Tymuese e fishekzjarrë, ndizet oborri i Drejtorisë së Policisë

Bora Basholli

Ndizet situata në marshimin-protestë të opozitës. Protestuesit e parë që ndodhen para Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit kanë hedhur tymuese dhe kapsolla në oborrin e institucionit.

Një numër i vogël efektivësh policie ndodheshin në oborr por më pas u tërhoqën për shkak të situatës së krijuar. Nga ana e policisë nuk ka ende një kundër reagim.

Megjithëse vijon shiu, protestuesit kanë ndjekur nga pas kreun e PD Lulzim Basha dhe liderët e tjerë të opozitës.

 

b.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *