Ministria e Brendshme: Po planifikohen sërish akte dhune, do përgjigjemi

Bora Basholli

Zëvendësministri i Brendshëm Besford Llamallari në një deklaratë për mediat u shpreh se prapë po përgatiten akte dhune, si më datë 11 maj.

Ai bëri thirrje ndaj qytetarëve që të qëndrojnë larg dhunës. Ndërsa bëri me dije se Policia e Shtetit dhe Prokuroria do të veprojnë në mënyrë profesionale.

Deklarata e plotë:

Ministria e Brendshme dënon ashpër sulmet e rrezikshme për jetën e punonjësve të Policisë së Shtetit gjatë tubimit të dhunshëm të 11 majit.  Qindra bomba molotov të prodhuara dhe shpërndara sipas një plani kriminal, janë hedhur drejtpërdrejtë, me intensitet të lartë mbi punonjësit e policisë, në krye të detyrës.

Veç bombave molotov, mbi forcat e rendit janë hedhur horizontalisht bateri të tëra me fishekzjarrë të ndaluar të kalibrit të lartë, nga një distancë shumë e afërt.    Megjithatë Policia e Shtetit u tregua profesionale, ashtu si në manifestimet e kaluara, dhe nuk arriti për asnjë moment limitet e reagimit të ligjshëm.

Përdorimi i gazit lotsjellës është vetëm një nga mjetet e ligjshme në dispozicion të Policisë së Shtetit. Ai është mjeti i parë që përdorin forcat policore të çdo vendi demokratik, në përballjet me turmat e dhunshme. Përballë qindra bombave molotov të hedhura mbi Policinë duke rrezikuar jetën e punonjësve të saj, nuk mund të ketë asnjë pikëpyetje mbi përdorimin ose jo të këtij mjeti.  Ajo për të cilën jemi të shqetësuar është afektimi edhe për disa minuta i qytetarëve, të papërfshirë në tubim, nga gazi lotsjellës.

Dënojmë me ashpërsi aktin e organizatorëve të tubimit të dhunshëm, për devijimin e tij nga Bulevardi drejt zonave të populluara, duke afektuar kështu dhe qytetarë që nuk kishin lidhje me tubimin.  Sipas deklaratave mediatike rezulton se organizatorët e dhunës planifikojnë të përsërisin atë edhe sot.

Ata që prodhuan, shpërndanë e përdorën bombat molotov dhe lëndët e tjera të rrezikshme mbi forcat e rendit, në mbrëmjen e 11 majit, do të tentojnë të përsërisin të njëjtat akte dhune edhe në manifestimin e sotëm.  Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve, të distancohen nga këto grupime dhe akte kriminale dhe të bashkëpunojnë me organet e rendit.

Policia e Shtetit, në bashkëpunim Prokurorinë dhe Agjencitë e tjera ligj zbatuese janë në ndjekje dhe po hetojnë të gjithë mekanizmin e ideimit, organizimit dhe ekzekutimit të këtyre akteve kriminale. Të gjithë autorët, pa dallim, do të përballen me Forcën e Ligjit.

 

b.b/dita

Share This Article
4 Comments
  • Lidhini shpellaret shqipfoles. Futjani koken ne morsete te shpetoje Shqiperia. Vetem kete gjuhe njohin Neandertalasit e Partise kriminale vicidoliste. Dhe do ti shihni sa trima jane lepujt e Trapojes, Mamurrasit dhe Bathores.

    • Ore Plocia beni pune se late nam - Vendosni postblloqe ne rruget qe te cojne ne Kryeminsitri dhe kuvend - Kontrollojini per molotov dhe arme says:

      Ore ju police dhe MPB qe ju ka mbetur vetem nje grusht me qeliza nervore! Ore krijoni barrikada 50 metyra larg kryeministrise ne dy anet e Bulevardit Deshmoret e Kombit. Vendosni postblloqe ne rruget kryesire qe te shpien ne Bulevard dhe tek Kuvendi. Kontrolloni cdo makine per molotov dhe kapsolla apo shashka. Ore njerez, beni punen qe ju takon. Ky eshte profesionalizem. Ore njerez te pa mend, do tju sjellin snaipera dhe do tju vrasin protestuesit dhe do tja u lene dobicin juve. Ja si e bene me shtepine e Ambasadorit te OSBE-se. Thanne qe nuk shkuam ne atje. E kuptoni qe keta ta lene dobicin ne dere apo jo. Nxirrini qe jane genjeshtare. Nxirrni fotografite e atyre qe shkuan te Ambasadori i OSBE-se dhe tregopni me fakte qe jane te PD-se dhe LSI-se. Kjo eshte menyra qe ti demosakoni. Policia dhe agjentet e sherbimit inteligjent nuk po bejne punen. Duhen perdorur masa parandaluese qe te mos i lejoni tju hedhin molotove dhe shashka e kapsolla. Kontrolloni njerezit dhe cdo makine qe vjen ne Bulevardin Deshmoret e Kombit.

  • Dhuna mposhtet me dhunee !Policia te kryej detyren qe i ngarkon ligji,ne mbrojtje te popullit dhe te prones. nga ata qe duan ta shkaterrojne dhe te prishin rendin kushtetus!

  • Mjetet piroteknike te mbushura mbi normat e lejuara ,dhe qe jane teper te rrezikshme nese shperthejne brenda nje perimetrite te pranuar nga sa lejohen,flitet se jane porositur dhe prodhohen ne menyre te fshehte ne nje fabrike fishekzjarresh e ngritur vitet e fundit ne peqin,dhe qe menaxhohej nga nje ish-deputeti i partise demokratike,te bejne kujdes,jo vetem forcat e rendit,por edhe qytetaret qe mund te ndodhen perballe ketyre bombave,duhet te bejne shume kujdes,sepse jane teper te rrezikshme nese goditen prej saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *