“Diktatori” ishte i parapëlqyeri për rolin e Freddie Mercury në një film autobiografik të këngëtarit legjendar, por u refuzua për shkak të personalitetit të veçantë të krijuar prej tij në kinematografi.
Protagonisti i filmit “Diktatori” apo “Borat” ishte favorit për këtë rol për shkak të ngjashmërisë së madhe me këngëtarin.
Megjithatë, ishte kitaristi i grupit “Queen”, Brian May, i cili do të marrë pjesë së bashku me pjesën tjetër të bandës në këtë autobiografi, ai që ndikoi më së shumti në ndryshimin e vendimit të producentëve.
“Në fillim dukej si një ide e mirë që roli ti besohej Sacha Cohenit, por më pas kuptuam që ai ka një identitet televiziv shumë të ndryshëm. Cohen ka krijuar një stil krejt unik në komedi dhe nuk ishim të sigurt nëse do të mund të portretizonte si duhet Freddien, për shkak të reputacionit të tij”, tha May për “Daily Mail”.
