Trump shtron iftar në Shtëpinë e Bardhë për diplomatë nga vendet me shumicë myslimane (FOTO)

Elena Tase

Presidenti amerikan Donald Trump e quajti “privilegj” të madh që i uroi mirëseardhjen në Shtëpinë e Bardhë, ambasadorëve dhe diplomatëve nga vendet me shumicë myslimane për një darkë iftari, vakti që shënon fundin e ditës së agjërimit gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

Presidenti amerikan e quajti këtë të fundit një `”kohë bamirësie”, dhënieje dhe shërbimi të qytetarëve`”, si dhe një moment për afrimin e familjeve e komuniteteve.

“Ka qenë një periudhë e vështirë kjo për njerëzit e besimeve të ndryshme me sulme vdekjeprurëse ndaj myslimanëve, të krishterëve dhe hebrenjve në Zelandën e Re, Sri Lanka e SHBA. Ne themi që do t’i mposhtim të këqijat e terrorizmit dhe persekutimin fetar në mënyrë që të gjithë njerëzit të adhurojnë pa frikë, të luten pa rrezik dhe të jetojnë me besimin që rrjedh nga zemra e tyre”, tha Trump.

Presidenti bëri më tej thirrje për lutje për “një të ardhme ne harmoni dhe paqe”.

Në darkën e iftarit mori pjesë dhe ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, e cila sqaroi në rrjetet sociale se i ka treguar shefit të Shtëpisë së Bardhë që në Kosovë, ka një kulturë tolerance dhe harmonie mes feve.

“ Po ashtu, e njoftova në detaje mbi sfidat me të cilat përballemi aktualisht dhe biseduam mbi domosdoshmërinë e përfshirjes së drejtpërdrejtë të SHBA-ve në proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon vendi ynë i ri”, ka shkruar ajo.

e.t./dita

Share This Article
4 Comments
  • Ambasadorja Qitaku eshte nji zonjush e nderuare dhe po e prezenton popullin shqiptar ne amerik ne menyre ma te mire te mundshem deri ma tani,ju lumte zonja QITAKU.

  • Shume mire ambasadore Vlora qe e paskemi njohtuar Presidrntin Amerikan Donald Trumph per zhvillimet neper te cilat po kalon Kosova dhe perfshirjen e domosdoshme te SHBA ne ndihme Kosoves dhe popullit te saje ne keto procese por, ambasadore Citaku,
    a kishit ju rast gjate iftarit bashke me Presidentin amerikan ta njohtoni shkelqesine e Tij per grupin mafijoz e kriminal te instaluar ne gjitha institucionet e Kosoves pra , ne Qeverine e Kosoves , ne Parlamentin e Kosoves ,nd Presidence te Kosoves dhe organe tjera te Kosoves , grup kriminel e mafijoz te cilit regjimi kriminal i dikureshrm jugosllav i Titos do ia kishte lakmi ose ,a e informuat Presidentin amerikan se mji grup
    banditesh te instaluar ne institucione te Kosoves ky grup banditesk kriminal po e zhvale parane e taksapagueseve te Kosoves si psh. 40 mij e me shume veteran te rrejshem – kriminel ose , gjedja e mega hajnise ne trlekomin e Kosoves ku pase kesaje hajduterije wendron terr zingjiri i shtetit te Kosoves nga Prokurorija e Gjykata e Kosoves te cilet po
    ia pi gjakun me pambuk ketij populli znj. Citaku dhe ky grup
    kriminal institucional i Kosoves e turpron edhe Ameriken se cfare fundrine dhe cfard fliqesire po e mbeshtet dhe perkrah Amerika ne Kosove administrata altuale e SHBA dhe Presidenti Trumph me te cilin ju hangret iftar znj. ambasadore Vlora Citaku

  • Sa perfaqesuas nga Europa dhe Amerika moren pjese ne iftar.
    Citaku eshte perfaqesuese e shtetit shqiptare dhe jo te nje shteti islamik.
    Aty nuk e kishte vendin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *