Një këmbanë për të gjithë, fjalët e fundit të Steve Jobs

Elena Tase

Këto ishin fjalët e fundit të vizionarit legjendar të Apple, Steve Jobs, disa momente para se të vdiste.

“Arrita majat e suksesit në botën e biznesit. Në sytë e të tjerëve jeta ime ishte epitoma e suksesit. Sidoqoftë, përpos punës, unë kam pak gëzime. Në fund, pasuria është vetëm një fakt i jetës me të cilin unë jam mësuar.

Në këtë moment, i shtrirë në shtrat i sëmurë, ndërsa reflektoj për jetën time, kuptoj se e gjithë fama dhe pasuria që i kushtova kaq shumë kohë, janë zbehur dhe duken të pakuptimta përballë vdekjes së afërt. Në errësirë, shoh dritat jeshile që vijnë nga pajisjet dhe dëgjoj zërat e aparaturave, mund ta ndjej frymën e zotit të vdekjes që afrohet.

Tani e di, kur kemi siguruar mjaftueshëm pasuri sa për të shtyrë gjithë jetën, duhet të merremi me të tjera çështje, që nuk lidhen me pasurinë. Duhet të merremi me diçka më të rëndësishme. Mbase me marrëdhëniet me njerëzit, mbase me art, mbase me ëndrrat për ditët e rinisë.

Ndjekja non-stop e pasurisë, do t’ju shndërrojë në një qenie të ndrydhur, ashtu si mua. Zoti na dha shqisat për të ndjerë dashurinë në zemrat e njerëzve, jo për të ndjerë iluzionet që sjell pasuria. Pasurinë që kam fituar gjatë jetës time, nuk mund ta mar me vete. Çfarë mund të mar janë vetëm kujtimet e dashurisë. Ajo është pasuria e vërtetë që do t’ju ndjekë, do t’ju shoqërojë dhe do t’ju japë forcë e ndriçim për të vazhduar.

Dashuria mund të udhëtojë mijëra kilometra. Jeta nuk ka limit. Shko ku të duash. Arrij lartësitë që do të arrish. Eshtë e gjitha në zemrat dhe duart tuaja. Cili është shtrati më i shtrenjë në botë? – “Shtrati i vdekjes”…

Mund të punësosh dikë të ngasë makinën për ty, të fitojë para për ty, por s’mund të punësosh dikë që të përballojë sëmundjen tënde, për ty. Të mirat materiale mund të gjehen sërish edhe pasi kanë humbur, por ekziston diçka që nuk mund ta gjesh kurrë pasi e ke humbur – “Jeta”.

Kur një njeri shkon në sallën e operacionit, do të kuptojë se ekziston një libër që duhet të përfundojë së lexuari – “Libri i jetës së shëndetshme”. Në çfarëdo faze të jetës që mund të jemi tani, herët ose vonë do të përballemi me momentin final të ‘mbylljes së perdeve’.

Ruaj si gjënë më të çmuardashurinë për familjen, dashurinë për bashkëshortin/en, dashurinë për miqtë”…

Frymëzohuni!

e.t./dita

Share This Article
4 Comments
  • Shpirti im nxiton

    Tek numeroja vitet mbi supe, pashe se me kishin ngelur me pak vite jete nga ato qe jetova.

    E ndjej veten si ky femije, qe ka fituar nje kuti me bonbone: te parat i ha me kenaqesi, por tek sheh qe kane ngelur vetem pak, fillon t´i shijoje me te vertete.

    Nuk kam kohe per konferenca pa fund ku flitet per statutet, rregullat, mbarevajtjen dhe detyrimet e brendshme, tek e di se nuk arrihet gje.

    Nuk kam me kohe te duroj njerez qesharake, qe dhe pse ne moshe, ende nuk jane rritur.

    Nuk kam me kohe te merrem me gjerat e zakonshme.

    Nuk dua te jem ne bisedime, ku egot e fryra nuk kane te ndalur.

    S´duroj dot manipuluesit dhe oportunistet.

    Me shqetesojne ziliqaret, qe mundohen ti ulin me te zotet dhe te uzurpojne vendet e tyre.

    Koha ime eshte shume e shkurter per te diskutuar per tituj. Dua ate me te rendesishmen, se shpirti im po nxiton. Kutia
    s´ka me shume embelsira.

    Dua te jetoj me njerez te mbuluar nga njerezia.

    Njerez, qe qeshin me gabimet e tyre, njerez, qe nuk mburren me sukseset e tyre.

    Njerez, qe nuk rrahin gjoksin dhe nuk i shmangen pergjegjesise.

    Ata qe nderin mbrojne, ata qe perkrah te vertetes dhe ndershmerise te ecin duan.

    Kjo eshte ajo qe e ben ta jetosh jeten.

    Dua te jem i rrethuar nga njerez qe te prekin zemren.

    Njerez qe nga ashpersia e jetes mesime nxorren dhe nga prekjet e lehta ne shpirt u rriten.

    Po, jam ne nxitim, nxitoj te jetoj me intensitetin qe vetem pjekuria ta jape mundet.

    Perpiqem qe embelsirat qe me kane ngelur me kot te mos i harxhoj.

    Jam i sigurt, se do te jene me te shijshme se ato qe kam ngrene.

    Dua qe fundin ta arrij i lumtur, ne paqe me veten, me te dashurit e mi dhe me ndergjegjen time.

    Ne kemi dy jete, vecse e dyta fillon kur ti e kupton se ti ke vetem nje.

  • Shpirti im nxiton
    (nga nje poet brazilian, vdekur ne 1945)

  • Perla te dyja. Edhe reflektimi nga Stiv Xhobs, edhe pershkrimi i poetit brazilian, hedhur ne faqe nga Kuksiani.

  • Ne kemi dy jete, vecse e dyta fillon kur ti e kupton se ti ke vetem nje.
    O sa bukur si shprehje dhe sa aktuale ne kohen tone, ku njerezit jane bere ujqer me njeri tjetrin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *