Protesta e fundit e opozitës, 7 persona të arrestuar, procedohen 15 të tjerë

Leda Hysa

Një ditë pas protestës së opozitës policia ka nisur edhe ndalimet e para.

Pas analizimit të pamjeve të kamerave të sigurisë dhe pamje të tjera të siguruara nga policia gjatë protestës të së hënës janë arrestuar 7 persona ndërsa 15 të tjerë janë proceduar në gjendje të lire.

Ata akuzohen për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës” “Prishja e qetësisë publike”, “Shkatërrimi i pronës” dhe ”Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”.

Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin e persona të tjerë të dyshuar për kryerjen e veprimeve të kundraligjshme në këtë protestë të dhunshme.

Gjatë protestës së ditës së djeshme militantët e opozitës kanë thyer xhamat tek drejtoria e Policisë së Tiranës dhe ajo e shtetit.

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment
  • mos I toleroni keta njerez qe shkelin ligjin… Ligji duhet te jete nje…..Dhuna eshte e denueshme me ligj….. ta dine qe smund ti mbroje as Luli as Saliu…. kush shkel ligjin denohet. Pse jane denuar njerezit e tjere qe kane bere gjera edhe me te vogla se kaq………..sa paradoks

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *