Letër e hapur për lexuesit nga kryeredaktori i Ditës

redaktor

Miq të Ditës,

Dua të ndajmë bashkë diçka që unë e kam vështirë ta vendos i vetëm. Do shkruaj shkurt dhe do flas hapur. Sepse shumë prej jush janë në moshën e prindërve të mi dhe kjo është një arsye më tepër që të flasim siç flitet në familje. Dhe sepse dua që kur t’i përgjigjeni me sms ose emaile këtij shënimi, të dini diçka më shumë rreth Ditës.

Së pari dua t’ju falënderoj që na keni futur bujarisht në shtëpitë tuaja dhe e keni bërë këtë gazetë atë që është sot: gazetën e parë në shumicën e pikave të shitjes së shtypit në gjithë vendin dhe padyshim gazetën më të komentuar të këtyre muajve të fundit. Është e qartë që pa ju, kjo përpjekje që daton rreth një vit më parë, nuk do ecte dot kaq shumë dhe kaq shpejt.

Shumë gjëra kanë ndryshuar prej nëntorit të vitit të kaluar kur Dita doli në treg. Por një gjë nuk ka ndryshuar dhe nuk do ndryshojë: Ne nuk jemi të  kamur. Jemi një grup gazetarësh, me përvojë relativisht të gjatë në shtypin e shkruar që i ofruam lexuesit tonë të vetmen pasuri që kishim: ato që kemi bërë e kemi bërë me zemër. Edhe nëse kemi gabuar diku apo dikur (dhe me siguri po) me lexuesit kemi ndarë sinqeritet, mirënjohje, reciprocitet, kujdes për shqetësimet e tyre, vëmendje për mendimet dhe ndjesitë e njëri-tjetrit.

Unë jam në krye të një grupi të vogël djemsh e vajzash që kanë qenë bërthama e idesë së DITË-s dhe e një grupi në zgjerim bashkëpunëtorësh që na janë bashkuar rrugës. Shumë prej tyre pranuan t’i bashkohen projektit për Ditën në një kohë kur shumeçka përreth ishte e errët dhe kërcënuese. Ata sfiduan një realitet të egër dhe diskriminues; punuan në një mjedis armiqësor të një Shqipërie që ishte marrë peng. Ata dhanë me Ditën një kontribut modest, por qartësisht të guximshëm për t’i hequr nga qafa Shqipërisë sonë të përbashkët, klanizmin e padurueshëm dhe antinjerëzor, pabesinë mbytëse, ligësinë përçarëse, perversitetin vrastar të berishizmit, diktaturën e tij të mediokritetit. Pa fuqinë që na dhatë ju duke na blerë dhe mbështetur me mijëra sms, letra, shtrëngime duarsh në rrugë dhe redaksi, ai mjedis do na kishte shtypur. Mbijetuam falë jush.

Me frikën se mos në këtë pikë ju dukem maskara, kur i tillë nuk jam, po hyj në temë: Dita sot shitet me çmimin e kostos së prodhimit (plus pagesën e shitësit): pra 20 lekë. Me rritjen e tirazhit, për të gjitha pagesat e tjera të pashmangshme kemi vetëm dy rrugë: kufizimin e lirisë sonë editoriale ose rritjen e çmimit. Po ju them sinqerisht diçka: për mua si gazetar, gazeta duhet të jepej falas. Misioni i saj nuk ka të bëjë me hesape të tilla, aq më pak me hesape qindarkash. Por… nuk jetojmë në parajsë. As kemi ndonjë pluhur magjik zanash që t’i korrigjojmë kur dhe si të duam ato që nuk janë në dorën tonë. “Një gazetë ku punojnë njerëz familjarë dhe me një begraund sakrificash financiare nuk mund të kushtojë sa një çerek filxhan kafeje” – më thotë shpesh bashkëpunëtori im më i ngushtë, drejtori menaxherial i gazetës Ardian Osoja. Ndoshta ka të drejtë, ndoshta jo.

Miqtë e mi!

Ne do mbetemi këta që jemi. Nuk u rritëm për t’ja mbathur dhe nuk ka gjë në botë që na shpëton nga vetvetja. Ne duam të ecim përpara, por duke vazhduar të jemi të lirë. Nuk duam t’i zgjidhim minuset tona financiare duke përdorur gazetën për tendera, poste drejtorësh, firma bashkiakësh; ne nuk jemi tregtarë që flirtojmë me politikën dhe nuk duam të jemi të tillë. Duam që Dita të mbetet e jona, e Juaja.

Në këtë pikë vijmë te pyetja: Ju duket e përballueshme një rritje prej 10 lekësh e çmimit të Ditës? A do të mund ta blinit Ditën 30 lekë me çmimin e të gjithë gazetave të tjera? Vendoseni ju. Ju e ngritët Ditën, ju mund ta çoni përpara, ose pas, nëse ky është vullneti juaj.

Më shkruani

Faleminderit nga zemra

Adrian Thano

Share This Article
205 Comments
  • Z thano je i falnderuar per punen e ndershme qe keni bere me shtypin e shkruar e kontributin e dhene per shqiperine qe na e shkateroj qeni serb sali fazllici .
    besnik marashi mesues .tirane .

    • I nderuar kryeredaktor i Gazetes D I T A. Edhe une se bashku me pjestaret e tjere te familjes jemi lexuesit dhe admiruesit e kesaj gazete. Eshte zgjedhur kjo gazete ne morine e shume gazetave te tjera pikerishte se keni ditur te jeni sa realist po aq dhe te guximshem per te demaskuar ate junte qe ishte instaluar per largimin e se ciles gazeta juaj ka luajtur nje rol te pa zevendesueshem.Bravo ju qofte por kujdes qe te mos u rritet mendja pasi keshtu e kane filluar fillimisht disa gazeta dhe gjate rruges duke nderruar dhe pronar kane humbur identitetin e tyre.Ju duhet te jeni opozite edhe kur jeni pozite.Jam dakort qe gazeta DITA te dal ne treg me vleren qe i takon sepse te tille e ka peshen pasi pota lesh ne cmimin qe ka ne shqiptaret qe e kemi zakon te bejme llogarit e te tjereve prap do themi se si u del hesapi qe e shesin kaq lire etj.etj. Urime dhe jetovshi sa me gjate ne tregun mediatik. Lexuesi dhe admiruesi juaj Rebani Memushaj Tirane.

      • I nderuar Kryeredaktor i gazetes “Dita”

        Ju falenderoj juve dhe ekipin tuaj per permbajtjen dhe profesionalizmin ne te shkruar te gazetes Dita.Per dhe shume miq e kolege te mij pa dyshim jeni gazeta me e mire. Qysh diten e pare qe dolet ne treg une nuk marr gazete tjeter, gazeta juaj i ezauron gjithe te tjerat.
        Lidhur me cmimin per te cilin kerkoni edhe mendimin tone, une e quaj me vend dhe shume te justifikur qe cmimi te behet 30 leke.
        Ne se me lejoni kam edhe nje sugjerim per ju : qeveria socialiste natyrisht qe ka nje program shum ambicioz per ndryshimin e gjendjes ne vend ne tere fushat e zhvillimit, por sipas mendimit tim qeveria e ka te domosdoshme qe te degjoje mendimin e profesionisteve ne fusha te ndryshme dhe te herepas hershme. Prandaj ndofta eshte me vend qe ju te hapni nje rubrike p.sh “mendimi i specialistit”.
        Ju uroj pune te mbare dhe sukses.

        Prof. Dr. Mehmet ZAÇAJ
        Polytechnic University of Tirana

        • Mirdita te gjitheve Ju qe punoni per “Diten”.Ju faleminderit te gjitheve per kontributin qe jepni ne te mire te zhvillimit demokratik e gazetarise ne lufte te eger me “trimat”e pushtetit.Adrian !te respektoj pa te njohur,nga zemra te uroj per rezistencen ,e kam provuar dhe e di cfar mund te kesh perballuar.Besoj qe tani do ta kesh me lehte.Jam dakort per cmimin e rritur,cilesia do tju jape krah e gazeta paste vetem rritje.Avni Martinaj Lac

    • z.Thano. nuk e mohoj qe 20 lek me esht dukur gjithmone cmim i ulet, simpatik dhe “gjetje marketingu”. nese nuk perballohet me kosto, cojeni edhe 30 lek, njerzit prape do e blejn se jane mesuar. une psh e blej se ka karikature shum te bukur, puna eshte se nuk ka volum, mungon analiza, opinioni ne brendesi, 3 faqe gazete. shum mire qe moret mucin, por smjafton. kam besim tek ju se do vazhdoni ta permiresoni me tej. shendet (ps. nuk kam moshen e prinderve te tu, jam 30 vjec)

    • Adrian,
      Se pari, ju pergezoj per profilin investigues, shume te guximshem te gazetes DITA keto vitet e fundit, duke perballuar situata shume te veshtira dhe duke nxjerre te vertetat ne shesh. Edhe debatet dhe sherret qe bete dikur me Ambasadorin Amerikan, u vertetuan tashme se e drejta ishte ne anen tuaj.
      Zbulimet qe po beni per afera e korrupsion kohet e fundit jane shume te rendesishme dhe te guximshme. I lumte gjithe stafit te gazetareve te gazetes DITA. Mos u terhiqni….
      Se dyti, persa i perket çmimit te gazetes, mendoj se eshte e teperte te diskutohet. Nje gazete qe terheq me shume lexues se te gjitha gazetat e tjera, qe sakrifikon duke zbuluar dokumente e veprime mafioze te pushtetareve dhe duke ua vene ne dispozicion lexuesve nuk ka pse shitet me lire se gazetat e tjera.
      Edhe materialet e tjera, opinionet, rubrikat ekonomike, ato te shendetit e te jetes se perditshme, gjithashtu jane me interes. Edhe letra e botimi eshte komod, krahasuar me shume gazeta te tjera.
      Te fala
      Afat SERJANI, Tirane

      • Jam nje lexues i rregullt i gazetes Tuaj “DITA”.Duke qene ne profesionin e financierit, e njoh dhe koston e saj.Duke shprehur konsideraten e larte, per letren e hapur qe na keni derguar, qe me aq kortezi trajtoni mirekuptimin tone, une duke Ju falenderuar dhe duke Ju kuptuar, duke patur ne konsiderate dhe sasine dhe cilesine e lexuesve te kesaj gazete, ju mirekuptoj dhe jam dakort qe çmimi i shitjes te gazetes te behet 30 leke.

  • FILLIMISHT E MORA DUKE U NISUR NGA CMIMI EDHE PSE ISHA KEMBE KRYE ME QEVERINE(SI VOTUES)DHE NUK ME PELQENIN DISA ARTIKUJ,POR’DITA”, PSE MOS TA THEM:ME BERI T’I MENDOJ MENDIMET E PA MENDUARA.ME RESPEKT LEKE LLESHI VOTUES I 44-S.

    • I nderuar z.Kryeredaktor, Lexova letren tuaj per lexuesit e Dites. Gazeta juaj eshte e vetmja gazete ku une gjej vizionin e plote, nformacionin dhe analizen reale, te pa ndikuar nga segmente te politikes, te pushtetit dhe te ekonomise fantazme. Per kete arsye, cmimi i gazetes e meriton kete vleresim dhe shpresoj se cmimi 30 leke do te ruaje standartin dhe dinjitetin profesional te gazetes tuaj. Suksese ju dhe stafit tuaj. Me konsiderate, Simon Ulndreu

      • I dashur Thano. Jam ulur dhe po rrufit nje kafe dhe po mendoj per sinqeritetin tuaj ndersa lexoj letren. Keni shume te drejte. Ashtu te behet por kam edhe nje keshille shoqerore: nuk do ti beje dem gazetes edhe ndonje botimi i ndonje paudhesije nga keta djemte tane. Te jesh i sigurt qe shitja nuk do te bjere. Ju uroj pune te mbare

      • I NDERUARI,ZOTI THANO! RESPEKT PER TY DHE NEPERMJET JUSH GJITHE STAFIT TE SE MREKULLUESHMES”DITA”.KJO ESHTE GAZETA E JONE,GAZETA QE NUK BEN ASNJE KOMPROMIS ME ASNJE,PAVARESISHT NGA NGJYRA QE KANE.TE VETMIN KOMPROMIS E KENI ME TE VERTETEN,ASHTU SIC E NDJENI.
        JU NA JENI DREJTUAR ME KEYE LETER TE HAPUR DHE UNE SI LEXUESI JUAJ,JU MIREKUPTOJ DHE NGA ANA TJETER DO TE DESHEROJA QE ASNJE VESHTIRESI TE MOS JU MPOSHTETE DHE TE NDRRONIT KURSIN.
        UNE JAM DAKORD QE CMIMI TE RRITET,DHE DO TE ISHA DAKORD QE TE BEJA DHE ABONIME 3-MUJORE(NUK JANE MUNDESITE PER TE BERE NJEHERESH ABONIM VJETOR).
        VAZHDOJENI RRUGEN TUAJ!
        ME RESPEKT

    • Pershendetje z.Ardian dhe urime te perzemerta me gjithe koleget tuaj per punen e mire qe beni me gazeten e dashur DITA . Une jam nje lexues shume i i rregullt qe ne numrin e pare te saj ku disa numra shume te rendesishem dhe vendimtar para zgjedhjeve te 23 Qershorit i kam arkivuar sepse isha i bindur se pasqyrimi i realitetit te hidhur me protagonistet kryesrore do ti ndergjegjsonte masen e gjere njerzeve te ndershem qe me vote ti hiqnim nga kurrizi ku na qendronin me kapadaillekun me te madh prej shume vitesh.Por misioni vazhdon dhe do te vazhdoje per te qene pena me e qarte , me dashur, dobiprurese per gjithe shoqerine.Do te sugjeroja qe te vazhdohet te paraqiten faktet dhe sjelljet qe kane bere nder vite ne dem te lirive dhe te drejtave te njeriut ,te prones,ambientit,gjakmarrjes,analfabetizmit,korrupsioit te gjithanshem dhe krimit te organizuar.Te pakten me ane fjales te demaskohen pasi drejtesine i kane kopsitur gjerat per te mos u hyre gjemb ne kembe.Si eshte e mundur qe te besh katastrofe ne menyre te organizuar si Gerdeci dhe perseri te jesh minister apo depu
      tet dhe perseri me grada.Por e keqja ska fund.Syte duhet ti hedhim dhe nga e ardhmja qe na ka ngjallur shprese ,por kjo kerkon dhe ndihmen tuaj per ti kritikuar sugjeruar ne kohen e duhr duke qene ashtu sic thoni Ju i nderuar ne anen lexuesve te njerzeve te thjeshte qe duan te punojne jetojne medjersen e tyre. Persa i perket shqetsimi tuaj per cmimin jeni plotesisht i mirekuptuar besoj nga shumica,megjithate do tju sugjeroje qe per pensionistet,invalidet te krijonit mundeisine e diferencimit me ndonje menyre te vecante nga sektori menaxherial juaji.Me shume respekt per ju dhe punen tuaj. Po z. Arben Duka nuk eshte me stafin tuaj,Ka nje kotribut te cmuar me punen e tij ne kete gazete mendimi im si lexues dhe do ta deshironim.Dhe nje sugjerim tjeter te mos rendim pas arkivave te periudhave qe nuk i japin ndonje kenaqesi dhe horizont lexuesit por me rendesi do ishte trajtimi i probleve te ndryshme nga rrethe te ndryshme te vendit per te qene sa me prane halleve te lexuesve dhe terheqjen e vemendjes se atyre qe qeverisin ne rang lokal dhe kombetar. Rexhep Kerciku mjek stomatolog Allias Tirane (me origjine Matjane ,KLOS)

  • Z Thano faleminderit qe po vendos nje ztandart te ri ne shtypine shkruar duke na u drejtuar direkt neve lexuesve per ceshtjene e cmimit. Une nuk besoj se do kishte ndonje problem rritja e cmimit me 10 leke dhe besoj se te gjithe lexuesit jane dakort qe te rritet cmimi se sa te kufizohet linja editoriale. Une jam dakort qe te rritet cmimi dhe te mbetet i njejti format i gazetes. Faleminderit

    • Gazeten “DITA” une e blej perdite dhe perdite do ta blej,sikur edhe te shitet me 1000 leke. Ju uroj vetem SUKSESE! ME RESPEKT HEKTOR MAMO.

  • Ne fillim te viteve 90-te rd-ja shitej ne tregun e zi 50 lek kur nje buke kushtonte 40 lek dhe njerezit e blinin se thoshte te verteten ! Nqs ju vazhdoni te thoni te verteten gazeta do shitet patjeter ! Ju uroj pune te mbare !

    • I dashur Ardian! Keni plotësisht të drejtë. E vërteta nuk ka të paguar ndërkohë që plehra partiake mbijetojnë me financime që dihen tashmë. Përqafime

      • Pershendetje!
        Quhem Sokol Celanji i perkas brezit te studenteve te dhjetorit 90′,kam mbaruar artet ne 91,e duke marre shkas nga letra juaj e hapur ne nr e sotshem,dua thjesht t’ju pergezoja me shume respekt e admirim per ate pune vertete kurajoze & kolosale ne konteksin se si e kur lindi “Dita”, kam parasysh ketu KANIBALIZMIN socio-politik te vendit,deri dje,duke mos dashur t’ju ha kohe te cmuar,dua t’ju them se personalisht jam “fanatik” i gazetes suaj,versionit te shtypur & atij online)megjithese ne pergjithesi nuk fanatizohem me azgje.Personalisht kam mundesine ekonomike e blej rregullisht “Dita”&”Tema”,cdo dite, ne shume numra kur kishte editoriale qe ne gjykimin tim ishin shume te goditur e merrja edhe me shume kopje te cilat i “harroja” ne kafet ku ulesha me miq te mite.Dua te jem i sinqerte me ju nuk jam shume besues ndaj gazetareve ne pergjithesi,por dua te besoj me aq sa kam mundur t’ju ndjek nga ish gazeta ku punonit qe jeni perjashtim ,nqs gazeta juaj do jete ajo qe na mesoi te jete,te jeni te sigurt qe lexuesi do t’ju ndjeke edhe me 30 ,40 a 50 leke cmimin.Ju uroj cdo sukses ju personalisht e stafit tuaj.
        Me respekt.

        • Thano o njeri i mire ! A mund te kete çmim te lire e verteta, A nuk ka ardhur ajo mes nesh, mes sakrificave , qe sot nuk na vijne lire . Akti juaj qe kerkoni mendimin tone si lexues , si “pronare” te Dites , ju nderon shume , shume , e na lidh akoma me teper ne “aksionereve” me stafin tuaj te punetoreve te shtypit te lire . Repekt e nder paçi gjithe jeten tuaj .Pa pretenduar te perfaqesoj ndonje shtrese a kategori shoqerore shpreh mendimin tim qe sado te vihej çmimi i dites une nuk do te ndahesha dot me te .
          Pershendetje Ladi yzeiraj

  • Mirëmëngjes Z. Thano. Shëndet dhe Urimet më të sinqerta për Ju dhe botimet Dita, të cilat kam fatin dhe kohën ti lexoj cdo ditë që nga numri i parë. Madje i kam koleksion. Shpreh dëshirën t’ju takoj për të biseduar. Me respekte Hysni Beti, jurist prej afro 30 vjetësh. Përshëndetje të sinqerta.

    • Dita e mirë për ju që na kthjelluat mendjen, për Ju, që kur lexonim gazetën gjenim veten e thoshim me zë- aman shyqyr që i thonë gjërat troç, pa frikë, se ajo qeveri qe bërë e padurueshme. Por asnjë njeri nuk dinte si ta shprehte mllefin, dëshirën për t’i goditur ata të pangopur, mafioz, të neveritur, që talleshin me popullin fukara, me invalìdët, me pensionistët, me të sëmurët….. Ça të shkruaj më parë. Ju uroj jetë të gjatë në treg, çmimi nuk është problem, çdo njeri prej nesh e blen me dëshirën për të lexuar çdo resht me kërshëri. Margarita për Ju, Me respekt.

  • Mirëdita miqtë e mi të Ditës së madhe. (Jo Natës së madhe). E lexova me vëmendje letrën e sotme të Z. Thano. Impresionuese për çiltërsinë, ndershmërinë dhe korrektesën. Ju falënderoj. Çmimi të rritet, është e drejtë. Pa komente të tjera. Përshëndetje, tung

  • Mirëmëngjes miku im z.Thano. Çdo mengjes që çohem shkoj dhe blej gazetën Dita, që është e vetmja gazetë që më bën për vete në mendje dhe zemër. Lexova letrën e hapur ku ju drejtohesh lexuesve. Jam shumë dakort që çmimi i gazetës të ngrihet me 10 lekë. Të gjithë dashamirësit dhe lexuesit e gazetës Dita për mendimin tim do të jenë dakort. Z. Thano, me çfarë mund t’ju ndihmoj, jam i gatshëm me mundësite e mia i nderuar miku im Adrian. Ju respektoj mik.

  • ore cjane keto budallalliqe 20 lek gazeta kur ne shtetet e tjera shitet 3-4 euro gazeta, ahahaahahaha edhe pyet a ta rris 10 lek, ngelet fukarenj ore te shkrete ju shikoni leverdin tuaj nqs nuk del ngrije cmimin, mgjth ju flm per respektin qe na pyetet por me duket qesharak cmimi 300 lek, respekte dhe pune te mbare jeni 1-sha, me respekt AGRONI pescara IT

  • Z. Thano, ju falenderoj per transparencen, mendoj se suksesi i nje gazete matet me trajtimin e fenomeneve me kardinale qe shqetesojne njerezit, patjeter dakord per çmimin dhe suksese

  • Nje ndryshim therrmor si ky nuk me duket se ka nevoje per nje apologji kaq te madhe. “Dita” eshte jo vetem nje gazete por nje pasuri publike per te cilen duhet te kujdesemi te gjithe si per nje burim uji.

  • Edhe 50 lek pak i keni, po te vazhdoni me linjen editoriale qe keni. Artkujt per ekonomine jane shume te mire (Edlira Shehu eshte super !), grafiken e keni te shkelqyer.
    Nqs ktheni xhaketen e i beni fresk pushtetareve, dhe 10 lek e do ti keni teper (mgjs do fitoni sa do thekeni nga reklamat)

  • Z. Thano, sapo lexova letrën tuaj tek DITA, unë dhe një grup shokësh që e lexojmë çdo ditë atë, jemi dakord që çmimi të rritet në 30 lekë. Info që ajo sjellë tek ne koston shumë më tepër. Respekt për ju dhe gjithë stafin tuaj të mrekullueshëm. Klejdi Shyle, Durrës.

  • “DITA”-n e presim kur zbardh çdo mëngjes, në banakët e kioskave. Ne do t’a blinim atë edhe me 50l. Kërkesa juaj për 10 l është modeste, por e kuptueshme. Përshëndetje!

    • Pa as me te voglin dyshim jo ky cmim qe afroni , por Ju meritoni me shume, Jeni deri me sote gazeta me dinjitoze dhe reale. Ju pershendes dhe ju uroj suksese . Rresp .. . ALJOSHA DOKO . Fier ..

  • I nderuar z. Adrian, letra qe u botua sot tregoi se gazeta Dita eshte gazeta qe na duhet . Une do ta lexoj edhe me 100 leke gazeten time , fjalen time. Ju pershendes me respekt.

  • Sapo lexova letren tuaj
    u cudita i dashur ARDIAN
    gazeten nuk falimenton cmimi por ajo humbet kur behet pale me pushtetin kete e them me bindje te plote pasi prej 20vitesh lexoj dhe blej te pakten tre gazeta ne dite
    cmimi nuk ndikon para asaj qe shkruhet
    me respekt per gazeten DITA

  • Z. Adrian! Jam pro propozimit tuaj dhe ju mirekuptoj. E kam bler cdo numer kete gazete dhe do ta ble pa diskutim. Respekte per Ju dhe stafin tuaj. Te fala mikut tim Xhevdet Sheut. Gjithe te mirat e suksese. Zylyftar Plaku

  • Rriteni Thano, rriteni. Vetem mos harroni sa e embel eshte e verteta, edhe tani qe funderinat leshuan pushtetin dhe Republika qeveriset nga ” tanet”. Ju nuk shkruani, por beni nje sherbim ndaj shtepise tone. Dhe per kete edhe ne do t’ju pergjigjemi (edhe po’ te jete me shume se 10 lek)!

  • Ju thano n.q.s më kujtoni ju kam thëne se jini jo vetëm gazetar elegant ne stil e ne përmbajtje por dhe çun i bukur. Atëhere po ju them gazetar i bukur,çun i bukur,gazetë e bukur! E kush i kursen paratë për të parë tre bukuri njëherësh? Askush! Ah harrova? Bëhen katër bukuri po të kapësh dhe pjesët xhevdet,kujtim,pranvera,edlira dhe ca te tjerë(tjera) që i shoh e lexoj përditë! Ju duhet të shpalleni “miss gazeta”! Miss në radhë të parë për forcën e fjalës dhe paanësinê e saj! Edhe për çmimin! P. S ! Kjo qeveria e re a ka ndonjë plan që rilindjen ta fillojë nga ulja e çmimit të letrës e botimeve në përgjithësi? Që të mos flas pastaj për borxhin që ju ka juve si “sulmuesja e vijës së parë në luftën për rilindjen”. Mbase më shumë sulmuese se vetë rilindasit!!! Urime z. Thano! Na ndriçoni udhën si deri tani! Na keni pas!

  • Jam lexues i rregullt i gazetes tuaj. Tani sa po e lexoj. Jam plotesisht dakort me rritje. Ju pershendes si staf. Vashdoni keshtu. Jeni gazeta me e lexuar sot

  • E mira eshte te kete dy cmime njeri 20 per ata qe kane mundesi financiare te kufizuara dhe 40 lek per ata qe kane mundesine financiare ta paguajne keshtu do kuptosh edhe cila shtrese e popullsise po e lexon gazeten.pune te mbare zoteri.

  • Respekte zotit Thano dhe stafit. Ne letren tuaj e cila percolli vlerat e larta tuajat dhe te gjith stafit te gazetes, esht per tu admiruar vleresimi qe i beni ju lexuesit. Gazeten tuaj nuk e ka shitur kurre cmimi por cilesia dhe vertetesia e shkrimeve. Dhe ju siguroj qe ato 10 lek nje pjes e lexuesve ja lene bakshish shitesit. Ju uroj suksese ne punen tuaj sa te veshtire aq dhe te bukur.

  • Me respekt dhe dashamiresi per gazeten tuaj,stafin dhe Ju personalirht e mbeshtes arsyetimin tuaj per shtesen prej 10 lekesh per cmimin e gazetes. Jemi ne ekonomi tregu. Pune te mbare nga nje lexues Tirane.

  • Simpatiku Ardian Thano,

    nuk njihemi po qe kur lexova pergjigjen qe i dhe Shkelzen Berishes me ke hyre ne zemer e me ngjall gjithnje simpati te sinqerte. Une nuk e dija ekzistencen e kesaj gazete te lire, nje xhevahir ne fushen e mediave te zingjiruara e te gjembezuara ku ju takon te luftoni per te perhapur lirine e fjales e te mendimit te pa cunguar, per te zbuluar genjeshtaret, hajdutet e manipolatoret e te vertetave historike, sharlatanet e bazhibozhuket keqedashes te ketij vendi te masakruar nga despote injorante e kriminale, te perdhunuar deri ne thellesine e krenarise te te qenurit shqiptar.
    Pak emra gazetaresh lexoj ne artikujt e publikuar online, si e vetmja menyre qe kam per te qene e azhornuar me realitetin shqiptar, duke qene larg ketyre trojeve, e per kete ju shume falenderoj. Fjalet me te mira do te thoshnja per Edliren pa prekur sensibilitetin e tere stafit te gazetes.
    Une nuk mund te shprehem per çmimin e gazetes, por duke patur nje eksperience me te tjere gjigante te shtypit jashte atdhetar, mendoj qe futja jo invazive edhe e reklamimeve online nuk demton, perkundrazi thyen sado pak edhe monotonine e paraqitjes se gazetes e mund t’ju ndihmoje per permiresimin e bilancit tuaj.
    Edhe nje here ju pergezoj per sa keni bere e do te beni edhe per ne te larguarit provizore nga trojet tona.

  • Personalisht jam nje emigrante dhe realitetin financiar ne Shqiperi ne kete perjudhe nuk e di,
    ka reth 4-5 muaj qe lexoj disa gazeta online dhe gazeta Dita eshte nje prej tyre. Me si e perceptoje une personalishte eshte gazeta me profesionale, ose me sakte ne ato 5 gazeta online qe un lexoje regullishte ne dite. Duke ditur pak gjendjen se si funksionin ne Shqiperi kur je kundur qeveris dihet se ca te pret!? eshte vetem falimenti. Nga pervoja personale qe kam patur lidhur me aktivititeti qe kam zoteruar dhe zotoje akoma ne vendlindje, per shkak te disa debateve qe kemi patur me nje antare te PD kemi vajtur ne gjyqe nga ku na padiste bashkia. Gjyqi ka zgjatur diku te 3 vjet dhe jane bere te 3 shkallet e gjyqesorite ku faktet tregonin qarte qe ishim ne te drejt. Dhe ketu edhe ku doja te dilja me kete ngjarjeje shuma e shpenzuar ne keto procese ishte pak a shume me vleren reale te objektit ne ate kohe. Duke ditur veshtisit financiare qe mund te ket nje aktivite qe kerkon lirin e te shprehurit jam dakort te paguaj jo 10 lek por edhe dicka me shume per te patur nje gazete me njeprofesionalisem te tille, ku me lirin e saj na ben te jemi edhe ne me te lire. Prandaj nuk e di nese komenti im do te lexohet do ti keshilloja gazetes te na krijoni nje hapsire ku ne mund te japim kontributin ton me deshire nepermjet internerit per lirine e shtypit qe eshte dhe pasuria jone ne te ardhmen.

  • Miredita z. Thano

    Jam nje lexues i rregullt i shtypit te dites ne vendin tone.

    Jam dakort qe Dita nuk mund te kushtoje sa nje filxhan kafeje.
    Miku im( nese me lejoni) jepjani kenaqesine, lexuesit sic e keni nisur dhe Ju jap kurajon se do te shitet si kafe me arome te mire. Cdo njeri prej nesh do kete nevoje ne mengjes per ket e arome te Dites. Jepini ketij populli ate cka i ka munguar. Jepini mbeshtetje te Drejtes dhe luftoni semundjet e keqia te kesaj shoqerie.
    Ne jemi nje popull me shpirt te madh dhe e duam lirine, si te fjales dhe te shtypit, dhe kjo liri
    paguhet.
    Me vjen keq qe nuk i kam mundesite per subvencionim se do kisha bere me shume per Ju. Ju uroj suksese ne pune Tuaj te veshtire dhe fisnike.
    Me Respekt
    Adnan Rexha

    • Pershendetje! Une gazeten tuaj te nderuar do vazhdoj ta blej jo 30 por edhe 40 leke po te jete nevoja. Ju jeni njeshi i shtypit te shkruar, ju pelqen apo jo atyre qe rane nga fiku.

  • Qysh nesër kuqezinjtë i keni në radhë në pikat e shitjes për të blerë gazetën “Dita”! Megjithëse me ne kuqezinjte z. Thano nuk keni qënë shumë miqësor të gjithëve do te na kini lexues te dites? E dini pse? Sepse na pelqen e vërteta para të qënit miqtë tuaj!? Dita e thotë të vërtetën! Kur ta shajë saliu ju sigurojmë se çdo kuqezi do ta blejë “Ditën” në dy kopje!!! Përshëndetje kuqezi !

    • Jam njè lexues i gazetés DITA ku cdo mengjes blej dy gazeta njè pèr prindèrit tjetrèn lexoj nè punè. Jam plotèsisht dakort me ju.Me shumé respekt Ymer Bakalli Elbasan

  • Z. Thano! Gazeta qe ju drejtoni per mendimin tim eshte gazeta me e paster e me e drejte per Popullin Shqiptare, mendoj dhe me e lexuara megjithese eshte me e reja. Une cdo dite e lexoj ne internet sepse jam emigrant ne Itali, lexoj dhe 2 te tjera rregullisht, por Dita me terheq me shume. Gazetat jane nje ushqim per trurin dhe edukum per njeriun, por kur ka Gazeta e Gazetare si Fahri Balliu te vjen ndot nga shkrimet e tyre, nga shpifjet e deformimet per interesa te qeverise e atyre qe i financojne. Fahrijte e Frangajt kane pare me bollek, por ta dish se nuk do kene kurre respektin qe keni ju e gazeta juaj, po ashtu nese Qeverija e Edi Rames do te mbaje premtimin, keto njerez duhet te hetohen e japin llogari per vjedhjet e pagesat e pa drejta e te pa meritume. Ato njerez tash e mbrapa nuk duhen lane te flejne rehat per pislleqet qe kane ba. E ju mendoj fleni rehat ate pjese kohe qe keni te lire. Mendoj se cmimi i Gazetes tuaj eshte shum normal 30 lek. Pune te mbare e suksese.

  • Pershendetje zoti Thano, ju dhe gjithe stafit tuaj te kompletuar profesionalisht.

    Eshte nje gje e mire kur ju ndani me ne, obsionet tuaja, qe jane edhe shqetesimi yne dhe ne jemi gjithmone te gatshem, te kontribuojme, qofte me mendimet tona, qofte edhe materialisht dhe ky obsion qe ju e ndani me ne, eshte teresisht i ligjshem.
    Per shtypin e dites qe shperndahet dhe shitet ne treg, smund te jap asnje mendim, se une vete jetoj ne perendim dhe nuk kam mundesi ta blej, qe edhe me rritjen qe ju propozoni, eshte akoma i lire dhe nuk besoj te kete ndonje problem, per tu blere nga ata qe duan te lexojne mendime te guximshme te gazetarise profesioniste.
    Mund te them qe kete vit, kur shkova ne Shqiperi, per tre dite, vetem njehere e bleva gazeten DITA, se nuk arrija ta gjeja ne treg, diten e trete arrita ta gjej me ane te nje gazetashitesi te vogel qe shiste gazetat ne plazh dhe ai shkoi dhe ja mori nje shokut te vet.
    Kjo qe tregova tregon se gazeta DITA, tashme eshte bere nje gazete e dashur dhe shume e besueshme, por edhe shume e guximshme.
    Prandaj per kete ju falenderojme juve dhe stafit tuaj, qe na jepni mundesine te lexojme lajme te fresketa dhe opinione te guximshme, duke na dhene mundesine te japim edhe ne opinionet tona.
    Kam bere nje koment ne gazeten TEMA, qe gjithashtu na ka hapur faqet e saj per te komentuar ne temat e ndryshme dhe aty ka komentuar duke dhene nje mendim timin personal, por qe besoj se edhe shume komentues te rregullt dhe serioze, do ta perkrahnin.
    Une personalisht jam i gatshem qe te paguaj nje shume, qe do te gjykohet nga stafi i gazetes tuaj dhe ai i TEMES, qe te kontribuojme realisht qe keto gazeta te shtypit te lire dhe demokratik, jo vetem te mbijetojne, por te kene mundesi qe te bejne investimet e duhura, ne dobi te lirise se shtypit.
    Se te fusesh ne faqet e gazetes, ikona te gazetarise, natyrisht qe kushton, se eshte nje pune qe gjithsejcili kerkon te jetoje normalisht dhe kete gazeta duhet te jete e gatshme, qe jo vetem ti afroje keta gazetare te mendimit te lire, por edhe ti stimuloje per nje pune dhe shkrime akoma me te mira.
    Per ne qe jetojme ne perendim sbesoj qe nje pagese prej 100 euro ne vit, ose rreth 8-euro ne muaj, te jete ndonje problem.
    Per kete zoti Adrian Thano, bisedojeni njehere me zotin Mero Baze dhe mund te dilni ne ndonje konkluzion qe nje pagese prej 8-eurosh ne muaj dhe ndoshta ne Shqiperi, nje pagese prej 100 deri ne 200 leke ne muaj, te paguhet per te hyre ne faqet onlajn te gazetes DITA dhe TEMA.
    Kjo eshte plotesisht e mundshme.
    Ndersa per cmimin e gazetes qe shitet ne treg, une nuk shof ndonje rritje te madhe, eshte nje rritje simbolike, qe po te isha ne Shqiperi, do ta bleja pa ndonje problem.

    Ju uroj qe te jeni ne vazhdim ne pararoje te shtypit te lire dhe serioz.

    • 1- veq stafit asnje tjeter qe shkruan te heqe dore nga honoraret per nje vit. 2- Pse jo,qdo lexues te kontriboje sado pak edhe financiarisht qe Dita te qendroje si zonje ne treg duke ua qjerre masken pelivanve e bashibuzukeve te qdo lloj kalibri,po fhe duke vleresuar ata qe vertete e meritojne.Dhe une per kete vijoj ta lexoj dhe jo se ben me lire se te tjerat,por vetem se mban parimin baze te gazetarise Saktesine, Pa anshmerine dhe freskine e lajmit.Me Diten do ba7hkeudhetojme gjate.Urime!

  • Po + 10 leke.Por edhe nje kerkese.Mos e permend me emrin e S.Berishes ne gazete e kudo.Le te jete nje ender e keqe,qe te harohet sa me shpejt.

  • Une si pensionist do te bej fli 6 kafe ne muaj per gazeten DITA .Ajo me informon me kenaq dhe me relakson me materjalet e saj. Ali Cika TIRANE

  • Prshndetje Adrian Thano,kam bindjen se flas edhe ne emr te mijra dashamirsve te DITES,ju japim mbshtetjen ton,ne lidhje me lvizjen e cmimt prj 30 lek.Esht e justifikueshme pr tematikn dhe prcimin e snqrt te zerit te Popullit.Me sh rrsp,SHEMO Manaj,Fjer.

    • Pershendetje,GAZETA DITA je fantastike te uroj suksese te metejsheme te lexoj per dite mbeshtese mendimin tuaj qe cemimi te behet 30 leke perqafoj gjithe stafin tuaj shendet dhe suksese ne punen tuaj fisnike nga 1 qytetar nga Fieri

  • OK, paska dhe djem e vajza qe e meritojne respektin dhe emrin e nderuar Gazetar. Jemi dakort per cmimin, si mund te abonohemi !

  • Jam lexues i rregullt i gazetes tuaj. Me te vertete meritoni kupen e kampionatit. Kam derguar nje imeill para dy javesh por nuk mora pergjigje. Me respekt. Sh. Likrama.

  • Pershendetje ne se jeni dakort per pasqyrimin ne gazet te problemeve te lojrave te fatit (kazinove) deshiroj te bej nje bisede me gazetarin tuaj me respekt ok per cmimin e gazetes

  • Z.Thano!Gazeten tuj e kena ble qysh diten e pare qe ka dal.Mbasi te ajo lexojm qe shkruhet drejt per hallet tona.Hallall ju qoshin lo leket te gjitheve.Dy pensjonista qe hala nuk i kena pensjonet si shoket me te njejten shkolle nga 5vjet universitet e me 3ovjet pune.Ju urojm shendet e pune te mare.

  • I dashur Z. Adrian! Per sa me gezim e blej Diten e dashur cdo menjez , ja vlen cdo cmim. Qendrofshi gjithmone ne keto shina ! Me dashuri, Ymeri nga Shkodra.

  • Ka merak sokoli
    nga jane komisaret
    s she ata qe iken
    si fshihnin kusaret

    vodhen edhe vrane
    killera paguan
    kush u preu rrugen
    lehtas e qeruan

    ti moj dite e dashur
    qe jep te verteta
    jane shume pak per ty
    edhe treqind leka

    ju pershendes kapo labi terbac vlore

    • Kapo Laberia,apo kapo baterdia,
      Me ish sigurimin,nuk behet Shqiperia,
      Nuk behet shteti,i nderuar mike,
      Qe kur Edvini u fute ne politike,
      Erdhen komunistet toptan si dikur,
      I udheheq Edvini,nje njeri i semure,
      Ja do ta shihni ndryshimin,ketu do te rroni
      Shume shpejte,do na thuret me tela dhe kloni,
      Dhe nuk ka per t’na u ndare as agjetacioni,
      Do bejme koperativat,per fjalen e nderit,
      Do ri veme ne mur,portretin e ENVERIT.

  • Lexova gazeten dhe letren qe na dergoni ju si kryeredaktor.Une jam lexues i rregullt i gazetes DITA,ju pergezoj per guximin,kulturen dhe trimerine tuaj.Ne e mirepresim rritjen e cmimit te gazetes suaj. Me respekt Emriu Kukes

  • Pershendetje ..jam Agron Juka ….eshte gazeta e pare qe lexoj ne mengjes e ne darke ne web …ju uroj shume gjera ..dhe mendoj nuk eshte cmimi qe ajo meriton ..

  • Adrian te uroj per cdo gje te mire qe ben dhe ke bere. Une kam mendimin se nje llogari bankare ku njerezit sipas deshires te mund te bejne nje dhurate per ditelindjen e gazetes, per vitin e ri nuk do te ishte kompromentuese per kete gazete, qe sikur te mos ekzistonte do te ndjehesha, se do me mungonte zeri im i brendshem dhe drita e se vertetes.

  • Pershendetje miku im , Adrian Thano! Ç’eshte e verteta vajta ca kohe pa u prononcuar me opinione apo komente ne shkrimet qe botoni, por gjithmone ju kam lexuar ne kjoske dhe ketu, online. Dhe do te vazhdoj t’ju lexoj sepse gazeta juaj eshte me aferta me realitetin shqiptar, pa luster dhe bojra servilesh e mediokrish, pa nenkuptime por drejtperdrejte. Gjuha juaj e komunikimit eshte gjuha e popullit. Çdo vend i vogel apo i madh, çdo shtet i zhvilluar ose jo, do ta deshironte gazeten dhe gazetaret qe flasin gjuhen e popullit te tij. Kjo eshte gazeta dhe gazetaria e vertete per nje vend qe aspiron demokraci, dinjitet, liri dhe te drejta per njeriun, shtet te se drejtes. Te kerkosh nje rivlersim per mundin, punen dhe perpjekjet stafit te nderuar kurrsesi nuk mund te jete gje tjeter perveçse nje e drejte per te cilen lufton çdo njeri ne nje shoqeri demokratike. Absolutisht e them me bindje se per nje njeri i çfardo niveli, moshe, gjendje ekonomike, qe deshiron te informohet me realitetin te cilin jeton dhe jo me perralla dhe genjeshtra te servirura gjysem te gatshme nga zyra partiako-politike, qe nxijne apo ngjyrosin faqe te tera letrash me tituj sesnsacionale, qe zhurmojne neper foni makinash dhe lokalesh apo ekrane vizive, nuk do te mund te kursente gjysem filxhan kafeje i barabarte me 30 leke.

  • I nderuar kryeredaktor i gazetes “Dita”. E vleresoj punen e bukur te gazetareve tuaj dhe e ndjek rregullisht. Mendoj se cmimi 30 leke nuk eshte vrases por normal per lexuesit. Fundja me kete cmim blihen edhe gazeta te tjera qe ne vleresimin tim kane nje peshe pupel perpara kesaj gazete qe lexohet e blere apo ne internet nga mijra shqiptare. Ju mund te aplikoni edhe abonimet tre, gjashte, nente mujore apo vjetore per lexuesit dhe ata e marrin gazeten kundrejt kuponit te abonimit ne cdo kioske ku shiten gazetat. Faleminderit per mirkuptimin.

  • Po c,ke moj gazeta dita mos u frikso
    vetem na shkruaj te verteten mos na genje
    kurdoher dhe kudo ti je si nuse e bukur
    po mos pusho. Po 30 lekshkin do ta
    japim mos na i kerko

  • Te pershendes per letren
    lexoj gjithmon diten
    shqiptaret si ka prishur gjith ajo kosto pune qe kane dhene tere jeten dhe si ka shperblyer njeri dhe sesht ndjere njeri tani
    nuk te prish pune 10 lekshja juaj
    nga lazarati

  • Me pelqeu menyra e komunikimit dhe transparenca ,qe ka artikulli ! Dita ka qene opozitare e forte dhe me argument ,per problemet qe shtron ,uroj qe kete opozitarizem objektiv ,te vazhdoj edhe ketej e tutje ,se vetem mire i ben qeverise . Kritikat ,kur ato jane objektive dhe dashamirese ,jane “ilac” thote populli, dhe i frenon gabimet qe mund te behen . Persa shtroni ,per cmimin ,mendoj ,se tematika dhe problemet qe shtron DITA e justifikon rritjen e cmimit! Paci rruge te gjate dhe te mirepritur nga populli !

  • Pershendetje z.Thano!Se pari,kete propozim qe beni,sinqerisht e ve ne diskutim,ose eshte e tipit tuaj,pak te thuash gjenuine.Ta zeme,sikur te gjithe lexuesit te ishin ne mendje te kushtoje 200 leke,a e keni mundesine te mbijetoni?Sepse bleresi tenton uljen e çmimit dhe kjo eshte me se normale e nese arrini te mbijetoni atehere lereni 200 leke.Por kam arsye te jem mbeshtetesi juaj ne kete argument,sepse e kam te qarte qe çdo prodhim ka nje vlere kostoje e askush ne bote mbijeton gjate me vleren e kostos.Nese Coca-Cola(perandoria e biznesit per antonomazi)do shiste ne çmimin e kostos tere jeten ajo nuk do mbijetonte e dikush tjeter do ta mbikalonte me metodat e njohura kapitaliste.Nqs ju mezi ia dilni te mbijetoni,kjo do te thote me pak mundesi lajmesh,me pak vertetesi dhe autenticitet(sepse informacioni kushton dhe gazetat kritike jane nen shenjestren e pushteteve e presionin e publikut) e natyrisht ne fund do shtroj pyetjen:çfare kerkon nje lexues nga shtypi?Kerkon medoemos qe te kushtoje pak dhe le te perrallise ç’te doje apo kerkon te kushtoje me çmim tregu dhe te ruaje autenticitetin,kurajon,thuaj kritiken dhe mesazhin qe shtypi duhet te percjelle,qe eshte informacioni serioz dhe opinioni ne favor te publikut.Ne kete drejtim shtypi eshte nje Avokat Populli pa rroge te sigurt,dhe nese ai nuk mbijeton fale produktit,mbase mund te mbijetoje fale makinacioneve klienteliste,siç ka mbijetuar ndonje gazete sofiste e tipit 55,por mbijeton ama duke u zhveshur nga autoritetii Avokatit te Popullit,gje qe bie ndesh edhe me interesin e lexuesit.Lexuesi pa paragjykime do informacion dhe jo realitet paralel.Po te shikosh me vemendje,nga gjerat qe ha njeriu ne jeten e tij pa i mbeten ne mendje,ndersa informacioni ze vend ne kujtese dhe endjek per shume kohe.”Njeriu eshte çfare ai ha”-ka thene Foyerbach-pa informacion njeriu eshte nje i uritur qe nuk di si eshte katandisur ne kete gjendje dhe s’di shkaqet pse e si te shpetoje nga gjendja.Ne fakt,minimalisht shtypi duhet te kushtoje sa nje bilete urbani,nuk e di sa eshte ne Tirane bileta.Perceptimi im se ju nuk arrini te mbijetoni me nje çmim 200 lekesh dhe ndonje gazete tjeter ia arrin,nuk me bind se ju”shtrenjtoheni”porse ai tjetri ben konkurrence joleale,mbase mbahet nga dege te tjera prodhuese jashte realitetit te shtypit(lengje,nafte,pallate a ku di une) e mbase nuk ka qellim te jete shtyp ne vetvete.Une gjykoj qe nje gazete duhet te vleje nje çmim kafeje,por nese 300 leke kane bilanc pozitiv atehere kjo eshte ne doren tuaj te mendoni seriozisht mbijetesen.Nuk e di se çmund te beje njeriu me 100 leke,çfare mund te bleje me kete diference,me kujtoni me kete shkrim ne fakt,nje editorial te para disa vitesh te Corriere della Sera,kur kaloi nga çmimi 90 cent te euros ne 1.20 euro,aktualisht kushton 1.30.Por edhe gazeta te tjera italiane,me me pak faqe e te karakterit lokal kushtojne po kaq,ka diference tek faqet dhe cilesia e debatit,shkrimeve,etj,por jo tek çmimi i tregut.Me kete rast,qe te perligjet çmimi qe vendosni ju(kam idene se te behesh i kamur eshte objektiv ambicioz, – duhet te merreshit me nafte ose pallate)shpresoj qe gazeta te rritet ne faqe,ne rubrika dhe ne standarte akoma me te mira,qe lexuesi,gjene e fundit per te cilen te kujtohet te jete çmimi i gazetes.Kjo ju takon juve ta beni!Ia kalofshi mire!

    • Une mendoj qe gazeta ne fjale te behet 50 leke,aq me teper,sic e pranon edhe zoti k/redaktor,eshte nje gazete qe lexohet nga mosha e trete dhese eshte botuar e botohet vetem per te luftuar Berishe,Aferim,bre Adrian i Shekullit te dikurshem,qe tani po vuan per leke tek Dita!

      • ana,ne tere keta qe kane shkruar,mua me gjete ti qe te rimorkiosh vagonin?Une nuk po them absolutisht”Thano,bej keshtu apo ashtu”,sepse se pari nuk me pelqejne rritjet e çmimeve,se dyti,nuk jam revizor tregu apo statistikash.Thano ofron nje produkt,ka nje vlere,provon ca kohe te ofroje ne kosto,qe te terheqe lexues;eshte me nje fjale,fusha ku di te beje punen dhe eshte ne prove gjithmone,eshte lufta e tij dhe e stafit.Kete pune dine te bejne.Sipas statistikave,eshte e vertetuar qe ne tere boten mosha e trete lexon vertet dhe mosha e trete ka shume rendesi.Nje fjale e urte afrikane thote;”Kur vdes nje plak digjet nje biblioteke”.Sa per Berishen,une besoj se lufta ende nuk ka mbaruar,ka akoma malinjitet sufiçent per te shpikur sherr akoma doktori.

  • INDERUARE KRYEREDAKTORE I GAZETES DITA
    KJO GAZETE E MIREPRITUR TE LEXUSIT SHQIPTARE NJE NDER LEXUSITE E GAZETES SUAJ TE NDERUAR PER SA LEXOVA NE ARTIKULLIN TUAJE
    UNE JAME SHUME DAKORTE QE JU TA NGRINI CMIMIN E GAZETES TUAJ TE NDERUAR PER LEXUSIT SHQIPTARE UNE KAME LEXUARE NGA TE GJITHA GAZETAT NE SHTYPIN SHQIPTARE POR KJO GAZETE ME BERI PER VETE RESPEKTE PER JU DHE GJITH STAFIN TUAJ PELLUMB MECAJ TIRANE

  • Pèrshèndetje! Stafi drejtues i gazetès DITA
    .Pèrshendetje,Z.THano.
    Sa pèr dijeni unè qè po ju shkruaj jam njè klient i kèsaj gazete pra nuk ka munguar asnjè ditè nè shtèpiné time.Dita! E themè kètè me plot bindje sepse èshtè e vetmja gazetè nè vendin tonè qè na sjellè vetèm realitètin ashtu sic èshté bruto me kuptimin e mirè tè fjalès
    .Z.Thano,pérsa i pèrket ngritjes sè cmimit edhe 10lekè tè tjera edhe pse jetojmè nè kohè krize kètè gazeté nuk do tè neglizhojmè pèr ta blerè, do tè kursejmè nè njè vend tjetèr dhe kjo tè bèhet anètare nè familjen time. Ky èshtè mendimi im pèr kètè problem, Ju faleminderit shumé. Me respekte. Sinqerisht. ALI GJONI.

  • Z.Thano Kam dashur tju shkruaj edhe me pare per tju falenderuar per krijimin tuaj shume simpatik,gazeten ”DITA”,por kam qene i kenaqur me falenderimet e shumta qe merrni perdite.E vetmja verejtje ka lidhje me fotografite e botuara ndermjet faqeve.Sa per pyetjen e sotme,kerkesa juaj per cmimin e gazetes me duket shume llogjike.
    Me respekt Anila Canodemaj

  • keni te drejte bejeni 300 lek . cmimi i gazetave ne shqiperi qesharake. te mendosh qe nje kafe kuhton 80 leke deri 1200 ne disa vende. qesharake

  • Lexova letren e hapur te kryeredaktorit te dites un ne radh te par jam dakort per ritjen e cmimit me 10 lek te reja. Sepse thoni ju gazeta dita ka luftuar per ket dit dhe i takon nje merit aq e madhe me gjith stafin qe djersa e tyre u shperblye me rezimin nga pushteti te agjentit te u.d.b. Sali rumpadhes dhe njeriut me te lik te shqiptareve. Me dhenjen e borxhit publik nga edi rama dhe ju mirpresim ritjen e cmimit

  • Ti biem ne koke problemit. Letren tuaj e lexova me vemendje. Komentet e 99 vetave para meje, jo. Nuk pata kohe. Nuk e di komentin e mendimin e tyre. Po kjo pak rendesi ka per mua. Ta besh me kenaqesi 30 leke. Se mos do t’ u shpetoje kjo rritje, por ne kete lloj tranzitcioni te gjate specifik shqiptar, mbase “mbyllni ndonje boshllek”. Me kenaqesi. Bejeni. Ne nuk na kushton gje, juve mbase u rregullon diçka.
    Ju jeni nje grup te rinjsh qe u flet zemra e jo xhepi per vendin. Kjo eshte teper e rendesishme. Bounoparti thoshte: ‘Njeriu duhet ta kete zemren ne koke!”. E ju jeni te tille.
    Me respekt. Rezo Çulli

  • I nderuar Thano.
    Nuk eshte problem nje 10 lekesh kur te gjithe jemi te ndergjegjshem per kostot e larta dhe kam frike se nuk do jete e mjaftueshme per mbijetese
    Do tju sugjeroja si nje mik qe te shikoni si mund te gjeneroni me shume te ardhura nga klikimet ne website
    Ndoshta duhet te lidheni me nje agjensi qe ka eksperience ne kete fushe
    Ju the Tema jeni websitet me te klikuara dhe vizituara. Ndiqni eksperiencen e facebook, pothuajse e vetmja e ardhur (miliarda ne muaj) eshte nga klikimet
    Top Channel duket se eshte ne hapat e para te realizimit dhe kapitalizimit nga vizitat ne website
    Ju uroj

  • pershendetje stafi i dita-s, jeni gazeta nr.1 ne treg dhe mendoj se jeni me te miret. nuk perben problem rritja me 10 lek, por standarti qe do te mbani.

  • E meritoni ngritjen e çmimit. Do ju bëjë dy kërkesa, mos botoni budallallëqet e Sali Berishës që shkruan në fb gjithashtu shpresoj që gazeta DITA të mos kthehet në gazetë partie si “Koha Jonë” Çdo qeveri ka nevojë për oponencë që të bëjë gjëra të mira(nëse do)

  • Z. Thano,
    Një letër me të vërtetë për tu admiruar! Nuk kishte si të ishte ndryshe. Niveli, tematika dhe të vërtetat që ju trajtoni, tregojnë qartësisht dhe formimin tuaj qytetar por dhe atë profesional, sigurisht bashkë me stafin tuaj.
    Jeni gazeta ime e preferuar që komentoj on-line. Sigurisht që do ta blej gazetën me 30 lekë dhe me sa lexova nga komentuesit e tjerë, çmimi që ju ndani me ne qytetarët, nuk përbën problem.
    Mbase duhet të merrni parasysh edhe sugjerimet e disa komentuesve për pasqyrimin e reklamave dhe abonimet nga jashtë, pavarësisht se jeni shprehur se… ” ne nuk jemi tregtarë që flirtojmë me politikën dhe nuk duam të jemi të tillë. Duam që Dita të mbetet e jona, e Juaja”. Kjo për mua tregon edhe njëherë shpirtin dhe mendimin tuaj të lirë, ashtu siç është edhe e vërteta. E vetmja gjë që do dëshiroja prej jush, është të mos ndryshoni nga këta që jeni.
    Përshëndetje dhe Punë të mbarë!

  • I nderuar Z. Thano!

    Se pari te falenderoj perzemersisht per ate dialog qe i ka munguar dhe po i mungon sot klases politike dje dhe (ndonese shpejt) sot.
    Paanesia dhe pasqyrimi me realitet i asaj cka ndodh nuk ka vlere e per me teper 10 lek, cka eshte simbolike.

    Urime dhe suksese

  • Z.Thano eshte e vertet qe DITA erdhi per ne dhe ne e bem ate nje nga gazetat me te kerkuara ne treg.Dita erdhi me nje mision:Demaskimin dhe luftimin e regjimit totalitar berishian.Ketij qellimi ajo dhe ne ja arritem.Kur je ne veshtiresi ben edhe sakrifica sic ishte shitja nen kosto prej 20 lek.Tani eshte koha qe DITA te shitet si gjithe te tjerat pra 30 lek.Njerzit le ta bejne diferencen duke e blere ose jo.
    Respekte dhe vazhdoni keshtu

  • I nderuar Kryeredaktor Thano!
    Faleminderit per ndershmerine, sinqeritetin, mprehtesine dhe realizmin tuaj e te gazetes se dashur Dita.
    Ju lutem vazhdoni me kete kurs dhe mos kurseni as paudhesite e pushtetareve te rinj.

    Nje kompliment te pamate edhe per karikaturistin tuaj te cilit do te deshironim qe ti publikohej emri edhe on line.
    Ju e meritoni cmimin 30 leke. Duke ju uruar nga zemra suksese

    Beni

  • Z. Ardian ju falenderojm dhe ju pergezojme per punen dhe kontributin qe keni dhene. Edhe 100 leke ta beni gazeten une do e blejea. Kam besim se edhe me 30 leke Dita do te lexohet.

  • JENI SHUME TE VONUAR. JANE ARTIKUJT DHE TEMATIKA ATO QE E BEJN GAZETEN TUAJ SHUME TE KERKUAR . JANE GAZETARET PREFSIONIS ME NJE PIKTOR SHUME TE ZGJUAR. DHE JO CMIMI. HARXHOJ KOHE QE E LEXOJ DERI NE FUND DHE PERFITOJ SHUME.JU FALENDERO PER KENAQESIN QE ME JEPNI. LUAN HOXHA. GJIROKASTER.

  • Pershendetje. Ngritja e cmimit te dites do ta kete nje kosto te fukarallekut. Ajo eshte dhe mbetet shpresa e jirise e drejtesise DEMKRATIKE. Perpara me mencuri dhe guxim. Selfo Allka, FIER

  • Gazeta DITA*te nderuar s’tafi i gazetes Dita,me lejoni si lexues i rregullt i keti shtypi,doja te ndaja me gjithe lexuesit e tjer,por edhe me ata,qe rastesia i Çon te kjo gazet,po te krahasosh nje gazet me nje kafe,i bie qe te blesh tre gazeta dhe te pish nje kafe! por kur njeriu pi 3 kafe e me teper, kur nje kafe kushton 100 leke te reja,por ne dyqane me lluksoze shkon edhe dyfishi,s’po e vazhdoj me tej,se lexuesit do te fillonin lojen e kungujeshes! Por do ti thoshja te gjithe dashamirsve te kesaj gazete,se eshte e vertet! qe kjo trup gazetaresh u mor me folen e grenzave,deri sa e permbysi,por fituam ne njerzit e thjesht,fitoj drejtesia,ra kuÇedra njeher e pergjithmon,ndaj jemi te gjithe borxhelinj,flas gjithemon nga ana materjale,mbasi kemi haritur gjithe kete betej,na del si detyr,qe ta paguam sikunder jane disa gazeta te tjera ne treg,por jo me keto informacjone qe i ka Dita,i nderuar kryeredaktor,ju meritoni me shume nga te gjithe ne,por fati i te gjitheve ne qe ne shkrimet tuaja,une besoje se nuk eshte ndonj shpenzim i madh ose padrejtesi ,qe te rritet kostua prej 10 lekesh,ne te gjithe bashk do ta Çojme perpara,siÇ po ecen perpara rilindja shqipetare,flm,lexues.

  • Z. Thano. Pershendetje! Persa i kerkooi lexuesve te gazetes Dita per ngritjen e cmimit ne 30 lek nga 20 aktualisht . Per frymen qe percjell gazeta juaj besoj se do t’ju mirkuptojne. Por ju lutem me nje kusht: Ruani ne vazhdimesi frymen ndaj se keqes ne kete vend.! Cdo gje e mire te quhet e mire dhe cdo gje e keqe te quhet e keqe e te denigrohet me shpresen se ky vend meriton shume. Respekte Ju dhe stafit tuaj. Medi Mara. Gramsh.

  • DITA LE TE BEHET pesdhjet leke.Per mua nuke eshte vetem Dita pe kaloi diten me te por eshte Drita qe mbane ne jete gjithesine.Sinan Manh Durres.

  • Z.Adrian,nga nje bisede bere midis disa lexueseve te rregullt jemi dakort rritjes se cmimit pa asnje mendim kundra.Ju sugjerojme qe te kete nje rubrike te shpeshte per shendetin(nga specialiste te fushave te ndryshme te mjeksise).Ky mendim eshte ne te mire te lexuesit por dhe gazetes tuaj(!).Sinqerisht,Trim Como.

  • Pershendetje.jam nje lexues i rregullt i gaz. Tuaj .lexova sot letren hapur te z.thano ne lidhje me cmimin e gaz. Personalisht jam dakort do te kursej ne nje ane dhe diten nuk e le pa e mare. Gjithmone me respekt. Engjelli nga tirana

  • Pershendetje Ardian!
    Se Pari ju uroj ju dhe gjithe ata djem e vajza bashkepunetore tuaj,te cilet me iniciativen,vullnetin,dhe moralin e tyre prej profesioninsti keni arritur tashme ti sillni opinionit publik nje vlere te padiskutueshme ne median e shkruar dhe kryesisht ne gazetarine investigative.
    Cmimi qe propozon eshte patjeter i perballueshem.
    Uroj te vazhdoni misionin tuaj fisnik me po te njejtin mentalitet si edhe deri me sot.

    Respekteeee!!!!!!!

  • …kjo leter e hapur me ktheu disa vite ne kohe dhe me mallengjeu…jo vetem leket qe do ti japim se e….meritoni ne rreximin e diktatures….por……. z. Thana….marrce nga ditet tona dhe te na rroc sa malet……

  • Z. Adrian,

    Perfitoj nga rasti t’ju shpreh admirimin dhe respektin e thelle qe kam per ju si gazetar dhe stafin tuaj jashtezakonisht profesional.
    Eshte prekes gjesti juaj prej idealisti te vertete te kerkoni opinionin e lexuesve tuaj mbi nje çeshtje kaq delikate, siç jane parate.
    Une jetoj ne Kanada dhe jam i mireinformuar qe nje pjese numerike e rendesishme e emigranteve shqiptare lexojne rregullisht faqen tuaj online (dhe Temen gjithashtu). Dhe kam bindje se emigrantet kudo ku jane (SHBA, Kanada, Europe etj.) do te paguajne pa problem nje abonim mujor, te themi prej 2 dollare ne muaj vitin e pare dhe me pas 4 dollare/muaj per vitet ne vazhdim e me tutje “me te pare e me te bere”. Po keshtu afrimi i reklamave online eshte gjithnje nje burim i mire te ardhurash me shpenzime minimale.
    Merita juaj ne diskreditimin e asaj bande perverse e fashiste qe na neveriti deri edhe racen tone eshte gjigande dhe ju do te mbeteni ne historine e Shqiperise si nje nga heronjte e ketij populli.
    Vetem do t’ju uroja edhe dy gjera “te vogla”:
    – se pari, te vazhdoni te diskreditoni dhe demaskoni pa meshire banden fashistoide te S.B. e kompani deri kur populli t’i shohe te ulur ne banken e te akuzuarve dhe ne kete rast presioni i shtypit dhe medias mbi qeverine dhe insitucionet e tjera eshte esencial ne ditet e sotme;
    – dhe se dyti te mbani lart vigjilencen dhe te godisni pa meshire, qe ne shfaqjet e para, perpjekjet qe nuk do mungojne e nje pjese te pushtetareve te rinj per te shfrytezuar postet e tyre per perfitime personale e familjare. Kjo e dyta nuk eshte dhe aq e veshtire sa duket, mjafton te survejoni nivelin e tyre te jeteses. Llogarite nuk eshte e veshtire te behen sidomos per punonjesit qe deklarojne si te ardhur vetem rrogen e shtetit.

    Me respekt te thelle
    matura 79

  • Pa hipokrizi, ndac te pranoj ndac te mos pranoj une , bilancet i dini vete, tregun e njihni ju…Ne kemi pasionin per te lecitur…Ka dhe nje problem : Cila pjese e lexuesit konsumon produktin tuaj ?
    Sepse ne qe kemi kompjutera e internet nuk e kemi problem ate ‘gllenke kafeje-10 leke”, te tjeret qe nuk kane aksese te tilla nga problemet financiare…Ata duhen pyetur,duhen testuar,duhen sondazhuar…

    Dhe nje gje i nderuar : Mesa di une gazeta eshte ” si nje varr i hapur qe do mbushur perdite”, por kjo nuk duhet te cenoje cilesine e informimeve,analizave apo opinioneve. Editorialin e keni ju ne dore, ndersa per rubrikat dhe bashkepunetoret specialista duhet te gjeni menyren per t’i ‘gllaberuar’. Gjuha e te shkruarit te mos jete shume ‘populiste’ por as e ‘perbaltur’ me fjale te huaja.Nejse, dhe per kaq sa keni bere ju falenderoj shume anipse kam dhe pretendime shume,fale dhe mundesise qe na jepet te shfletojme dhe shtyp te huaj…

    Mbaresi dhe me ‘mende ne koke’ i thone nga ana jone, pasi udhetimi eshte i gjate…

  • Ardian djali, e shikon sa njerez te ndjekin dita dites, Ju dhe “DITEN ” T’uaj? Ka mes tyre dhe kristora e prishtora, por shumica dermuese ju ndjek dike ju mbeshtetur me gjithe shpirt.Pse valle? Sepse jeni pararoja e fjales shpate.Me ben pershtypje shume kur shikoj te renj e te reja, tek kabina e gazetashitesave duke kerkuar” Diten”! Dhe me shpirt ju kam uruar, U lumte djem!
    Kerkesa juaj, gjithe kulture dhe krejt e ndryshme gjer sot, per sa po shkruani, eshte jo vetem e drejte por dhe e perballushme per te gjithe lexuesit e shumte te saj.Ajo qe duhet rritur perdite nga ana e stafit T’uaj, duhet te jete thenia e te vertetave te medha pse kete vendin tone te vogel e kane bere “Halleshume”. Ju i kini thene sic i dime e perjetuar ne te thjeshtet…
    Vazhdoni ti bini lubise qe ka pjelle mijera te keqia, zullume, krime, qe mbolli dhe po lulezon kusaria si mentalitet i pandeshkushem me. Te atyre qe qeverisen varferine me KUSARI…
    Suksese DITES!

  • Zoti Adrian Thano! Unë jam një lexues i ri i gazetës DITA. Jam nga Dukati mal i Vlorës (pak rendesi ka). DITA dhe Shqip janë gazetat që lexoj unë. Nuk ka fare problem për 10 lekë. Faleminderit!

  • JU keni vene interesat e pergjithshme mbi ato personale kjo duket qarte.Qe kur DITA ka lindur e deri sot ju jenni rritur shume,ju lumte jeni te vertete dhe jo fallco.Puna juaj nuk ka cmim .vazhdoni keshtu…..

  • I nderuar Adrian! Gazeta DITA është më e pëlqyera dhe më realistja prandaj unë jam dakort të kontribuojmë edhe për një dhjetë lekshe. Me respekt! M.Kaça, Bathore.

  • Z.Adrian, ju zotoheni se “DITA do të mbetet e jona, e juaja”. Ju falenderojmë, na gëzon qëndrimi juaj larg tregëtarëve mafiozë, populli s’duhet të pranojë që larot e horrat t’i hipin në zverk. Unë e kam pensionin 1100 lekë në muaj, do të pranoj rritjen 10 lekë për DITËN që përhap dritën, të vërtetën në këtë vend ku vritet e vërteta, ku heronjtë zëvendësohen me kriminelët e tradhëtarët. Dëshiroj ta mbroni historinë tonë se atë e ka vendosur pushka, sakrificat dhe gjaku i atyre që bënë luftën partizane dhe s’do të ketë tradhëtar të vjetër apo të rinj që ta zbehin apo ta ndryshojnë atë. Ju uroi suksese!

  • E nderuara DITA dhe i yni Adrian! Përshëndetje! Çdo punë ka vlerat e saj, por gazeta DITA juaj ka mendje, ide, guxim, trimëri, saktësi dhe ndershmëri. Maskarenj janë ata që u kanë sulmuar dhe mundohen t’ju pengojnë ju. Komunikimi juaj me lexuesin është vele kombëtare. Jeni bërë përditë shtypi i shqiptarëve. Ne nuk mund të rrimë pa ju në shtëpi apo kudo që të jemi. Ne jemi prindërit tuaj e ti biri jonë! Arma në luftën me të keqen në Shqipëri, fishekun e nxjerr nga goja DITA jonë e dashur. Gazeta juaj ka vlerë të madhe pasi është dhe e jona. Lutemi, mos u tërhiqni të na ngreni zemrat peshë. Bëjeni më të përsosur me ata të rinj që keni në staf dhe shikojeni si do të shitet. Qëndroni krenarë në fisnikrinë tuaj në shërbim të komunitetit. Fort përqafime! I juaji Pjetër Bubaj.

  • Përshëndetje gazeta DITA! Jam një lexuese e rregullt e gazetës suaj dhe është e vështirë të ndahem prej saj, jam studente dhe sa herë që kthehem nga shkolla, gjëja e parë që do bëj pas qetësimit, lexoj gazetën time të preferuar, besoj se si unë ka dhe shumë të tjerë. Ju keni nisur një kalvar i cili besoj se do të jetë shumë i gjatë për të thënat dhe të pathënat të vërteta që shpeshherë janë të hidhura, por që duhen thënë. Prandaj gazeta juaj do të jetë gjithmon e para, pavarësisht çmimit që ka ajo sepse në të shprehet qartë realiteti shqiptar. Ju përgëzoj dhe suksese! Me respekt, Mbaresa Zotaj.

  • Zoti Adrian! Me shkrimin që keni bërë, unë si person jam gati që të abonohem për gazetën time. E them këtë se jam në tuneli në Vlorë, këtu vini dhe shtesën sa e shikoni të arsyeshme. Ju falenderoj për shkrimin njerëzor që keni treguar. Me respekt, Berti Xhillari.

  • Mirëmbrëma! Aq shumë rradhë të shkruara dhe kërkesë ndjese, nuk vlejnë 10 lekë. Ju, i dashur Adrian dhe stafi juaj, aq sa profesionist, po aq guximtar nën pushtetin e maskarenjve, nuk vlerësoheni dot me para! Aq me pak me një shtesë 10 lekëshe! Ju duhet të paguheni sa më mirë, se ndryshe nuk do ju punojë pena si dhe sa duhet, në mbështetje të së drejtës. Me respekt, një çift lexuesish të rregullt të DITËS, nga Tirana jonë.

  • I nderuar z.Thano! Letra juaj e hapur për mua dhe katër shoqet e mia që jemi blerëse të rregullta të gazetës DITA, ndonëse me pension simbolik, absolutisht nuk mund të ndahemi nga gazeta DITA, e cila është gazeta, deri tani, më e mençura, më objektivja, më e sinqerta, më trimja, më.. më.. dhe më e bukura çuditërisht, si vet k/redaktori i saj. Lum familja që të ka pjesëtar të saj, miqtë dhe mikeshat, po ama dhe lum ne lexueset e tua që të kemi përherë të pranishme në familjet tona. Të përqafojmë! Medi, Lula, Nadja, Nora.

  • I nderuar z.kryeredaktor i ‘DITËS’! Të respektoj dhe të çmoj shumë për komunikimin e drejtëpërdrejtë dhe të sinqertë me lexuesin, misioni juaj fisnik që keni ndërmarrë për të botuar një gazetë që për aleat ka vetëm dokumentin, faktin dhe te vërtetën ‘blic’, ju bën të admirueshëm dhe të kërkuar në treg, pavarësisht çmimit. “Liria nuk ka çmim!” (Për mendimin tim personal) rritja me 10 lekë është e papërfillshme për të ecur drejt dhe parë sa më larg, luajal dhe korrekt si përherë. Me respekt nga Adrian Milo.

  • I nderuar Thano, Ju pergezoj per gazeten. E vertete qe mund te thoni ne gazeten tuaj vlen shume me shume para se 20 lek. Pa frike rriteni ne 30 leke, do ta blejme per dite gazeten tuaj te sukseshme. Urime per ju ne do ju mbeshtetim!

  • Quhem Avdulla Dervishi, oficer policie i liruar nga Salinjte. Nuk do te kerkoj rikthimin ne pune. Diten e punes privat e filloj me Diten. Keni mbajtur gjalle opozitarizmin. Jeni gazeta me objektive. Duhet me shume se 30 leke. Gazetares me te re, kur te kete ditelindjen dua ti bej nje torte dhurate. Pune te mbare!

  • I nderuar z.Thano! Unë sot ju dërgova në I-Majl personal një shkrim rreth krizës dhe borxheve amerikane, komentuar situata e rëndë nëpermjet presidentit të Bankës Qendrore Europiane,Mario Draghi i cili shfaq besimin se SHBA do ta zgjidhin pozitivisht problemin,pasi e kundërta edhe disa arritje europiane do fundosen dhe kriza do mberthejë me tej botën.Nuk di ne do ta publikoni, pasi është e drejta e juaj dhe nëse e pubikoni si autor deklaroi “faljen” e honorarit që më takon ligjërisht dhe domosdoshmerisht si cdo publicist unë ngulmoj t’i marrë,si merr shitsi i frutave kur shet dhe një kile mollë!…
    E deklaroj jo kotesisht këtë, pavarsisht se nuk kam shumë nevojë për honoraret e gazetave të mjera shqiptare, të cilat jo vetëm autorë e bashkpuntorë të ndryshëm i paguajne keq,ose nuk i paguajnë;por dhe rrogat e gazetarëve i kanë të mjerueshme!…
    Duket sikur po shkruaj e kërkoj “qiqra në hell” dhe jam larg shqetsimit Tuaj serioz dhe “gatishmërisë e mirkuptimit” të komentuesve vërtet për t’u respektuar! Por unë mendoj disi ndryshe dhe ndaj fillova me kërkesat e atyre qe shkruajne dhe gazetarëve që përbëjnë stafet dhe prodhojnë gazetën!
    I dashur Thano, është publikuar se nga “revoucioni Web”, (interneti) në vitin 2025 do të vdes gazeta e fundit print dhe më e ndjekura e botës:New York Time! Natyrisht nuk do të prihen më aq shumë drurë që prodhojnë letrën për shtyp dhe për libra. Miku im,guru i M5S këtu në Itali,G.Cassalegio, në një konferencë mbi ardhmërinë e informimit publik,dy javë më parë(ne prezencë të kryeministrit italian Letta, ish kryeministrit Monti etj,deklaroi si specialist i shquar vdekjen e shtypit letër,vdekjen e partive politike,nëpermjet Revolucionit Web,ku Sovrani do vetinformohet (dhe vertet informohet) nga rrjetet sociale,bile do të jetë vet ai,protagonist (politikan a gazetar,drejtues e intelektual) …Natyrisht do kohë,sidomos në Shqiperi ku Rilindjes po i kërkohet modernizim i institucioneve gjer dhe klasave të shkollave me rjetin social të internetit dhe mësimin e tij ku dhe derrasë e zezë të jetë ekrani i kompiuterit,I-Padit,I-Phonit;gjer tek blerja e librit dhe leximi në mënyrë individuale,pa nevojen e letrës…Besoj se këto ju i dini,pasi nuk janë shpikje të mia!
    Megjithatë,në Shqiperi shtypi letër bën para.Bën para pasi nuk ka si mbijetojnë dhjetra e dhjetra gazeta,ndofta më shumë se në Itali ku 75 gazeta vitin e kaluar u raportua se u mbyllën nga falimentimi dhe të tjera kërcënohen këtë vit.Gazeta “ime” “Il secolo XIX” nga 300 mijë kopje sot nxjerr në treg 60 mijë dhe cmimin e rriti nga 1.2 euro në. 1.3….Dhjetra gazetarë janë shkurtuar!…
    E kuptoj shqetsimin tuaj dhimbës dhe, sinqerisht, uroj të mbijetoni sa më gjatë bashkë me gazetat që unë preferoj e kam shkruar si “Telegraf”,dhe e pavdekshmja e Luftes Nacional Clirimtare,që na renditi në anën e fitimtarëve botrorë,”Zeri i Popullit”…
    I them sinqerisht këto, pasi qindrat e gazetave aty,prodhuar per mbrojtje të “presidentëve” ndertues a mashtrues,u marrin vlerën e punës juve që dhe unë ju vendos primarë,në vlerësim!Ju me shqetsim e ndrojtje shkruani se po detyroheni të ngrini cmimin e gazetës nga 200 në 300 lekë. Dhe komentues të shumte,bashkë me mua, ju mirkuptojnë bile përbetohen me dhimbje se do ju blejnë…Sepse vërtet ju duan dhe nuk vazhdoj të them përse, por gjer në “vdekje” që do vijë,si cdo jetë njerzore (e quaj të tillë Ditën, Telegraf, Z.P) ju duhet të ndiqni kohën, të perpiqeni dhe “ushqeheni” me vlerë! Disa mendime janë dhënë,por unë kesaj cilesie të mirë,do ti shtoja reklamën dhe “La Repubblica” në Itali krijoi epersi ndaj “Corrjere della Sera ” me të dy shtyllat:Cilësi shkrimesh aktuale,(2-3 faqe politika e ditës,brenda jasht vendit,por jo thjesht “lajm”qe e japin TV,Radiot,por analiza të thella,Goditje,Kundergoditje,Perfundime që terheqin lexues…,shkallë e larte e Artit, Shendetsia-Ushqimi-Guzhina,Sporti ndryshe…)Tregu vlerëson dhe ju jeni mirë;por keq me cmimin bile cmimi i gazetave ne Shqiperi është skandaloz, ndaj demton gazetaret! Shikoni:Ketej (ka kam thene me kohë drejtorit të nderuar të”Telegraf”) një filxhan kafe kushton 1 euro,gazetat mbi një Euro dhe popullsia 58 milion banorë Italia.Dhe në krizë shtypi.Po aty?Jashtzakonisht keq!Gazeta me mundim te jashtzakonshëm shitet më pak se një filxhan kafe! Ky raport duhej prishur me kohë ne favor 10-20 perqind me lartë gazetat se filxhani i kafesë!Kjo nuk është vonë të behet,bile dhe në mënyrë “sindikale”,pasi neser dhe gazetat partiake qe ju shkaterrojnë se dalin me para të vjedhura nga xhepi i Sovranit(turpesisht partitë financohen nga shteti gje qe duhet Sovrani ta shkaterrojë) ato neser nese kanë ” bythë” do dalin në treg me paratë e militantëve…dhe jo të shtetit!Edhe e preferuara ime “ZP” kështu duhet të dalë!…Ju meritoni të mbijetoni më gjatë,sepse lexuesi si shihet ju do!Por duhen rregulluar raportet me cmimin(a do vini në Europe?Ndiqni raportin e filxhanit të kafesë me ulët se cmimi i gazetës) dhe gazetave informale të presidentëve ndertues a shkaterrues,e kete duhet ta bëjë kritika juaj(konkurenca e ashpër) me kontrollin e Lartë të Shtetit që fle!Ju do të “vdisni”të fundit në Shqiperi!Une këtë e besoj!…

    • patjeter qe e njihni mire problemin,por La Repubblica ka pronar De Benedettin,qe eshte industrialist dhe ka para per ti investuar pa fitim te madh ne fusha siç eshte shtypi.Corriere(RCS)ka pasur probleme ortakesh,ka nje pakt sindikal dhe ka oshiluar nga pasiguria e pronareve(me duket se Fiat do shese aksionet ne RCS,por ata kur thone se shesin blejne dhe anasjelltas,hajde t’i marresh vesh).Dita eshte gazete e re,do ishte mire qe Thano te ishte”inxhinier”si De Benedetti dhe gazeten ta kishte per çeplendisje,por fatkeqesisht(ose fatmiresisht)eshte ndryshe,paga e tij dhe e stafit varet nga produkti,ndaj po ben kete rritje çmimi.Po e ke derguar email-in dhe do honorarin,e ke te sigurte refuzimin,hahhahahaha.L.jemi pak miq,te kujtohet qe kemi folur,por na humben numrat.Grillo doli nje deluzion,sikur do ishte Azemi po te ishte gjalle,kryetar i ndonje partie mitingashe.Gjynah,se Grillo ka lindur per kritik,s’mund te beje per shtetar,njelloj si Akili,qe bente per dyluftime,por nuk bente per gjeneral.Pershendetje!

  • Ta beni cmimim sa te doni o nenemadhja DITA , them keshtu pasi shtypi tjeter eshte kthyer ne sherbetor te politikes. Me kembe te mbare….

  • Veprim dinjitoz dhe mesazh demokratik per te tjeret jo vetem te medias ne nje vend ku sundon abuzimi,perdhosja e dinjitetit njerezor dhe krekosja.Rofte dinjiteti,respekte.

  • Gazeta eshte shume realiste dhe eshte ne familjes tone. Kam bere denoncime sigurisht duke ju pershtatshme edhe komentin te artikujve edhe ne gazetat e tjera,por Kam pare qe menjehere e Kane hequr,p.sh. Tek panorama sic duket dikujt ju preK interesi. ketu ne artikullin e shkruar nga Servet pellumbi Kam shkruar nje denoncim dhe me behet qejfi qe nuk eshte hequr.
    MUND ta lexoni po me kete Emer per KARBURANTIN. RESULI er ne Tirane ne fillim te rruges Don Bosko qe eshte prone private e nje familje ne Tirane. Me letra te rregullta dhe qe Jane falsifikuar ne hipoteke edhe duke e shitur duke qene keshtu edhe ne proces gjyqesor te ciliin ne fituam,por akoma punojne te KORRUPTUARIT dhe Jo drejtesia dhe policia ndertimore e bashkise Tirane qe e gjeten gjuhen e perbashket me ate qe e ndertoi pa leje KARBURANTIN RESULI er ne token e pronareve te ligjshem? Prandaj edhe Kam kerkuar ndihmen e Qeverise aktuale.

  • Z. Kryeredaktor!
    E lexova letren sapo u shfaq e plote ne sitin tuaj. Me pelqeu, por nuk u shpreha sepse une e lexoj ne internet dhe nuk me takon te shfaq mendim, perderisa vete nuk e blej gazeten e shtypur. Tani qe u hodha nje sy komenteve te lexuesve te tjere, them se gazeta e meriton te blihet 10 leke me shume.
    Me respekt
    Theodhori

  • I nderuari k/redaktor. Te mirekuptojme drejte. Rritja cmimit te gazetes Dita” nga 20 leke ne 30 leke eshte me se epranuesme dhe drete. Vetmvioni te jini mbrojtes te e veretes, ndryshe….
    Me respe
    Dilaver Goxhaj

  • Z.Adrian, dihet tashme pothuajse nga gjithe shqiptaret se c vlera ka gazeta juaj, prandaj nuk e besoj te hezitoj njeri per rritjen prej 10 lekesh te cmimit te saj. Eglantina Bifsha Bajrami, Tirane

  • I nderuar Adrian!
    Jetoj jashte Shqiperise,por gazeten “Dita” e lexoj me kenaqesi.Rendesi, ka te ecni ne kete rruge te veshtire qe keni nisur,por jo te pamundur.Media,eshte syri dhe veshi i publikut,eshte zeri i tij.Roli juaj dhe i gazetareve te tjere, eshte te perconi sa me shpejt,me drejt dhe me cilesi lajmin,analizen.Behuni flamurtare te demaskimit te se keqes dhe propagandues te se mires.Tregohuni te paanshem.Nuk na intereson nje qeverisje e keqe,boll e kishim ate te Sali Berishes.Na duhet nje qeverisje e drejte,e pa korruptuar dhe me vizion,per te sjelle me te vertete “Rilindjen”.Por, ne kemi nevoje, te mesojme edhe te verteten mbi qeverisjen e mepareshme,te cilen e ndeshkoj populli me vote.Prandaj na duhen edhe fakte mbi korrupsionin,vjedhjet,krimin dhe kontrabanden e kryer nga qeverisja e Sali Berishes apo klanet e tij mafioze.Na duhet ballafaqimi me “bemat” e opozites se sotme,dje ne pushtet,per te vleresuar kakarisjet e saj,sot, kunder maxhorances se re.Ky ballafaqim,do i nxjerre lakuriq, ashtu sic kane drejtuar dhe vepruar kur ishin ne pushtet Keshtu do te jeni gjithmone, nje gazete e preferuar dhe vleresuar nga lexuesi.Persa i takon cmimit,kam mendimin qe cilesia e sherbimit qe do te kryeni, ka cmim.Ne se do vazhdoni si deri me tani, ai duhet ngritur,perndryshe eshte e turpeshme te vleresohet njesoj me pacavuren “55”.

  • nuk ka rendesi cmimi – ka e verteta dhe populli do te verteten –

    kur nuk do tja botosh foton Hitlerit te Shqiperise Salli Mallomes – a mund te japesh nje date – lajmet per te pa foto.

    pershendetje jeni te papare me ato fotot-dizenjo te faqes se pare.

  • Ju kam lexuar kur isha ne Shqiperi..Jeni nje staf shume I specjalizuar dhe kerkoni ate qe meritoni..Ju kam blere c’do dite dhe me pelqenin dhe karikaturat te them te drejten..Plus ne kohen qe isha aty, kishit ca lajme investigimi shume me te zbuluara nga gazetat e tjera..Jeni nje gazete shume presticjoze..

  • Pershendetje Z. Thano, jam Beso Nesha dhe dakord me kerkesen tuaj, deri ne 5O nese eshte nevoja. Plus qe cdo dite beheni me te specializuar. Me marrjen e Entela Resulit ne staff i keni dhene nje fytyre dhe permbajtje me te bukur gazetes. Vazhdoni ne ballin larte, ne do te jemi me ju ne cdo moment!
    Suksese
    Besua

  • Z. Thano, eshte nje risk qe duhet ta merrni persiper sepse jeni ne biznes. Nje keshille qe mund tju vleje eshte se nese rrisni cmimin duhet te ofroni vlere me te larte qe te mbani te njejtin tirazh shitjesh. Tregu eshte rregullatori i padukshem i vlerave. Suksese

  • Respekt per gazeten dhe prodhuesit e saj.Po i dhate shenjat qe jeni jo pale me veprimet jo te mira te qeverise,sidomos ne planin kombetare,ne luften kundra korrupsionit moral e financiare,edhe Ju e kuptoni qe lexuesit dhe mbeshtetesit T’uaj,do te ulen ndjeshem.Sukse ne rrugen e karrieres se gazetarise.

  • Ruani fort vlerat dhe persosni vazhdimisht ato. Kam besimin se tregu do t’ju vleresoje. Ndjek perdite lajmet nga kjo gazete dhe kam mendimin se edhe 50 leke jane pak. Me prane njerezve te thjeshte do te mblidhni me shume nektar. Germoni me thelle, guxoni me shume dhe godisni apo gudulisni e evidentoni vlerat nga te gjitha krahet. Zgjeroni aksionin me mendjet me te hapura nga fusha me te ndryshme. Me respekt e urimet me te mira.

  • Nje gje me ben pershtypje. Sa mori pushtetin PS juve nuk ju del hesapi .Me sa duket e kryet misionin.Tani nuk ju financojne me. Ju shfrytezuan dhe kaq e pati.

  • Pershendetje! Jam nje lexues i rregullt i gazetes suaj, jam dakort me rritjen e cmimit sepse e meritoni.Nje keshille e vogel nuk besoj se do tju bezdise.Duhet te hapeni pak me teper,duhet te futeni me ne brendesi te ngjarjeve dhe te kritikoni me force te gjitha gabimet qe behen. Deri dje kritikuam ata qe iken sepse kishin vendosur ne poste drejtues njerez qe nuk e meritonin,te pa pajisur me arsimin perkates,militante te x partie,etj etj. Te njejten gje po shohim te ndodhe me disa emerime te reja.Deri kure do do vazhdoje qe ne kete vend te mbetet ne hije meritokracia?

  • Zoti Thano, ju bashke me gazeten Tema dhe SOt jeni HEROJ te shtypit te lire shqiptar.Gazeten tuej mund talexoj ehe on line po ne te njejten kohe blej cdo dite Diten si shenje kontributi per gazeten tue.20 lek ehte shume pak. Edhe 30 do ta blejme. ju uroj suksese!

  • Mendoj se gazeta Dita shitet per punen qe ben dhe jo per cmimin e ulet,
    nje gazete si Dita qe flet hapur dhe prek problemet ne nerv domethene aty
    ku te dhemb, nuk ka problem edhe sikur te ngrihet cmimi, se qytetari preferon
    sinqeritetin gazetaresk.

  • Isha dy muaj ne Vlore,qershor korik dhe Gazeten Dita,e bleja cdo dite 50.leke.(Nuk jam i pasur,perkundrazi),por,ndihesha fare mire,kur 20.lek ja lija shitesit me kenaqsi,per kenaqesin qe me jepnin shkrimet aty,poezit, vizatimet….Pra,gazeta jua jvlen edhe me shume, eshte teper modest cmimi qe doni te vini 30.leke. ju pershendes nga larg Pelivan barjamaj.

  • Pershendetje.
    Une quhem Oljan Kanushi.
    Per mua nje ngritje e cmimit te gazetes do te ishte e mirepritur vetem ne rastin kur linja editoriale e gazetes do te jete E LIRE dhe E PAMVARUR.
    Ky eshte problemi i vertete I gazetarise te pakten ne 15 vitet e fundit dhe njerezit e vertete dhe ata te cilet nuk jane renduar nga ana ekonomike deri tani ndoshta mund edhe te sakrifikojne shume pak per nje pushtet te pamvarur mediatik.
    Ne momentin kur media krijohet-orientohet-derivon per te krijuar-perfituar te mira financiare, materiale, sponsorizime, tendera, kompani qe marrin perfitime nga shteti, te marri pjese nga pushteti me te cilin gjenden ne krah te kundert,te menjanoj lajmin dhe idete ne favor te nje krahu a te nje force politike,mafies a ne favor te politikave te gabuara te grupimeve te caktuara atehere ska pse te cilesohet e tille dhe uroj qe ky mos te jete kure rasti juaj!!
    Keshtu pra: per sa kohe do jeni te pa orientueshem drejt ketyre fenomeneve negative per lirine e medias jeni ju qe e keni doren e pare per te zgjedhur.
    Uroj qe kjo ngritje e cmimit te zgjidhi problemet financiare dhe te kontribuoj ne lirine e metejshme te medias e si rrjedhoj edhe ne pershkallezimit te civilizimit ne vendin tone.
    Uroj qe per asnje moment mos te beheni pjese e udheheqjes prej bipolarizimit politik qe udheheq shumicen e shtypit ne Shqiperi.

    Me respekt dhe vazhdim te mbare.

  • vetem per kenaqesine qe na jepni me artikujt ne gazeten tuaj i keni merituar dhe do ti meritoni te ardhurat. Normal qe edhe ju duhet te keni sodisfaksionin e fitimit gje per te cilen edhe punoni. Eshte mese normal cmimi 300 lekesh

  • Qe ne fillim uroj gjithe stafin e dites per trajtimin objektiv te problemeve te vendit, per guximin dje ne kohen e demodiktatures berishiane dhe lukunise grabitqare e vrasese, tashme te damkosur ne 23 qershor – dhe sot ne hapat e pare te Rilindjes.
    Ju keshilloj te ruani objektivitetin, Tani, per cmimin, une jam dakord per vete, por mendoheni edhe per nje grup jo te vogel lexuesish te perditshem, pensionistet. Me shume respekt.
    Prof.As.Dr Setki Mulla

  • i nderuar zoti Thano jam nje lexues gati i rregullt i gazetes Dita dhe mendoj se eshte nje nga oazet e fundit te gazetarise se mirefillte. Te shtosh 10 lek per te patur nje gazete te pavarur ja vlen. Vazhdoni ne rrugen qe keni nisur.

  • Me pak fjal’ e shume respekt per Gazeten Dita, them se Stafi eshte MODEL per tere MEDIAT ne SHQIPERI.. Dhe them qe nuk ka SHQIPETAR te ndershem e patriot qe te mos e blej, jo me 10 lek me shume, por edhe me 20 a 30 lek me shume, se pse aty gjen te vertetat, qe nuk i gjen t jeter kund. Une e lexoj c’do dit me kenaqesi te vecant.

  • Pershendetje,

    Edhe pertej stilit, llojit te gazetarise, informacionit por edhe vete rezultatit i cili eshte me kokeforti (nevoja e rritjes se tirazhit), gazeta juaj eshte vertet e perfaqsuar… Ju falenderoj per letren e hapur dhe ashtu sic kenimirekuptimin tim shpresoj dhe uroj te keni mirekuptimin e te gjithe lexuesve te “Dites”!

  • “Dita ” eshte pasuri kombetare . E ka care vete rrugen e te vertetes se shtypit te lire . Lexusit jane shume te obliguar ndaj rolit te “Dites ” ne sjelljen afer te dates se madhe 23 Qershorit . Asgje mos te beje kendej e tutje , e ka kryer detyren denjesisht . Kontributi I lexusit , per “Diten ” eshte domosdoshmeri , per te tera palet . Nje kontribut I pa perfillshem , por I domosdoshem . Ju uroj suksese ! Illo

  • Z.Thano,ju keni qene dhe mbeteni tribuni i gazetarise shqiptare.Kudo ku keni punuar ne shtypin e shkruar,aq sa ju kemi ndjekur,keni dhene shembull pozitiv se si sjkruhet e punohet ne media,si e ben lexuesin per tu afruar me shtypin e shkruar.Pra ju mbeteni nje shkolle e gazetarise shqiptare ne keto vite tranzicioni te stergjatur allashqiptarce.
    Ndaj uroj ju dhe gazeten Dita,pjese e se ciles jam edhe une si bashkepunetor i juaj,percka jam shume krenar dhe i privilegjuar.
    Lidhur me cmimin,kuptohet,jemi ne kapitalizem, e bile shume te eger dhe keto jane rregullat e lojes.
    Duke ju uruar gjithe te mirat dhe suksese,ju pershendesim miqesisht.

  • Thone dhe eshte e pashmangeshme qe media e shkruar dhe me pas ajo televizive do tefrekuentohen gjithnje e me pak ne treg.Per Shqiperine kjo do te ndodhe dhe me larg se ne vendet e zhvilluara.Sido qe te jete edhe per shume kohe njerezit do te rregullojne sjelljet e tyre duke njohur dhe mesuar nga shkrime te percjella ne shtypin e shkruar me te cilin cdo njeri ka mundesi te meditoje dhe te reflektoje.Vlerat e shtypit ne kete rast behen me qytetare,me opsionale,me zhvilluese dhe me reflektuese.Pra me nje gazete si DITA njerezit do te kishin mundesi qe te perdornin standarte ne analiza te mirefillta ne “kaosin”mediatik “te orientuar’ “sipas interesave partiake apo te botuesve”Nese gazeta Dita sot lexohet dhe blihet mire ne treg kjo tregon se ne te flitet ne interes te nje publiku te gjere.Sigurisht ne treg nuk dilet per filantropi dhe as per te humbur apo pakesuar nivelin e jeteses te botuesit e pas tij te gazetareve.Gjithashtu investigimi ne rritje,shkrimet e gazetareve kane tendenca te rritjes si cdo mall,dhe keshtu edhe “malli”gazete do te kete nje kosto me te larte.Urojme penen dhe mendjen tuaj te mbare qe sigurisht me sinqeritetin tuaj ne letren qe na dergohet do t/a beje me te afert gazeten me lexuesit edhe nepermjet blerjes direktne treg perpos leximitne internet.Miresjellja juaj edhe njehere me shume afrim me lexuesin .Urime! 1

  • Ju pershendes juve dhe stafin e gazetes.Jeni te mrekullueshem dhe mbi te githa shume te sinqerte ju lumte. Te jeni te sigurte se cmimi nuk do jete problem per ne lexuesit. ju uroj te vazhdoni keshtu.

  • Une do ti beja thirrje edhe biznesit qe ka nevoje te reklamoje produktet e tyre, dergoini reklamat tuaj ne DITA dhe TEMA, jane gazeta qe lexohen nga qindra-mijra shqiptare.
    Jam i sigurte qe cdo person i interesuar, per produktet tuaja, sdo te bleje gazete shtese per te pare nje reklame, jo se kushton, por ska interes, kurse kete gazete te nderuar dhe shume te besueshme, shqiptari e blen me parate e vetme qe mund ti ndodhen ne xhep.
    Gjithashtu duhet ti beje thirrje edhe personelit qe merret me reklamat ne qeverine e re, te shperndaje ne menyrme te drejte, reklamat qeveritare, dhe sidomos gazetave DITA dhe TEMA, qe kane qene gazeta te persekutuara nga rregjimi berishian, mund ti jape dicka me teper, qe keto gazeta te shtypte lire, te kene mundesine, edhe te investojne dhe te ofrojne akoma me shume ajken e gazetarise shqiptare.

  • keni RESPEKTIN tim personal.keni vetem komplimente nese vazhdoni keshtu, lexuesit nuk e blejne nje gazete kote,por jane te interesuar( cmimi duhet te jete sa i tregut) RRESPEKTE

  • Thano ! gazeten Dita nuk e marrim se eshte e lire (20 lek). E blejme se eshte e drejtperdrejte ! Ju jeni nje grup gazetaresh te respektuar nga te gjithe ata qe e vleresojne te verteten !
    Vazhdoni Ardian, Habjon, Muc etj, ne kemi nevoje per Ju !
    Respekte Mali

  • Zotëri Adrian Thano
    Me kënaqsi lexova letrën tuaj botuar në gazetë në datën 11 Tetor. Ju përshëndes Juve dhe stafin e saj. Personalisht nuk më kënaq Media qoftë e shkruar ose pamore. Në një bisedë me një Ing. Gjeolog nga Kosova në Golem i thash se kur do të kemi Ne dhe Ju një gazetë si “Le Mond”. Ai më thotë se mos shko aq larg por lexo gazetën e Beogradit”Borba”. Kohët e fundit veç Fiksit ka dal edhe një emision “Paçe me Gazeta”. Ato tallen dhe ne qeshim por askush nuk skuqet.Çmimin nuk e diskutoj. Deri tani jeni në rrugë të mbar. Problemin më shumë po e rëndojnë 4-5 gazeta që janë bërë si gratë Shemra.
    Në këto vite në vendin ton janë bërë shumë ndryshime për mirë dhe për keq. Po të kishim pas qeveri më të mira përmirsimet do të ishin më të arrira. Konkluzionet duhet ti nxjerrim jo si është thënë e shkruar por si është vepruar dhe po veprohet. Një shembull: Cila qe influenca e shtimit të dënimit për gjakmarrje?. Për deri sa shteti nuk ve në zbatim ligjin nëpërmjet organeve gjyqsore do ketë hakmarrje me ç’do mjet. Turp ajo që ndodhi në KLD. Ai nuk e meriton këte emër.Jo vetëm në fshatin por në krahinën tonë të Shëngjergjit Gjakmarrja nuk përmendet prej 100 vjetësh. Ka qenë shumë e theksuar. Gjakmarrja, Ngujimi,Inati,Mëria kanë qenë si ushqimi i përditshshëm. Por të parët tonë që kanë qenë shumë të eksituar një ditë të bukur dëgjuan dhe u dhanë fjalën Aqif Pashës dhe Avdi Beut, frenuan veten dhe gjithë të tjerët. A nuk ka si ato burra që të shkojnë atje ku ka fenomene të tilla që të bëjnë punën e atyre dhe të Anton Çetës? Deputetët duan që fjala të iu dëgjohet në Parlament por kurr nuk kemi dëgjuar një inisiativë të tillë. Në shumë raste përmendet se i kanë futur vetë Xixat. Ishalla nuk është e vërtetë. Por nuk ke se ç’të thuash kur në Parlament ka rrënjë fenomeni i Mërisë dhe i Sharjeve.Televizionet janë bërë të pa shikueshëm. Vrasje, vjedhje, inçeste, shpërdorime, udhëheqsat kanë zënë vendin e Traktorave të më parshëm në të gjitha fushatat, në Shqipri nuk prodhohet asgjë tjetër veç Drogës. Gjuha Shqipe është shkatrruar. Në shqip duhet thënë Egnacia apo Egnatia, Barleci apo Barleti, tranieri De Biazi mbase duhet shkruar shqip De Biaci? Tjetrit duhet ti drejtohemi Zoti apo Zotri se ashtu si e thonë Parlamentarët “me shumë kulturë” Zonjës duhet ti thërrasim Zote. Janë shtuar sipas meje edhe disa fjalë fare të pa nevojme që as Çabej dhe as Qose nuk i përdor si; Hokej,një shenjë grafike si çelsi “Sol” që dashka me thënë “end”,çao, open e shumë të tjera. Me shku në Tiranë të Re duket sikur je në ndonjë cep të Londrës. Ju lutem hapni një këndë për punët e mira e prodhimet Shqiptare Industriale e Bujqsore , për gjuhën Shqipe si shkruhet. Financimet e tjera për reklama po e bëjnë median të bezdisshme. Në emisionin Koha për tu Zgjuar në mëngjes për një orë 15-16 minuta janë reklamë ndaj po humb edhe simpatia për Bashkim Hoxhën si gazetar.Më vjen mir që disa analistë nuk po duken më pas zgjedhjeve se politikën e argumentonin si klerikët fetar Fenë e kundërt sikur të ishin jo analistë politikë por predikues të fesë që kur zihen ngushtë thonë se ate e di Zoti. Kohët e fundit po flitet për Katovicën. Në se ka ndikim në Shqipri media duhet ti shkjerr maskën ndryshe nuk ka ecje përpara.Me shpresë për ardhjen e një Pranvere të shpejt.
    Me rrespekt Sefedin Rroshi

  • SIKUR EDHE 500 LEK TE JETE kjo gazete e ka hallall per lajmet shume te besuara dhe ne nje kohe rekord qe na informon

  • Z Thano !E verteta dhe sinqeriteti jan “binjak” mjaft te dashur dhe respektuar per kedo qe ka rastin ti gjej diku! Gazeta juaj meriton pra kte respekt te vecant qe sebashku me Tema na jeni ber domosdoshmeria e mengjesit ndonese larg ! Fakti i gjith ketyre shkruseve te nderuar qe solidarizohen me ate kerkes fisnike e aq modeste tregon se i keni len vehtes mjaft vend qe te mos te “tradhtojn” ate cka na ke falur ne kto dit aq te dyshimta ku me etje duam te “shohim” e te dim cfar “gatuhet”ne ate guzhin korupsioni e tradhtie te papar! Mirnjohja jon nuk do te ler ne balt dhe do te jemi gjithmon pran pa hezituar tju mbeshtesim me te gjitha mundesit ! Kjo shtes, qe sic thoni, do mund tju nxjer nga veshtirsia qe te vazhdoni pa kompromis te jeni vazhdimisht syri i se vertetes i pa politizuar ,esht shum pak me ate qe ju na keni dhen e do na jepni ! Respekte !

  • E respektuara gazeta “DITA”! Jeni më e arrira në mediat e shkruara. Keni veshur lëkurën e iriqit ndaj padrejtësive që kanë bërë pushtetarët e deritanishëm. Me votën e tij populli zgjodhi Rilindjen. Bashkëbisedimi i lexuesve me gazetën luan një rol të madh. Por a ka forcë gazeta që në faqet e saj pas botimit të ketë edhe përgjigje nga ata që kritikohen? E vështirë është, do ishte më mirë për lexuesin e më gjerë. Me respekt! Nikollë Ndoku, Rubik.

  • Jam një pensionist nga Fieri, Vangjel Petro. Ju falenderoj Ju dhe stafin e DITËS për sinqeritetin e guximin, si dhe për ndershmërinë e respektin që keni për lexuesin. S’ka rëndësi çmimi dhe fitimi. Rëndesi ka shkrimi dhe zbulimi i drejtësisë që pasqyron realitetin

  • E nderuar ‘DITA’! Edhe 300 lekë të bëhet ‘DITA’, nuk mbetet pa shitur, po qe se nuk shkëputet nga tabani POPULL. Nderime! Luftar Petoshati

  • DITA! Gazeta DITA moj perëndi / Ç’bëre me atë staf të ri / Kuçedrën e ç’instalove, nga themelet e rrëzove / Petët e byrekut ja hoqe, folenë e grenzave zbulove / Rrofsh o stafi i DITËS së sotme, nga berishizmi na çlirove / Se kjo DITA jonë e artë, me Adrian Thano komandant / U përball me bishën plak, dhe këlyshat ua zuri në çark / Në çdo zyrë ti u shkoje, fytyrën e vërtetë zbuloje / Shqiptarëve ua dërgoje, te gazeta i drejtoje / Në çdo faqe të parë i çoje, korrupsionin e demaskoje / Herë në avion, herë në gomar, nga ty DITA s’gjetën derman / Herë në zyrë e herë në litar, i tmerroje anë e mbanë / Të gjitha ua punove vetë, karikaturën ua çoje shpejt / Nga këtu nisi historia, kur u doli pafytyrësia / Ujku plak dhe lukunia, u plandosën nga rehatia / Kjo është DITA e vërtetë, që ndimoi popullin e vetë / Veç me mendje e jo me lekë, se dhe kafja kushton shtrenjtë / Eh moj DITA jonë e madhe, frikën popullit ja vrave / I hoqe hall mbi halle, qeverisjen berishjane / Ty DITA të takon më shumë, çmimin “Nobel” se jap unë / Me atë sakrificë e mund, shqiptarët të duan shumë! Faleminderit, lexues.

  • I dashur kryeredaktor i gazetës DITA! Me gazetën DITA jam njohur dhe e marr rregullisht, që ditën e parë që ka dalë. Ju falenderoj për punën cilësore e me përgjegjësi që bëni në mbi 20 faqet e saj, dhe me një çmim nën koston e saj, ku jam plotësisht me mendimet e propozimet tuaja. Jemi në një demokraci të brishtë e pothuajse në tranzicion akoma, ku të gjitha problemet i kemi si në një magazinë pa inventare. Kam besim që kjo gazetë do nxjerrë mjaft probleme e analiza që do t’i shërbejnë punës së nisur e që do kuptohet më mirë nga disa se çfarë do të thotë përtej të majtës e përtej të djathtës. Realisht kemi një klan brenda politikës që po aplikon diktaturë në rrugën e demokracisë. Për hir të interesave politike e ekonomike, i është marrë e drejta e të jetuarit mjaft shqiptarëve, ku ndër to dhe atyre të prillit në Shkodër, të deputetëve, bizesmenëve, juristëve, politikanëve e atyre që janë mpleksur me veprime të diktuara nga politika etj. nëpërmjet formave nga më të ndryshmet, ku disa me parullën “një bie, mijra ngrihen” (me një këndvështrim ndryshe), disa me justifikimin “drejtim i pa ditur”, disa vdekje aksidentale, disa vdekje natyrale etj. Këto janë bërë e mund të bëhen për të eleminuar kundërshtimet e për të mbuluar korrupsionin politik e ekonomik deri të përmasave ndërkombëtare.
    Ende nuk kanë dalë shkaktarët e ngjarjeve sepse është punuar për të mbuluar gjurmët (vrasjet e prillit në Shkodër, e Azem Hajdarit, e deputetit të PS-së, Gërdeci, vrasjet në bulevard të protestuesve, Trebicka, Tani i topit, Pashko etj.), vdekje për të cilat është punuar natën e i kanë qarë ditën. Politika e djathtë ka lozur dhe me emrin e Nënë Terezës, si në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, që u quajt bulevardi i lavireve, bulevard në të cilin donin t’i shihnin ushtarakët të zvarriteshin aty ku kanë parakaluar kohë më parë, bulevard ku u vranë njerëz etj. Po kështu tek aeroporti ku dalin e hynë kriminelë dhe së fundi me qendrën spitalore, ku etikitohet si qendra spitalore Nënë Sudja, e jo Nënë Tereza etj. Prandaj them që ju keni nisur një punë mjaft të mirë me gazetën DITA. Hamit Gojani.

  • Zoti Thano!
    Mirekuptoj plotesisht synimin tuaj per ta bere te qarte situaten financiare te Gazetes shpresedhenese DITA.
    Them shpresedhenese per faktin se tek kjo gazete shikojme shkendijat e qarta te shtypit popullor, plotesisht te pa mvarur.
    Sa here kam paqartesi per ndonje problem lexoj kete gazete dhe gjej shpjegim. Kjo nuk ka te paguar, perveçse me mirenjohje. per ate ekip qytetar.
    Cmimii kesaj gazete eshte tejet minimal nisur nga permbajtja.
    E GJEJ ME SE TE ARSYESHEM VENDOSJEN E NJE CMIMI REAL, PA VENE NE VESHTIRESI EKIPIN E NDERUAR TE KESAJ REDAKSIJE E SIDOMOS FAMILJET E TYRE.

  • FALEMINDERIT!

    Kam nisur të merrem me shtypin e shkruar që në shkollë, kur isha ende student. Kam 17 vjet që punoj në media, por për shkak se ruaj me fanatizëm një profil të ulët publik; shkruaj rrallë. Është e vërtetë që përherë marr reagime, por nuk më ka ndodhur kurrë, kurrë, kurrë, ajo që më ndodhi dje: mesazhet dhe telefonatat kanë nisur që në 8 të mëngjesit dhe kanë vijuar pa ndërprerje thuajse cdo 5 minuta deri pas mesnate.
    Ndjesë, 1 mijë herë ndjesë atyre që nuk munda t’u përgjigjem drejtpërdrejt. Ky shënim është për ata që nuk munda t’u shkruaj sms në përgjigje, apo t’u kthej mbrapsht telefonatën.
    Ndihem i prekur thellë, sidomos nga mesazhet e moshës së tretë. Kam një peshë në gjoks që më rëndon edhe tani që po shkruaj. Edhe sikur ta mbushja gazetën sot vetëm me fjalën Faleminderit, është e pamjaftueshme. Sikur edhe neser te mbyllej Dita kjo mbeshtetje dhe ngrohtesi qe kam marre dje do me mjaftonte per gjithe jeten.
    Miq të Ditës,
    Çfarëdo të shkruaj, nuk do mundem kurrë të ndjehem i larë me ju për atë që keni bërë dje. Do t’ju them vetëm një gjë: Nuk do ta harroj kurrë!

    Adrian Thano
    Kryeredaktor i Ditës

    • Pershendetjet e mia per numrin e madh te komenteve!
      Megjithse pothuajse kam hyre ne vitin e 24 te emigracionit dhe jam integruar ne nje shoqeri tjeter Europiane,perseri vazhdoj te lexoj dhe te mar pjese aktiv ne shoqerin e gazetes suaj DITA!
      As nuk me njef e as nuk te njof,por mendimet e tua jan te qarta dhe racionale,dhe din te besh vertet gazetarine e te ben qe vertet ti hedhesh nje sy Online sepse nuk kemi mundesi ndryshe,por e kupton mire kontributin tim personal per te te gritur ty dhe stfin e kesaj gazete,me komente qe dikujt i pelqen e dikujt tjeter jo!!1

  • zoteri inderuar,
    per mua mund ta rrizni cmimin nuk ka problem. une jam emigrant e lexoj gazeten online nuk kam probleme me cmimin. 🙂
    mos harroni qellimin pa rregullohemi me cmimin.

  • Thano, TE GJITHE DUHET TE JAPIM KONTRIBUTIN TONE, QOFTE KY EDHE ME 10 qindarka.
    Une gazeten Dita e lexoj online por nga sot, do ta blej me shume deshire.
    RESPEKTE

  • duke ju falenderuar per cka keni bere dhe beni ne fushen e medias ju them se rritja e cmimit eshte mese normale. Personalisht do ta blija diten edhe me 100 leke, nga zemra ju uroj suksese

  • i nderuar kryeredaktor i DITA Ardian Thano
    Si lexues i rregullt njekhesiht bashkepunetor i DITA ne mbeshtetje te letres se hapur qe na u drejtove ne lexuesve ju mirekuptojme ju lexojme ju shperndajme dhe ju mbeshtesim ne apelin tuaj miqesor dhe shume dashamire per nje ngritje te cmimit te Dita ne masen e 10 lekshit.
    i nderuar ardian ju garantojme mbeshtetje maksimale duke na ruajtur pastertine e kesaj gazete ashtu si deri tani.
    Nuk do ta leme qe Dita te shburrerohet per 10 leksha e as 20 leksha.
    Jete te gjate e nderuar Dita.
    Me mirenjohje Gjoni Lac

  • Dita zgjohemi me ty. ti na ndihmove te shihnim qarte mbretin lakuriq kriminelin me bastard ne 500 vjet. Sot duhet ti thuash bashke me ne: DOREZO PARATE. Ik me gjithe pjellen tende. Ma keq ke per ta pare.
    Gazeten 50 leke. Respekt Robert Plaku

  • E dashur Dita
    Je bere pjesetare e familjes sone cdo mengjes, na freskon trurin
    djali juaj adrian thano kerkon rritje cmimi
    rriteni se ne do ta marrim, duam te luftoni fort korrupsionin.
    s.b. e ka futur ne gjithe kapilrate e shoqerise

  • E nderuar gazeta Dita
    Tani ne treg ju jeni me te respektuarit nga shumica e popullit per ate qe shkruani dhe jo per cmimin.
    Populli pret nga kjo qeveri te ndryshoj mentalitetin edhe me komunikim.
    Sepse une mendoj qe ne shqiptaret deri tani kemi vuajtur me shume nga moskomunikimi me njeri tjetrin.
    Per mua ky eshte fukaralleku me i madh ne kete vend te mrekullueshem.
    Faleminderit Kadriu Orikum

  • Z.Thano mendoj qe nuk eshte momenti per te rritur cmimin e gazetes. Tregu kerkon ushqim shpirteror sa me te mire, sa me te lire. Rruga e mesme, rruga me e mire. Gati nje vit keni kamzhikuar nje gerdalle qe shumica e shqiptareve nuk e donin. Popullariteti i gazetes do varet nga forca e kamzzhikut perballe nje kali qe koha do tregoje sa i dashur do jete me shqiptaret. Respekt

  • I nderuar Zoteri.
    Nese do ngeleni keta qe jeni deri ne fund jam dakort ta coni edhe 400.
    Nje verejtje e vogel:Populli nuk ka nevoje vetem per politike.As per tematike te cilen e dublon gazeta Tema.Njerezia jane te etur per me shume informacion ne ate gjysem oraresh qe investojne ne leximin e nje gazete.Gazeta eshte si buka e perditeshme.Ajo duhet te jete me cilesi.Ju uroj suksese.

  • Pershendetje Zoti Adrian. 30 leke eshte nje cmim normal, i pranueshem. Alternativat sesi do rriten shitjet, ne kushtet e ketij veprimi e per pasoje edhe te ardhurat jane dhene me larte. Abone nga 1 deri 12 mujore, pagesa online, shkrime dhe informacione falas nga specialiste te vendit dhe nga emigrantet. Biznesi te ofroj reklama. Une jam dakort me kete cmim. Me respekt Alqi Naqellari

  • Kur Shkruan ky i Vdekuri Preng Cela, qe ska pas cipe ndonjehere,
    Por kur mendoj me ke merrem une?
    Ky Robqiri Preng Cela, do ti bej te gjithe si veten RobQIR!
    Po ti them te qifsha Gruan, si them se eshte Grua Qire!
    Ti them te Qifsha Vajzen si them, se ia kam Qire!
    Ti them te Qifsha Motren eshte Moter Qire!
    Ti them do te Vdesesh, Ky i Vdekur eshte Tashme!
    Po i them te Qifsha Mbesen dhe Do t’ia QIJ!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *