Liderët e BE-së e mbajnë zgjerimin jashtë axhendës në Sibiu

redaktor

Pak përpara zgjedhjeve të Parlamentit Europian që do të shohin formimin e një Komisioni të ri, krerët e BE-së miratuan të enjten një deklaratë në mbyllje të samitit të Këshillit Europian në Sibiu të Rumanisë, duke theksuar drejtimet kryesore të bllokut për ciklin e ardhshëm pesëvjeçar.

Pikat kryesore të paraqitura në dokument kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, mbrojtjen e demokracisë, qëndrueshmërinë, konkurrencën dhe unitetin brenda Bashkimit Europian.

Pas votimit në Mbretërinë e Bashkuar për të dalë nga BE-ja, si rezultat i të cilit kryeministrja britanike Theresa May qëndroi larg Sibiut, pati një theks të fortë mbi unitetin.

“Ne do të qëndrojmë të bashkuar, në të mirë e në të keq. Ne do t’i tregojmë njëri-tjetrit solidaritet në kohë nevoje dhe do të qëndrojmë të bashkuar. Ne mundet dhe do të flasim me një zë,” thanë liderët e BE-së.

Presidenti i Parlamentit Europian Antonio Tajani tha në Sibiu se Europa kishte nevojë për reforma të rëndësishme dhe se konkurrenca me Kinën përbënte një kërcënim serioz.

Ai u shpreh se ndërsa shtetet kombëtare duhet të marrin vendime që janë gjithashtu në shërbim të Europës, blloku duhet të ketë një marrëdhënie të fortë dhe të ngushtë me SHBA-në.

“Problemi ynë nuk është Amerika dhe problemi i Amerikës nuk është Europa. Për ne, i gjithë problemi është ofensiva tregtare kineze,” tha ai.

Deklarata me 10 pika i referohet gjithashtu mbrojtjes së qytetarëve europianë, nevojës për të reduktuar hendeqet ekonomike midis vendeve anëtare dhe rolin e BE-së në botë.

Duke zhgënjyer anëtarët e mundshëm të ardhshëm në Ballkan, dokumenti nuk thoshte asgjë për zgjerimin e mundshëm të bllokut gjatë pesë viteve të ardhshme.

Në rajonin e Ballkanit, Kroacia, Sllovenia, Bullgaria dhe Rumania janë tashmë anëtarë të BE-së. Serbia dhe Mali i Zi kanë nisur negociatat e pranimit dhe Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria shpresojnë të marrin datat e fillimit të bisedimeve. Bosnja dhe Kosova janë më poshtë në radhë.

a.d. / dita

Share This Article
2 Comments
  • Li-dhjeret e BE! Nuk duan as zgjerim te BE, nuk duan as njeri-tjetrin por tani ne prag te votimit europian per PE tregojne ca shenja “solidatiteti” fallco duke pozuar si manekine dhe sa here kalojne nga deshtimi ne deshtim nuk harrojne te citojne si papagaj ate postulatin qesharak “…nga nderhyrja e Rusise…”. Votimi i 26 Majit do ti jape shkelmin kesaj shporte karavidhesh qe mbajne pushtete me makinacione dhe koalicione amorale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *