A do të qëndrojë Merkel deri në përfundim të mandatit?

J L
Germany's conservative Christian Democratic Union (CDU) newly elected leader Annegret Kramp-Karrenbauer waves next to German Chancellor Angela Merkel (R) during the CDU congress on December 7, 2018 at a fair hall in Hamburg, northern Germany. - Annegret Kramp-Karrenbauer, a close ally of German Chancellor Angela Merkel, on Friday won a party vote to succeed the veteran leader at the helm of the centre-right CDU. (Photo by Odd ANDERSEN / AFP) (Photo credit should read ODD ANDERSEN/AFP/Getty Images)

Kancelarja gjermane, Angela Merkel do të mbetet në këtë post deri në zgjedhjet e ardhshme, pohon kryetarja e CDU Annegret Kramp-Karrenbauer.

Annegret Kramp-Karrenbauer nuk planifikon të bëhet kancelare në dy vitet e ardhshme, që do të thotë se kancelarja Angela Merkel do të mbetet në këtë post deri në zgjedhjet e ardhshme.

Këtë e bëri të ditur Kramp-Karrenbauer në një intervistë për gazetën Welt.

Ish-kryeministrja, e njohur me nofkën AKK, thotë se qytetarët presin “me të drejtë” nga kancelarja Merkel që ajo të përfundojë edhe mandatin e katërt, të cilin e ka fituar në zgjedhjet e fundit.

Në këtë mënyrë AKK u ka dhënë fund spekulimeve për mundësinë që kancelarja Merkel të largohet para kohe nga posti i saj dhe nga politika aktive në Gjermani.

AKK ka deklaruar diçka të tillë edhe në një intervistë për Deutsche Wellen, pasi e fitoi postin e kryetares së Partisë Kristiandemokrate, CDU.

Por shumëkush ende mendon se AKK mund të marrë postin e kancelares para përfundimit të mandatit të tanishëm të kancelares Merkel.

Kramp-Karrenbauer është zgjedhur në dhjetor në postin e kryetares së CDU me 517 vota të delegatëve, ndërsa Merz ka fituar 482 vota. Prej këtij kongresi po punohet brenda partisë për bashkimin e forcave, sepse në sondazhe thuhet se partia CDU ka shënuar rënie të votave.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *