Zëvendëskryetari i grupit parlamentar të Unioni Kristiandemokrat / Unioni Kristiansocial (CDU/CSU) në Bundestag dhe njëherazi kryesues i grupit të punës së Ballkanit Perëndimor, Johann David Wadephul (CDU), si edhe raportuesi për Shqipërinë në Komisionin e Bundestagut për Çështje të Jashtme, Christian Schmidt (CSU), kërkojnë nga pozita dhe opozita në Shqipëri që të hyjnë në dialog pa kushte.
Në një deklaratë të përbashkët, të cilën ata ia dhanë ekskluzivisht Deutsche Welle-s të hënën (13.05) pasdite në Berlin, të dy deputetët e këtyre dy partive simotra me Partinë Demokratike të Shqipërisë, i dënojnë ashpër trazirat e dhunshme në Shqipëri dhe ofrojnë ndihmën e tyre për kapërcimin e krizës.
Deklarata e plotë
“Ne i dënojmë ashpër trazirat e dhunshme. E drejta e ligjshme e lirisë së demonstrimit nuk duhet keqpërdorur duke përdorur dhunën. Kjo duhet garantuar nga të dyja palët:
Si udhëheqësit politikë edhe organizatorët e demonstratave, ashtu edhe forcat e sigurisë, duke përfshirë edhe Ministrin e Brendshëm, duhet ta sigurojnë këtë.
Të dyja palët duhet të kontribuojnë për çtensionim. Por, mjerisht po ndodh e kundërta. Çtensionimi përfshin edhe vetëpërmbajtje në përzgjedhjen e fjalëve! Por kush flet për “luftë”, bën të kundërtën!
Kërcënimi që i është bërë ambasadorit të OSBE-së, Bernd Borchardt, në shtëpinë e tij, është për ne i papranueshëm! Dhuna nuk mund të tolerohet aspak si mjet politik.
Qeveria dhe opozita tani duhet të hyjnë në dialog urgjentisht dhe pa asnjë parakusht dhe të jenë të gatshme për kompromise. Të dyja palët janë njësoj përgjegjëse për paqen e brendshme dhe për krijimin e kushteve për çeljen e negociatave të anëtarësimit.
Ata që nuk janë të gatshëm ta bëjnë këtë menjëherë, janë duke e çuar veten drejt izolimit politik. Ne jemi të gatshëm për të ndihmuar në kapërcimin e krizës”, përmbyllet deklarata e dy politikanëve gjermanë,.
Opinioni i grupit parlamentar CDU/CSU për Shqipërinë është vendimtar për Po-në gjermane për çeljen e negociatave.Edhe Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë në një deklaratë ekskluzive për Deutsche Welle-n bëri të ditur se po i “vëzhgon me shqetësim të madh zhvillimet në Shqipëri”, e sidomos “kërcënimin ndaj drejtuesit të zyrës së OSBE-së në Shqipëri”.
Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë u bën thirrje organizatorëve të protestave që të heqin dorë nga kërcënimet dhe përdorimi i dhunës. “E drejta e demonstrimit është një element i rëndësishëm i kushtetutës demokratike.
Dhuna, siç e pamë atë të shtunën e kaluar, është krejt e papranueshme”, përfundon deklarata e Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Ndërkohë nga Shqipëria pritet të martën(14.059 në Berlin ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, për disa takime me përfaqësues të partive të ndryshme për t’i bindur ata për ta mbështetur Shqipërinë për çeljen e negociatave.
Cakaj do të takohet edhe me ministrin e shtetit për Evropën Michael Roth (SPD). DW
b.b/dita

Epo na e zgjidhi Cakaj kete problem,edhe nje fitore tjeter e qeverise Rama,tani flini rehat se u sheshuan punet
Makbethi Berisha pa enderr Magjistricat e Makbethit. Ato i i than se te kane “Vjedhur” votat kjo pas dy vjetve .
Keshtu me kete ender vazhdojen te mbajn penge shqiperine.!
Po po Saliu,Saliu,se ashtu del i pa fajshem Ariu !
Shqiperia mbahet peng me fukarallek prej kesaj qeverie o Like, nuk jane te gjithe si ti te gatshem te hane bar vetem te shohin Ramen kur tregon qyfyre ne takime me grate e katunareve.
Vdekje imperializmit amerikan. Rrofte Baca Saleh dhe Lulash Sumcja. Rrofte Mzati Xhelal. Partia e shpellareve do te fitoje.Para o trushplare te djegim Shiqperine ne mbrojtje te “tokes xanun”
Pozita dhe opozita në Shqipëri të hyjnë në dialog pa kushte?Pa kushte?!Perse per hapjen negociatave me BE,Qeverisë i vunë kushte?
Para tre ditesh.Përforcohet mesazhi i Gjermanisë, Schmidt: Nuk ka negociata pa dënuar blerësit e votave.Raporteri për Shqipërinë
i grupimit parlamentar të CDU/CSU, Christian Schmidt, ka përforcuar mesazhin e deklaratës nga kolegu i tij që përfaqëson po ashtu
partitë simotra në Bundestag, Johann Wadephul-it, i cili u shpreh se për sa kohë që nuk vihen para drejtësisë personat që rezultojnë
si blerës votash në hetimet e Prokurorisë, unionistët nuk do të japin dritën jeshile për çeljen e negociatave të anëtarësimit të vendit
në Bashkimin Evropian.“Ligjet shqiptare, për shembull, ndalojnë blerjen e votave. Megjithatë, nuk ka ndjekje penale nga zyra e
prokurorit publik dhe nuk ka arrestime kundër atyre personave të cilët kanë dëshmuar se kanë blerë votat me anë të regjistrimeve
të përgjimit. Nëse nuk ka progres të vërtetë këtu shumë shpejt, grupi im nuk do të jetë në gjendje të pranojë hapjen e negociatave
të pranimit.” – ka thënë Wadephul-i në një intervistë për gazetën “Shekulli”. Ndërkaq, Schimdt, i pyetur po ashtu nga e përditshmja
“Shekulli” për aktualitetin politik dhe për premisën e hapjes së negociatave për Shqipërinë, ka vënë theksin tek nevojshmëria e
luftimit të krimit të organizuar dhe të korrupsionit nëpërmjet institucioneve të pavarura.
Anadollakut Gurezi Karri,
Akoma diarene e Shqupit kerkon ta serviresh per supe o idiot i certifikuar. Po haje o qafpalare dhe te te helmoje tu dhe koketrungje si ty qe shkoni pas berihajt mbas Lulzim Sumqimit
sikar qorri..ik o debil masturbou tek 55 se le nam.
Gjithe ky lajm pothuejse i madh permbyllet me … Caka !!!??? Rrenim.
Fatkeqesisht.
Keshtu eshte kur mer mende e fallxhores injorante dhe kercenohet ambasadori.
Ne Amerike fallzhores i kane treguar filxhanin e kafese qe pinte te vila me 13 banja.
Tani eshte radha e Lulit ti tregojne filxhanin.
Jeni te vonuem.Konsultohuni me Psikologun per t’iu rregjistrue rreflekset!
Keto ekzekutime proteste mbas protestet per votet e vjedhura para dy vitesh jo qe nuk shkon po asht teper vone per tu kujtue sot.Ishte dasht para dy viteve qe diten qe u vodhen votat te protestonin sic protestoj PS kur u vodhen votet ne1996.Dhe Berisha rrahu opozitaret bashke me Imamin qe e bani koleg qeverie ma vone mbasi ia theu nofullat.