arsenalin kimik në Damask.

Share This Article
2 Comments
  • VR!!! Nuk jepen të dhéna te plota për aktivitetin e organizates për ndalimin e armeve kimike që te mund te gjykosh per vleresimin me nobel. Përmendet vetem siria! Pse me kaq pak aktivitet u dhënka nobeli? Duket qarte qe ka njé vështrim politik ne dhenien e nobelit. Meqenese per ceshtjen kimike te sirise u be shume zhurme atehere dhe kjo zhurme nobeliste duket që u sherben atyre qe kerkonin te godisnin assadin. U jep njefarë legjitimiteti nobelist!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *