Deputeti i Kosovës, Dardan Molliqaj njëherësh edhe bashkëshorti i Besa Shahinit, ministres së Arsimit në Shqipëri është arrestuar mëngjesin e sotëm në banesë. Mirëpo pak orë më vonë ai është liruar
Lajmin për lirimin e Molliqajt e ka konfirmuar zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate, Natyra Kuçi.
“Rasti ishte dërguar në Prokurori. Deputeti Molliqaj tashmë është liruar me procedurë të rregullt”, ka thënë zëdhënësja e PSD-së për mediat e Kosovës.
Sipas Policisë, gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar dje një urdhër arrest për Dardan Molliqajn.
Ai u arrestua në lidhje me pjesëmarrjen në protestë pas arrestimit të liderit të VV-së, Albin Kurti, në vitin 2015. Molliqaj në atë kohë ka qenë sekretar organizativ dhe njëri ndër njerëzit kryesorë në VV.
l.h/ dita

Lajm koti.:— “pordhi kali ne dere te hani”.
Duhej pa tjeter me than se ky eshte deputet filani.dhe se eshte edhe burri i ministres filanka.